Connect with Us

KLSH procedim disiplinor për drejtorin juridik/ Raportoi shkelje ligjore

Kronika

KLSH procedim disiplinor për drejtorin juridik/ Raportoi shkelje ligjore

Publikuar

-

Komisioni Displinor i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur procedimin disiplinor kundër Drejtorit të Departamentit Juridik në këtë institucion.

Argumenti i dhënë nga Drejtori i Departamentit Juridik Ermal Yzeiraj është çështja e kompetencave pasi aktualisht KLSH nuk ka kryetar, pasi Bujar Leskajt i ka përfunduar mandati vitin e kaluar.

Drejtori i Departamentit Juridik shprehet për një sërë paligjshmërishë brenda-institucionale, që sipas tij e kanë zanafillën në delegimin e kompetencave të drejtimit të institucionit nga Kryetari tek zv.Kryetarja dhe që më pas vijojnë me tej me rikthimin në detyrë të kryetarit Leskaj.

Njoftimi i plotë i KLSH

Në dt. 13.09.2019, Drejtori i Departamentit Juridik në KLSH, përmes një komunikimi elektronik me e-mail tek pjesa më e madhe e stafit auditues të institucionit, parashtroi disa shkelje të pretenduara prej tij, që preknin funksionet parësore audituese dhe ato mbështetëse institucionale.

Ky e-mail i dytë i Drejtorit Juridik vjen në vazhdën e një memoje fillestare të përcjellë elektronikisht prej tij më dt. 02.05.2019 tek Kryetarja në detyrë, Sekretarja e Përgjithshme, Drejtoresha e Përgjithshme dhe Drejtorët e Departamenteve të Auditimit në KLSH.

Në të dyja komunikimet, në mënyrë të përsëritur, Drejtori i Departamentit Juridik shprehet për një sërë paligjshmërish brenda-institucionale, që e kanë zanafillën në delegimin e kompetencave të drejtimit të institucionit nga Kryetari tek Zv. Kryetarja e vijojnë me tej me rikthimin në detyrë të Kryetarit, ngjarje këto që lidhen me vonesën në emërimin e një Kryetari të ri të KLSH-së nga institucionet e Presidentit dhe të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas trajtimit me kujdes të këtyre informacioneve nga ana e drejtuesve dhe punonjësve të KLSH-së, konsultimit me bazën ligjore e rregullative, si edhe me ekspertë të huaj, bashkëpunëtorë të institucionit, qëndrimi institucional është sa vijon:

1. Drejtori i Departamentit Juridik këshillohet të ndjekë çdo rrugë ligjore për të provuar vërtetësinë e pretendimeve të ngritura prej tij. Nën moton “Udhëheqim përmes shembullit”, KLSH është e hapur dhe transparente për të provuar në çdo rast ligjshmërinë e veprimeve të çdo punonjësi të saj, duke nisur nga Kryetari e më tej deri tek specialisti, përpara organeve kompetente dhe opinionit publik.

2. Drejtori i Departamentit Juridik, në të dyja komunikimet, u bën thirrje punonjësve të KLSH-së të ndërpresin punën audituese. Kjo thirrje anti-kushtetuese, nga një punonjës i vetë KLSH-së, është një akt i rëndë për interesat e shtetit dhe institucionit. Përmes kësaj thirrjeje për bojkot institucional, që shpeshherë merr edhe formën e shantazhit, Drejtori Juridik merr atribute që tejkalojnë dhe kundërshtojnë në mënyrë flagrante kompetencat e detyrës për të cilën paguhet nga shteti.

3. Drejtori i Departamentit Juridik kërkon nga të gjithë punonjësit e KLSH-së që të marrin një qëndrim personal për pretendimet e ngritura prej tij në të dyja komunikimet. Të gjithë punonjësit e KLSH-së, si stafi auditues, ashtu edhe ai mbështetës, kanë vijuar të paraqiten në punë dhe të kryejnë të qetë e me përkushtim detyrat e tyre funksionale.

Në kushtet kur Kontrolli i Lartë i Shtetit do të raportojë së afërmi në Kuvend mbi “Zbatimin e Buxhetit 2018”, detyrim ky që buron nga Kushtetuta dhe i ngarkohet me ligj Kryetarit të KLSH-së, punonjësit dhe drejtuesit kanë intensifikuar angazhimin e tyre, për të gjeneruar një raport cilësor, objektiv dhe të besueshëm, sikurse çdo vit. Raporti i KLSH-së mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit është dokumenti që i jep dritën e gjelbër vijimit të procedurave për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

4.Për sa më lart, Komisioni Displinor, i ngritur me kërkesë të Përgjegjësit të Sektorit të Etikës dhe Integritetit dhe me përbërje: 1. Drejtor i Përgjithshëm, 2. Sekretar i Përgjithshëm, 3. Drejtor i Burimeve Njerëzore, 4. Nëpunësi me vjetërsi më të madhe në institucion dhe 5. Nëpunësi me vjetërsi më të madhe në njësinë ku punon nëpunësi ndaj të cilit ka nisur procedimi, pasi shqyrtoi shkeljet e referuara me shkresën nr. 696, dt. 17.09.2019 dhe në mbështetje të Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM-së nr. 115 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen dhe vendim-marrjen në Komisionin Displinor në Shërbimin civil”, vendosi që me shkresën nr. 696/11, dt. 19.09.2019 të nisë Procedurën Disiplinore ndaj Drejtorit të Departamentit Juridik në KLSH. Gjithashtu me shkresën nr. 696/12, dt. 19.09.2019, Komisioni Disiplinor, në përputhje me Kreun X, Nenin 59, pika 6 të Ligjit 152/2013, i ndryshuar, vendosi Pezullimin e Përkohshëm të Drejtorit të Departamentit Juridik deri në përfundimin e Procedurës Displinore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është dhe mbetet një institucion i hapur, në shërbim të Kuvendit dhe taksapaguesit. Çdo përpjekje për të destabilizuar punën dhe besueshmërinë tonë, do të ndeshë në profesionalizmin dhe përkushtimin e gjithësecilit prej nesh, në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve!/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përgjaken rrugët/ Autovetura përplaset me komionin, një i vdekur

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan.

Mësohet se dy automjete, një autoveturë me targa të huaja dhe një kamion  janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë ka humbur jetën një person.

Identiteti i viktimës nuk bëhet ende me dije, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Elbasan/ Rrezikohet Uzina e Lëndëve Plasëse të Mjekësit

Publikuar

-

Nga

Një zonë me shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin Mjekës.

Si pasojë e erës dhe barishteve të thata, zjarri rrezikon që të prekë Uzinën e Lëndëve Plasëse të Mjekësit e cila ndodhet vetëm 100 metra larg.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy automjete zjarrfikësish, ku po punojnë për shuarjen e flakëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Nuk dhanë lekët e qirasë”/ Policia sqaron motivet e atentatit me armë në Berat

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka sqaruar rrethanat e atentatit me armë në Berat pasditen e sotme.

Policia sqaron se tre persona kanë qëlluar drejt lavazhit, ku ndodheshin  qiramarrësit, pasi këta të fundit nuk i kishin dhënë lekët e qirasë.

Ndërkohë që policia bën me dije sa ka vënë në pranga dhe tre agresorët.

Njoftimi i policisë

Berat

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe tentuan të largohen, por u vunë në pranga nga Policia.

Falë reagimit në kohë dhe profesional të Policisë u kapën dhe arrestuan në flagrancë tre shtetasit që qëlluan me armë zjarri.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 automjet Benz.

Rreth orës 16:00, është marrë njoftim se disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe janë larguar nga vendgjarja.

Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe falë një reagimi të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V.S, 42 vjeç, Xh.S, 25 vjeç dhe P.Q, 66 vjeç, të tre banues në Berat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi V.S, pronari i lavazhos, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhos të cilën e ka dhënë me qera, pasi qeramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qerasë.

Më pas shtetasi V.S, së bashku me shtetasit XH.S dhe P.Q, janë larguar me automjet duke hedhur në rrugë edhe armën e zjarrit, por falë reagimit në kohë të Policisë është bërë kapja e tyre si dhe gjetja e sekuestrimi i armës së zjarrit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Armbajtje pa leje”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE