Connect with Us

Drejtësi me dy standarde/ Spaho: Fakirët e Kukësit në burg, Tahiri i lirë

Politikë

Drejtësi me dy standarde/ Spaho: Fakirët e Kukësit në burg, Tahiri i lirë

Publikuar

-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë një krahasim mes vendimit të gjykatës për ish ministrin Saimir Tahiri dhe vendimin ndaj protestuesve të Kukësit.
“Këtyre të varfërve, që nuk kanë lidhje me pushtetin e Edi Ramës, por e demaskojnë atë me protesta, prokuroria ua sajon provat. Për Tahirin edhe kur provat janë sheshit, ia mbulon ose i zhvlerëson, sic bëri me udhëtimin e të atit dhe të bashkëshortes së tij në Itali bashkë me Habilajt, për të cilët gënjente sikur nuk i njihte”, shkruan Spaho.
Sipas demokratit, me drejtësinë që ka standarde të dyfishta ka liri për Tahirin dhe burg për kuksianët protestues, pasi ata nuk posedojnë fakte për vëllain dhe Shefin e Madh.
Postimi i plotë:
Shikoni standartin e drejtesise shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua per krijim organizatash kriminale, favorizim te tyre dhe trafik nderkombetar droge. Per keto tre akuza u hetua dhe gjykua ne gjendje te lire, pa bere asnje dite burg. Keta fakiret nga Kukesi, qe luftojne nga mengjesi ne darke per buken e gojes, per vete dhe familjaret e tyre, u hetuan ne burg dhe u denuan me burg vetem sepse protestuan kunder komcesionit korruptiv te Edi Rames ne rrugen e Kombit.
Ketyre te varferve, qe nuk kane lidhje me pushtetin e Edi Rames, por e demaskojne ate me protesta, prokuroria ua sajon provat. Per Tahirin edhe kur provat jane sheshit, ia mbulon ose i zhvlereson, sic beri me udhetimin e te atit dhe te bashkeshortes se tij ne Itali bashke me Habilajt, per te cilet genjente sikur nuk i njihte.
Me drejtesine qe ka standarde te dyfishta ka liri per Tahirin dhe burg per kuksianet protestues, pasi ata nuk posedojne fakte per vellane e Shefit te Madh dhe drogen e Xibrakes, si Saimir Tahirii.
Kuksianet duhen denuar qe shqiptaret te mesojne se koncensionet e oligarkeve te Rames jane te paprekshme, ndryshe denohen me burg pasi prekja e interesave te oligarkeve eshte si te prekesh Shefin e Madh.
Nuk do te jete e larget dita kur cdo koncension korruptiv dhe kunder interesit publik, si ky i rruges se Kombit, do te anullohen nga qeveria e ardhshme e PD./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Nga

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qrnë pjesë e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë.

Kryemadhi tha se ky fakt, e ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptarë do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme“, u shpreh Kryemadhi.

Studimi i fëmijëve të çiftit Meta në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë shpesh shkak që mazhoranca të lëshojë akuza ndaj tyre, për shkak se stili i jetës së zonjës Kryemadhi, nuk përputhet me mënyrën se si ajo bën opozitë dhe faktin se LSI ka qenë në qeveri dy vite më parë, madje ka patur një zëvendësministër Arsimi.
Tashmë, Kryemadhi duket se është penduar tej mase për këto dështime, që kanë bërë që edhe fëmijët e saj të nisen drejt Anglisë dhe ajo ta vuajë shumë këtë fakt.

LEXO TE PLOTE