LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Organizimi i PS në Shkodër/ Zbulohen porositë e Ramës për emërimet e reja

20 Shtator 2019, 19:09, Politikë CNA
Organizimi i PS në Shkodër/ Zbulohen porositë e Ramës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Velipojë deputetët dhe kryebashkakët e rajonit të veriut.

Në fokus të mbledhjes mësohet të ketë qenë filtrimi i kanditaturave për drejtorët rajonalë të dorëhequr në grup me kërkesë të vetë kryeministrit për performancë të dobët.

Rama ka kërkuar shumë kujdes me emërimet e reja apo shkarkimet, në rast se administratat janë të tejfryra me të punësuar. Kjo pasi sipas tij do të kthehet në kosto për buxhetin e këtyre bashkive që do të duhet të paguajnë 2 persona për të njëjtin vend nëse gjykata ju jep të drejta të shkarkuarve.

Ilir Beqja është zgjedhur që të rishikojë organigramat e çdo bashkie dhe të bëjë propozime për struktura të reja, me stafe më të reduktuara. Ndërkohë që në mbledhje ka munguar sërish Ditmir Bushati ish-drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, që aktualisht është vetëm deputet i kësaj zone dhe anëtarë kryesie./CNA.al

Lajmet e fundit nga