LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuk bindën provat e Prokurorisë për Tahirin

20 Shtator 2019, 13:30, Kronika CNA
Pse nuk bindën provat e Prokurorisë për Tahirin

?I pandehuri Saimir Tahiri, duke mbajtur kontakte të tilla të pashpjegueshme me Habilajt, si dhe mosmarrja e masave për kanabizimin dhe përfshirjen e Policisë në këtë fenomen, ka konsumuar veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?. 

Ky ka qenë konkluzioni i Gjykatës, mbi të cilin ajo dënoi me 5 cjet që u konvertua në shërbim prove për ish-ministrin e Brendshëm.

Më tej Gjykata argumenton se bisedat e anëtarëve të grupit të Habiljave, të cilët pretendojnë për dhënien e përfitimeve ish-ministrit, nuk vërtetohen me asnjë provë dhe fakt tjetër, duke mbetur vetëm në kuadrin e dyshimeve.

Në vendim  arsyetohet se nuk vërtetohet një marrëveshje mes Tahirit dhe qoftë një anëtari të vetëm të Habilajve për krijimin e lehtësirave.

?Vërtetohet se Moisi Habilaj ka përdorur emrin e ish-ministrit për të krijuar idenë e fuqisë, por nuk vërtetohet marrëveshja e tij me të paktën një anëtar të grupit, duke bërë që të mos vërtetohet akuza?- deklaroi gjyqtari.(respublica)

Lajmet e fundit nga