LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me inceneratorët që po “rrjepin” shqiptarët

20 Shtator 2019, 12:36, Ekonomi CNA
Skandali me inceneratorët që po “rrjepin” shqiptarët

Gjatë gjithë verës, kryeministri Edi Rama ka propaganduar fort në rrjetet sociale dhe jo vetëm, ?luftën anti-informalitet?.

Qeveria është treguar me ?dorë të hekurt? ndaj biznesve, në lidhje, në luftën e saj kundër informalitetit. Disa biznese janë mbyllur disa të tjera janë gjobitur, etij.

Por, ndërkohë, vetëm një ditë më parë, revista Monitor publikoi disa shifra, ku flitet për bizneset që nuk paguajnë TVSH-në. Sipas këtij shkrimi Kompani të njohura koncesionare, ose të fushës së ndërtimit, figurojnë në listën e subjekteve që kanë marrë fatura fiktive blerjeje dhe janë përfshirë në hetimin e Prokurorisë për një skemë të mashtrimit me TVSH.

Sipas një liste të prokurorisë, të siguruar nga ?Monitor?, janë gjithsej 72 subjekte, që janë të përfshira në një skemë të tillë, të cilat rezultojnë se kanë kryer blerje fiktive nga kompani pa aktivitet, në mënyrë që të rrisin artificialisht shpenzimet, me qëllim pagimin e më pak TVSH-je dhe tatim fitimi.
Të 72 kompanitë së bashku kanë kryer blerje fiktive prej 2 miliardë lekësh, ose rreth 16 milionë eurosh.

Por, ajo që bie në sy është fakti se lista kryesohet nga inceneratorët, të cilët marrin mijëra euro nga taksat e shqiptarëve, por që nuk paguajnë TVSH-në.

Sipas Monitor, listën e kryeson Integrated Technology Services, koncesionari i inceneratorëve, me blerje përmes 164 faturave, që arrijnë në 987 milionë lekë (rreth 8 milionë euro), ose gjysma e shumës totale të identifikuar nga Prokuroria.

Nga ana tjetër, edhe Zëri i Amerikës, ka shkruar në lidhje me inceneratorët, kun ë një artikull të publikuar në 23 maj të vitit 2018, ndër të tjera thuhet ?Në Shqipëri, një seri kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën dhe kompani me pronarë të panjohur të rregjistruara në parajsa fiskale janë fituese të tre koncesioneve të inceneratorëve. Kjo dëshmohet nga dokumentat e siguruara nga Zëri i Amerikës lidhur me këto projekte të cilat sipas specialistëve pritet të shumëfishojnë kostot e trajtimit të mbetjeve në kurriz të taksapaguesve.? (lexo këtu)

Në lidhje me inceneratorët ka pasur edhe mjaft denoncime dhe akuza edhe nga Partia Demokratike, sipas së cilës këto kompani do të zhvasin 178 milionë euro, duke djegur plehra dhe duke helmuar ajrin.

PD ka denoncuar prej kohësh kontratat koncesionare të inceneratorëve të Fierit dhe të Tiranës, për të cilat ka deklaruar se janë kryer në shkelje të ligjit.

Pra, një firmë e cila po merret me incenartorët dhe mer miliona euro nuk paguan TVSH, ndërkohë që biznese të thjeshta mbyllen gjobiten dhe ?masakrohen?.  Kërcënohen e sulmohen lokale që mbajne dy familje me bukë, kurse inceneratorët që marrion miliona euro nuk paguajnë TVSH./ CNA.al

Abuzimi me TVSH/ Zbulohet lista e kompanive, kryeson inceneratori

Lajmet e fundit nga