“O zhapik langaraq”/ “Masakrohet” Petrit Vasili, nuk shpëton as Meta
Lëvizja Socialiste për Integrim, pas tetë vitesh në pushtet,...
Dje në mbrëmje, pas dy vite gjyq dhe rreth gjashtë orë pritje, Gjykata e Faktit për Krimet e Rënda shpalli vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duke e dënuar me 5 vite burg dhe duke ia konvertuar ato në 3.4 vite shërbim prove.
Palët sërish janë të ndara për dënimin. Kryeministri Edi Rama publikonte në rrjetet sociale takime dhe evente të ndryshme.
Menjëherë reaguan Lulzim Basha dhe Sali Berisha të cilët e quajnë të turpshëm vendimin, ndërkohë që dy zyrtare të SHBA-së e ndoqën proçesin deri në fund. Opinioni publik, sërish si kampet politike i ndarë, një pjesë të zhgënjyer, një pjesë e quajnë dënim. Një debat që ka filluar dhe duket se do të vijojë deri në vendimin final që pritet të jepet nga Gjykata e Apelit.
Është fakt që dje është dhënë një vendim. Është një çështje që s?mund të diskutohet, sepse me apo pa burg, Saimir Tahiri është i dënuar.
Por, në analizën politike ende nuk ka thënë kush atë që mesa duket është e vërteta e gjithë kësaj historie.
Se a është Saimir Tahiri, ?kurban? i marrëveshjes Rama-Basha, të 17 majit 2017, kohë e cila më pas solli disa hetime për Tahirin, menjëherë.
Le të kujtojmë shkarkimin e tij, ndodhur në 10 mars, nga kryeministri Rama, i cili sapo u kthye nga Gjermania largoi nga detyra ministrit e Brendshëm më jetëgjatë në historinë e demokracisë në Shqipëri. Pa asnjë sqarim dhe për më tepër u fol për një përplasje mes të dyve. Mediat aluduan se i ishte kërkuar dorëheqja, Tahiri nuk kishte pranuar dhe ai e tregoi edhe forcën e tij politike, duke mbledhur të gjithë drejtorët e policisë në një takim informal, në restorant Tajvan.
Ish-drejtorët e policisë në qarqe, disa prej tyre të larguar, disa të tjerë në atë kohë në detyrë, shumica të akuzuar për kanabizimin e vendit.
Por, një pjesë tjetër të larguar më pas nga detyra në Policinë e Shtetit, dhe disa prej tyre të çuar në pozicione dytësore apo terciale.
Pas largimit të Tahirit erdhën zgjedhjet e vitit 2017. Pas marrëveshjes së 17 majit, e cila përfundoi me një pazar Rama-Basha, për një qeverisje të përbashkët nga shtatori i 2017-ës, por që nuk u realizua pasi kryeministri siguroi i vetëm 74 mandate, pas një fushate të fortë me nota shumë nacionaliste por edhe me sulme dhe akuza kryesisht ndaj partive të vogla, LSI-së, PDIU-së dhe të tjera si ato. Duke pasur në krah edhe Lulzim Bashën, i cili nuk u mor me qeverinë në atë fushatë, por edhe ai të njëjtët ?bateri të luftës? i kishte drejtuar nga ish-aleatët e vegjël apo ata që ishin pjesë e dy qeverive, si LSI-ja apo PDIU-ja.
Pas dënimit të Tahirit, askush nuk mund të thotë se ai nuk është ?viktimë? e marrëveshjes. Një marrëveshje, e cila pas humbjes së Lulit solli një çorientim në PD, një përplasje të brendshme, rizgjedhjen e tij pas ngrirjes dhe një mungesë të madhe vëmendje ndaj tij.
Por, në shtator të 2017-ës, menjëherë pasi Luli siguroi postin e kryetarit të PD-së dhe Edi Rama u bë sërish kryeministër, fillojnë betejat për Tahirin.
Shpërthen dosja Habilaj dhe gjithçka shkon deri mbrëmjen e djeshme, ku Tahiri u dënua për shpërdorim detyre.
Por, ato akuza që u shpallën para dy vitesh dhe gjithçka u tha nga politika ranë poshtë. Krimi i organizuar, trafiku ndërkombëtar i drogës dhe korrupsioni. Ishte fillimisht gjykata italiane që i rrëzoi këto akuza dhe dje i rrëzoi edhe Gjykata e Krimeve të Rënda. E zhveshën Tahirin nga këto akuza të cilat ishin dhe simfonia kryesore e opozitës, dy vite më parë.
Tahiri në fakt në 2017-ën ishte një nga udhëheqësit kryesorë të fushatës së socialistëve në Tiranë, megjithëse në heshtje. Ishte një nga motorët kryesorë elektoralë dhe njihet si një njeri me një mbështetje të madhe politike.
Të tjerë zëra thanë se Edi Rama shfrytëzoi marrëveshjen me Lulzim Bashën për të ?ekzekutuar? politikisht Saimir Tahirin, dhe për t?i hapur më tej rrugën ?benjaminit? të tij Erion Veliaj.
Ky i fundit ka marrë tashmë nën kontroll thuajse gjithçka në Partinë Socialiste, që nga emërimet e drejtorëve të përgjithshëm, në nivelet e poshtme, në kryeqytet dhe kudo, gjithçka kalon nëpërmjet tij, Elisa Spiropalit, Belinda Ballukut dhe disa ministrave të tjerë, apo drejtorëve kryesiosht njerëzve të ardhur nga MJAFT-i i djeshëm që luftonte kundër socialistëve.
Por, ajo që presin të shohin dhe duan të dinë njerëzit është pse Saimir Tahirin e shiti aq lehtë Edi Rama, pavarësisht se e kishte njeriun e tij më të besuar? Apo përtej faktit se nuk e la ta arrestonin deputetin dhe ministrin socialist, kur ishte në parlament.
Kujtojmë këtu komisionin e famshëm të mandateve, i cili u përball me prokurorët që kërkonin prangat për Tahirin. Në atë koëh, ajo u hodha poshtë. U bë edhe një kontroll i befasishëm në shtëpinë e Tahirit, por asgjë nuk u gjet dhe kalvari dy-vjeçar vazhdoi.
Një marrëveshje që Edi Rama e nxiti me Lulzim Bashën dhe shenjat i dha pikërisht ditën kur shkarkoi Tahirin nga ministër i Brendshëm.
Më tej, marrëvshja vazhdoi. Gjithçka Lulzim Basha ka dashur, Edi Rama e ka bërë. Dhe jo vetëm pasurinë prej 16 milion euro që i fali me një gjyq formal në Strasburg, por me ministrat të cilët sulmoheshin dhe ktheheshin në qendër të vëmendjes së opozitës, të cilët pas pak kohësh Rama i lëshonte dhe largonte.
Kështu veproi me Saimir Tahirin, kështu veproi me Fatmir Xhafajn, me Arben Ahmetajn, me Damian Gjiknurin. me të gjithë elitën e PS, Edi Rama veproi në të njëjtën formë. Por, ?koka? e vetme e një kurbani të vërtetë politik të marrëveshjes Rama-Basha, duket se ka qënë Saimir Tahiri dhe kalvari dy-vjeçar, thuajse një torturë dhe një presion i jashtëzakonshëm ndaj ish-ministrit dhe njeriut më besnik të Edi Ramës, duket se erdhi për një arsye të thjeshtë. Marrëveshja duhet të kishte kurbanin e saj që të zinin themelet e forta të vazhdimësisë së pazareve midis dy palëve.
Nga ana tjetër, jo pak njerëz besojnë se ?benzinë zjarrit? të ndezur për Saimir Tahirin i ka hedhur pafundësisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili në kohën e akuzave u tërhoq dhe nuk fliste. Asnjëherë nuk ka bërë një mbrojtje apo një argument pro apo kundër Tahirit, por e ka lënë atë të largohet, duke e parë gjithmonë si një rival.
Ata të dy u përplasen ashpër kur ishin njëri ministër i Brendshëm dhe tjetri ministër i Çëshjeve Sociale. Rivalizonin në media më fort akoma në zgjedhjet lokale të 2015-ës, kur Veliaj mori Bashkinë e Tiranës dhe atëherë pretendonte të kandidonte ai në atë post. E kështu me radhë. Dy aspektet e betejës së brendshme të PS në lidhje me Veliajn dhe Tahirin u lanë mënjeanë. Ngeli vetëm Veliaj, dhe koka e Tahirit duket se u bë kurban i një marrëveshje, nga e cila politikisht duket se u ?pushkatua?. Ppor tashmë duket se do të shohim sesi kurbani do të ngrihet dhe do hakmerret ndaj atyre që e tortuaruan në këto dy vite deri në vendimin e djeshëm, apo në atë që do japë gjykata e Apelit./ CNA.al
Lëvizja Socialiste për Integrim, pas tetë vitesh në pushtet,...
Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të propagandës, n...
Pas një procesi gjyqësor maratonë, i cili zgjati rreth dy vi...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite rutine ka për te qene kjo e...
Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të mad...
Policia italiane ka arrestuar nje shtetas shqiptar pasi iu g...
Rreth tre ditë më parëm CNA.al paraljamëroi shkarkimin nga d...
CNA.al e paralajmëroi dy ditë më parë, se pas skandalit me t...
Ekskluzive / Memorie.al. sjell dëshminë e rrallë të skulptor...
Mbrëmjen e djeshme Gjykata për Krimet e Rënda hodhi poshtë t...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit do kenë shume pik...
Pas gjashtë orësh pritje, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhën...
Avokati i ish ministrit Tahiri, Maks Haxhia, ka theksuar se ...
Spikerja e lajmeve e RTK-së në Kosovë, Edona Musa, nuk ka ar...
Ka ndërruar jetë papritur gazetarja e Radio Televizionit Kos...
Sikurse CNA.al e paralajmëroi dy ditë më parë, drejtoresha e...
Dje, Lulzim Basha në një takim të sindikalistëve, vend ku në...
Në një intervistë ekskluzive për CNA.al ish-ministri dhe the...
Nuk ka tashmë asnjë dyshim se kasta e politikës është armikj...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...