LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike/ Ndërron jetë një 47-vjeçar në minierën e Spaçit

20 Shtator 2019, 09:58, Kronika CNA
Tragjike/ Ndërron jetë një 47-vjeçar në minierën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minierën e Spaçit në Mirditë, ku ka ndërruar jetë një 47-vjeçar.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është magazinieri, A. P. i cili është zënë poshtë një një presë metalike në ambientet e jashtme të minierës.

“Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga