LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I mbuluar me gjethe në kanal/ Gjendet i masakruar i riu shqiptar në Gjermani

20 Shtator 2019, 21:19, Kronika CNA
I mbuluar me gjethe në kanal/ Gjendet i masakruar i riu shqiptar në

Një 27 vjecar shqiptar është gjetur i vdekur në qytetin e Dolauer Heide në Gjermani. Sipas mediave gjermane, viktima është gjetur tre ditë më parë në një kanal në pyllin e këtij qyteti.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet gjermane. Hetuesit kanë bërë me dije se trupi i të riut është gjetur i mbuluar me gjethe në një kanal dhe identifikimi i tij është bërë i mundur vetëm nëpërmjet ADN-së.

Mediat gjermane kanë deklaruar se shqiptari ishte qëlluar me thikë dhe armë. Raportohet se viktima ishte i njohur për policinë gjermane për vepra të ndryshme penale./CNA.al

Lajmet e fundit nga