Connect with Us

Vendimi për ish ministrin/ Flet Dritan Zagani: “Gjyqtarja që shpëtoi Tahirin, më futi në burg mua”

Politikë

Vendimi për ish ministrin/ Flet Dritan Zagani: “Gjyqtarja që shpëtoi Tahirin, më futi në burg mua”

Publikuar

-

“Doli ashtu siç e kishte parashikuar. Saimir Tahiri do të dënohej sa për sy e faqe. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama.”

Kështu u shpreh ish kreu i antidrogës në Fier, Dritan Zagani në një lidhje telefonike për Ora News.

Sipas  tij, gjyqtarja, Flora Hajredinaj që mori vendimin për lënien e lirë të Tahirit, e ka future atë në burg me kërkesë të ish ministrit.

Pjesë nga Intervista

Pyetje: A jeni i zhgënjyer që zoti Tahiri nuk do të shkojë në burg?

Dritan Zagani: I zhgënjyer nuk kam pse të jem, Jam i kënaqur që parashikimi im ka dalë. Do bënin diçka për ti hedhur pluhur situatës në të cilën ndodhet momenti që po kalon qeveria në vendin tonë. Jam i kënaqur për veten time. Kjo është një provë domethënëse që unë të çoj shtetin shqiptar në Strasburg sa më parë të mundem.

Në prizmin personal jam shumë i kënaqur, në prizmin e situatës është diçka që do ndodhte: Saimir Tahiri nuk do shkonte në burg se po të shkonte do të shkonte dhe Edi Rama. Ai mori një dënim simbolik, një dënim sa për sy e faqe. Këtë e kam thënë. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama ai që është. Harrojeni!

Pyetje: A mendoni se gjyqtarët kanë qenë nën presion?

Dritan Zagani: Çfarë presioni, atje nuk ekziston gjykata e prokuroria. Kryetare e trupit gjykues ishte një gjykatëse që më futi  mua në burg, me kërkesë të Saimir Tahirit. Nuk ekziston asnjë hallkë e shtetit jo më drejtësia. Drejtësia ishte një paçavure sot është kthyer në një vegël kaq.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Më arrestoni mua, jo Saimir Tahirin!

Pyetje: A prisni që njerëzit e vërtetë që kanë qenë të lidhur me trafikun e drogës të dënohen nga drejtësia e re?

Dritan Zagani: Kjo është një vorbull që është shpej të parashikohet. Kemi rol të brendshëm dhe të rol të jashtëm. Ata që janë të brendshëm kanë interes të mos funksionojë drejtësia. Në shqipëria mafia vendos nëse do bëhet apo nuk do bëhet, kush do shkojë apo nuk do shkojë në burg. Kjo qeveri kanabizoi Shqipërinë.

Nuk është prerë në asnjë mënyrë prodhimi i kanabisit. Informacionet që kam flasin për tunele të mëdha të kultivimit të marijuanës me llamba.Këtë fenoneme i kam verifikuar vetë që kur isha atje. Kultivimi është koncentruar në ato duar që punojnë për pushtetin. Ështe zvogëluar prodhimi për popullin e gjerë por jo për ata që trafikojnë.  Kultivimi është në mënyrë të organizuar. Ka ambiente që policia nuk guxon ti shohë shtrembër. Ka ambiente ku kultivimi bëhet i mbyllur dhe me sistem dritash dhe ky prodhim ka shumë fitim. Ky është trafiku i vërtetë dhe jo fshatarët e Velçes në Vlorë. Tani është i kamufluar sa ka kërkesë tregu nga trafikantët shqiptar aq ka dhe prodhim por nuk është si në kohën e Saimirit kur vajti kilja e hashashit sa kilja e jonxhes tashmë është e kontrolluar.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  ‘Shpërthen” Saimir Tahiri/ Tregon se kush fshihet pas akuzave ndaj tij

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Më arrestoni mua, jo Saimir Tahirin!

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Publikuar

-

Nga

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritje të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se ato tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Rama lëshon Tahirin për zgjedhjet



‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Orest Sota i pranishëm në ditëlindjen e Tahirit

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Analisti Fatos Lubonja, është I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për lëvizjet në qeveri dhe lagimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij.

Ai nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.



“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

LEXO EDHE:  Ra në kurthin e përgjimeve/ Krimet e Rënda lënë në burg “Ronin e Shijakut”

LEXO EDHE:  Viti i Skënderbeut/Rama zbulon Komisionin e parë që do ngrihet

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE