LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një vend dy sisteme”/ Historia që fshihet pas protestave në Hong Kong

20 Shtator 2019, 08:58, Blog CNA
“Një vend dy sisteme”/ Historia që fshihet pas protestave

Protestat po trondisin prej disa muajsh Hong Kongun. Nga 31 marsi, këto protesta kanë fituar simpatinë e botës, teksa janë dënuar Partia Komuniste në Pekin. Ato shpërthyen pas miratimit të një ligji të diskutueshëm, që mund ta lejojë qeverinë kontinentale të ekstradojë qytetarët e Hong Kongut, për akuzat e aktiviteteve disidente.

Ligji duket se përputhet me synimin e presidentit të vendit Xi Jinping, për të përqendruar sa më shumë pushtet në duart e tij, dhe për ta lidhur identitetin kombëtar kinez me vetë Partinë Komuniste. Ndërkohë një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në Hong Kong, kanë pikëpamje të kundërta me politikën e partisë.

Historia e qytetit si koloni britanike, dhe marrëdhënia me Pekinin, janë ato që e ndërlikojnë sot situatën. ?Tensionet midis Hong Kongut dhe Partisë Komuniste, nuk kanë qenë kurrë më të larta sesa sot? -thotë Lin Uajt, profesore në Shkollën Udrou Uillson të Universitetit Prinston, dhe bashkëpunëtore e programit të Studimeve mbi Azinë Lindore.

Kombet jo-kineze, kanë një histori të gjatë të përfshirjes ekonomike dhe politike në Hong Kong. Megjithatë, është sundimi kolonial britanik, ai që ka ndikimin me të qëndrueshëm. Kjo shihet si në identitetin kulturor të Hong Kongut, ashtu edhe në marrëdhëniet e trazuara të ishullit me Pekinin.

Uajt thotë:?Trashëgimia britanike, dhe diversifikimi më i madh i njerëzve në Hong Kong, ka krijuar një situatë, ku Partia Komuniste e ka më shumë problem ta kontrollojë atë, sesa qytetet e modernizuara në pjesën kontinentale dhe që janë disi të ngjashme si Guangzhou dhe Shanghai?.

Britania e mori nën kontroll Hong Kongun në mesin e viteve 1800, pas luftërave shkatërruese në rajon. Gjatë kësaj periudhe, struktura e pushtetit ishte një përzierje e perëndimorëve dhe kinezëve. Në vitet 1920, një lëvizje nacionaliste gati e përzuri Britaninë nga Hong Kongu.

Kjo i detyroi qeveritarët kolonialë, të përqendroheshin tek përfshirja e mëtejshme të biznesmenëve kinezë në administratë dhe Këshillin Legjislativ.

Japonia e pushtoi ishullin gjatë Luftës së Dytë Botërore, por Britania rifitoi kontrollin e tij pas luftës. Epoka e pasluftës, u karakterizua nga konsolidimi i ?manjato-kracisë?, krahas zbatimit të shumë reformave sociale. Për shembull, një zjarr i madh në vitin 1953 la 53.000 njerëz të pastrehë.

Të prekurit, ishin kryesisht emigrantë nga Republika Popullore e Kinës, që ishin arratisur prej regjimi komunist. Ajo katastrofë, bëri që qeveria e Hong Kongut të investojë shumë para në programet e mirëqenies sociale. Kur Britania hoqi dorë nga kontrolli mbi Hong Kongun, qyteti kishte një identitet unik, të bazuar tek diversiteti i tij dhe ekspozimi ndaj liberalizmit perëndimor. Britania hoqi dorë nga kontrolli i Hong Kongut në vitin 1997.

Disa vite para asaj ngjarje, të njohur zakonisht si ?Dorëzimi?, qeveria britanike miratoi një ligj zgjedhor që edhe pse për një kohë të shkurtër, i garantoi Hong Kongut një shije të demokracisë dhe vetë-qeverisjes. Këto përvoja, janë ende në mendjet e protestuesve që protesojnë sot rrugëve të Hong Kongut.

?Guvernatori i fundit britanik i qytetit, Kristofer Paten, mbikëqyri zgjedhjet e ndershme të vitit 1995. Kujtimet e tyre, vazhdojnë të mbijetojnë në mendjet e protestuesve në Hong Kong.

Ky qytet pati një periudhë të shkurtër demokracie të besueshme. Dhe nuk është shkëputur plotësisht nga ajo përvojë. Jo të gjithë në qytet, por gjithsesi shumë njerëz, e dëshirojnë atë sërish?- thekson Uajt.

Që nga marrja në dorëzim e qytetit, qeveria kineze ka ndjekur politikën ?një vend dy sisteme?. Ideja është që Hong Kongu mund të jetë pjesë e Kinës, me kushtin që të ruajë një nivel  autonomie, që është në thelb i panjohur në thuajse çdo pjesë tjetër të Republikës Popullore.

Ky sistem ka funksionuar mjaft mirë deri vonë, sidomos pas përpjekjes së Partisë Komuniste për të centralizuar pushtetin. Ky centralizim po e vendos partinë në kundërvënie me popullsinë e madhe të Hong Kongut, që mbështetet tek biznesmenët e mëdhënj deri diku liberalë.

Uajt shton:?Nga viti 1990, ka pasur një reagim centralist kundër decentralizimit të pushtetit që ndodhi pas revolucionit të gjelbër dhe industrializimit rural në vitet 1960 -1980. Ky reagim politik, ka marrë një formë ekstreme nën presidentin Xi Jinping. Centralizimi i tij, mbështetet tek krenaria kombëtare, dhe ndjenja se Kina duhet të rifitojë vendin që i takon në skenën botërore.

Shumica e kinezëve, janë të sigurtë se vendi i tyre duhet të jetë më i fuqishmi në planet. Ligji i Ekstradimit, u miratua pas një tragjedie. Një çift nga Hong Kongu, ndodheshin me pushime në Tajvan. Burri vrau gruan, pasi ajo i tha që ishte shtatzënë, dhe se babai nuk ishte ai. Ky krim, shkaktoi zemërim në mbarë provincën.

Në fillim, autoritetet në Tajvant donin ta ndiqnin penalisht vrasësin. Sidoqoftë, ai ndodhej në Hong Kong, kur rrëfeu krimin. Midis Hong Kongut dhe Tajvanit apo Kinës kontonentale, nuk ekziston ndonjë marrëveshje ekstradimi. Keri Lam, shefja ekzekutive e Hong Kongut, propozoi ligjin e ekstradimit, që parashikon një mekanizëm për ekstradimin rast pas rasti.

Por problemi ishte se propozimi i Lam, përfshinte edhe ekstradimet në Kinën kontinentale. Kjo ngjalli dyshime se Pekini po e përdor këtë çështje, si një mbulim për gjetjen e një mekanizmi për të shkatërruar statuskuonë ?një vend, dy sisteme?. ?Xi pretendon zyrtarisht se Partia Komuniste ndjek politikën ?një vend, dy sisteme?.

Ai thotë se ajo që po ndodh në Hong Kong, administrohet nga qeveria e Hong Kongut. Unë mendoj se shumë pak njerëz e besojnë këtë tani?- thekson Uajt. Ndërsa protestat vazhdojnë, taktikat e protestuesve ndryshojnë vazhdimisht. Përplasjet e dhunshme me policinë, janë shoqëruar me metoda më paqësore si ulja në rrugë dhe këndimi në kor i këngëve të ndryshme. Lam është përballur me probleme të mëdha, për shkak të ligjit të propozuar. Ndërsa ajo synon të tërheqë tashmë projekt-ligjin për ekstradimin, kjo nuk mund të ndodhë zyrtarisht deri muajin tjetër, kur të mblidhet Këshilli Legjislativ i qytetit.

Nëse Pekini është në fakt i përfshirë në projektligjin e ekstradimit, tërheqja mund të vijë për shkak të qëllimeve të tij afatgjata mbi Tajvanin. Tensionet midis Partisë Komuniste dhe ishullit të Tajvanit, kanë vazhduar për dekada. Politika shtetërore kineze, thotë se Tajvani është një provincë rebele, ndërsa qeveria në Tajvan pretendon sovranitetin.

Qytetarët e Hong Kongut dhe ata të Tajvanit, mbështesin vlerat liberale. Politika ?një vend, dy sisteme?, u zhvillua në vitet 1980, si një mënyrë për të detyruar Tajvanin të pranonte direktiva nga Pekini. Përplasja e fortë në Hong Kong, nënkupton që Partia Komuniste e Xi-së mund të mos e respektojë më tej autonominë e ishullit. ?Dhe ky është një problem për Xi-në?-përfundon Uajt./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga