LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flamur Noka plas “bombën”/ Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë

20 Shtator 2019, 17:29, Politikë CNA
Flamur Noka plas “bombën”/ Saimir Tahiri i ka përgjuar

?Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë, përfshirë edhe një pjesë të ambasadave të huaja në Tiranë.?

Kështu u shpreh ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka, gjatë një interviste në ?Top Talk?, në Top Channel.

Sipas Nokës, me këto përgjime Tahiri kontrollon ?Shefin e Madh?, që nënkupton Edi Ramën.

I pyetur për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e Tahirit me shërbim prove, Noka tha se Partia Demokratike nuk kishte asnjë pritshmëri, pasi procesi u shkatërrua, sipas tij, nga kryeprokurorja Arta Marku.

?Pritshmëritë tona i kemi publike që ditën që është emëruar kryeprokurore PPP-ja me emrin Arta Marku. Që ditën që Prokuroria e Krimeve të Rënda u shkatërrua me një të rënë të lapsit dhe hetimi i sapo i nisur nga ish-ministrit Tahiri u ndërpre. Që në atë kohë ne kemi bërë me dije se e gjitha kjo ishte një skenar i Edi Ramës për të shkatërruar hetimin ndaj Saimir Tahirit, pasi siç u vërtetua dje, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, ndërsa drejtësia është peng te Edi Rama. Nuk kemi patur ndonjë pritshmëri në lidhje me vendimin. Por vendimi ishte shok për opinionin publik sepse tregoi që drejtësia e re e Edi Ramës është drejtësi e vdekur.

U demonstrua publikisht se drejtësia e re me të cilën Rama ka ushqyer shqiptarët për kaq shumë kohë është drejtësi e vdekur.

Pajisja Imsi Catcher, fakti që u fut në mënyrë të fshehtë dhe që ka lëvizur në të gjitha institucionet ku ka opozitë, përfshirë edhe ambasadat e rëndësishme, do të thotë që ajo lëviz vetëm për të përgjuar dhe ka një rreze përgjimi. Nuk ka patur nevojë të shtantazhojë ambasadat e huaja sepse ai ka shantazhuar dhe ka në xhep kryeministrin e vendit?, tha Flamur Noka./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga