Connect with Us

Pedagogia e pranon publikisht: Kur im bir sëmuret, korruptoj mjekët

Sociale

Pedagogia e pranon publikisht: Kur im bir sëmuret, korruptoj mjekët

Publikuar

-

Pedagogia Julinda Gjika e ka pranuar publikisht se kur djali i saj sëmuret, ajo korrupton mjekët për ta kaluar në radhë.Sipas saj është e pamundur të presësh me një fëmijë të sëmurë.

 “Unë jam shumë e kënaqur nga paga që kam aktualisht. Është një nga pagat që këtu konsiderohet shumë e mirë. Problemi është që kur im bir sëmurët unë jam gati të iki  brenda 30 sekondave. Pra biletën e parë dhe të largohem nga Shqipëria. Çfarë më duhen ato para kur mënyra se si i shpenzoj është për ilace, më falni që e bëj, por për të korruptuar mjekët që të më kalojnë në radhë më para sepse është e pamundur të presësh radhën me një fëmijë të sëmurë dhe për rehabilitimin e tij më pas në institucione private, ose në shtëpi duke thërritur mjekë ambulatorë që e frekuentojnë”, u shpreh Gjika në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ikën drejtori i AKU Tiranë/ Ja kush e zëvendëson

Publikuar

-

Nga

Pak ditë pas emërimit në krye të AKU, drejtuesi i ri, Robert Lili ka nisur lëvizjet e drejtuesve të këtij insitucioni edhe në rang rajonal.

Mësohet se sot është larguar nga detyra kreu i AKU-së Tiranë, Sefer Sefa. Në vend të tij është emëruar si drejtues i ri, Arbër Nuri.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po hyn në një fazë ristrukturimi dhe transformimi, me qëllim për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë ushqimore dhe dinamikës që dikton tregu 🎯. Në kuadër të këtij procesi do të kemi ndryshime edhe në radhët e drejtuesve 🔂.

LEXO EDHE:  Mustafa reagon ndaj akuzave per korrupsion, fajeson mediat

LEXO EDHE:  Pedagogët e Gjeologji-Minierave ultimatum qeverisë

Sot është komanduar në krye të Drejtorisë Rajonale Tiranë, drejtoria ku është përqëndruar edhe numri më i madh i operatorëve të biznesit ushqimor, z.Arbër Nuri👏.

Duke falenderuar paraardhësin z.Sefer Sefa për punën e bërë deri më tani, shprehim besimin që drejtuesi i ri i AKU-së në Tiranë do të adresojë më mirë problematikat dhe punën e inspektorëve në terren🤝.

Siguria ushqimore është një çështje e përbashkët, që kërkon angazhim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në treg, si dhe përfshirjen proaktive të konsumatorëve” thuhet në njoftimin për mediat./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përndiqte kolegen/ Reagon gazetari: Nuk jam arrestuar

Publikuar

-

Nga

Gazetari Sadik Sejdinaj ka reaguar pas lajmit se u arrestua pas përndjekies së një kolege.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sejdinaj është shprehur se nuk është arrestuar dhe se shoqërimi i tij në polici ka qenë vetëm për të sqaruar detajet e këtij lajmi “fatkeq”, sikurse shprehet ai.

Reagimi

Nuk jam arrestuar. U shoqerova ne polici per te sqaruar detajet e ketij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqesishte beri hatane. U ndjeva tmerresishte keq kur koleget e mi ne polici kishin shperndar nje deklarat per mediat se jam shoqeruar ende pa me bere asnje lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qendron puna? Nuk e kam kercenuar, nuk e kam perndjekur thjesht kam komunikuar ne ëhat’s up me kolegen time dhe shoqen tuaj Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten per te bere lajmin i pari, kush me foto e kush
me emer e mbiemer. Faleminderit te gjithve!/CNA.al

 

LEXO EDHE:  SHBA: Kemi dëshmi të forta për korrupsionin e Vangjush Dakos

LEXO EDHE:  Mustafa reagon ndaj akuzave per korrupsion, fajeson mediat

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

CRCA/ECPAT Shqipëri: Parlamenti ka humbur oponencën për përgatitjen e ligjeve cilësore 

Publikuar

-

Nga

CRCA/ECPAT Shqipëri, nëpërmjet kësaj thirrje të hapur publike, i kërkojnë të gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë të reagojnë në mënyrë urgjente për të mos-aprovuar Projekt-Ligjin e Rinisë, i cili mbetet ende një ndër projekt-ligjet më të dobëta dhe më të varfra në historinë e parlamentarizmit.

Komisioni për Edukimin dhe Informimin Publik diskutoi dje, një pjesë të nenve të Projekt-Ligjit të Rinisë, të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa Projekt-Ligji vijon të diskutohet ende në komisionin përgjëgjës, CRCA/ECPAT Shqipëri, si e vetmja organizatë që po ndjek këtë proces, shpreh shqetësimin e saj se ky ligj kërkon të vendosë nën diktatin e Qeverisë mbi 681,548 të rinj e të reja të moshës 15-29 vjeç në Shqipëri!

Referuar neneve të Ligjit të Rinisë që po diskutohet në Kuvend, shqetësimi ynë qëndron:
• Projekt-Ligji i Rinisë po vendos një diktat absolut të Ministrisë përkatëse ndaj të gjitha organizatave rinore;
• Në nivel lokal të gjitha organizatat rinore vendosen gjithashtu nën kontrollin e plotë të kryetarëve të Bashkive;• Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka rekomanduar disa zgjidhje dhe përmirësime pozitive në tekstin rishikues të ligjit, theksojmë se ky ligj lë shumë vend për abuzime politike dhe nuk zgjidh problemet e të rinjve në Shqipëri;
• Ligji nuk adreson aspak një prej çështjeve më të prekshme që po përjeton Shqipëria vitet e fundit, atë të ikjes së trurit dhe forcës punëtore më aktive, rininë;
• Në Ligjin e Rinisë nuk përcaktohet në asnjë moment buxheti për rininë si në nivel lokal dhe atë qëndror;
• Mungojnë një sërë elementësh mjaft të rëndësishëm ndihmues për fuqizimin e rinisë në Shqipëri si Sektori i rinisë pranë çdo Bashkie, Qendrat Rinore, Komisioneri për të Drejtat e të Rinjve, koncepti i punonjësit të rinisë si dhe çfarë është puna me rininë dhe ku konsiston ajo.

LEXO EDHE:  Program i ri kundër korrupsionit/ Rama merr vendimin e rëndësishëm  

LEXO EDHE:  Program i ri kundër korrupsionit/ Rama merr vendimin e rëndësishëm  

Ky Ligj ju mohon gjithashtu të drejtën për rreth 255,689 studentë dhe nxënës të arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri, për të patur shërbimet rinore.
CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkon sot publikisht Parlamenti të Shqipërisë dhe të gjithë deputetëve të saj, të mos miratojnë këtë nismë ligjore, e cila shkel haptazi të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

CRCA/ECPAT Shqipëri, do të kontaktojnë në mënyrë urgjente delegacionin e BE-së, Ambasadën Amerikane në Shqipëri dhe çdo përfaqësi tjetër diplomatike në vend, për t’i shprehur shqetësimin e tyre për tendencën e vazhdueshme për të shkelur të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE