Connect with Us

Deklarata “bombë” e juristit/ Kush kërkoi ta “heqë qafe” Tahirin

Politikë

Deklarata “bombë” e juristit/ Kush kërkoi ta “heqë qafe” Tahirin

Publikuar

-

Juristi i njohur, Çlirim Gjata, i cili njëkohësisht është Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, ka komentuar sot vendimin e Gjyaktës së Renda, për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

I ftuar në Neës 24, Gjata tha se shpallja fajtor për “shpërdorim detyre”, dhe çlirimi nga të gjitha akuzat e tjera, është një kleçkë ligjore që është gjendur, për ta “hequr qafe”.

“Si ta bëjmë ta heqim qafe, i gjejmë një keqpërdorim detyre. Zor i madh për këtë. Kjo është si një urë shpëtimi për të larë duart “-tha Gjata.

Më tej, ai ka komentuar edhe mesazhet e koduara të Tahirit, i cili dje në gjykatë tha se “Në lidhje me krimin nuk jam unë shefi i madh, por sa i takon politikës, Edi Rama është “shefi im i madh”.

Sipas Gjatës, ky ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë i Tahirit, për Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Tensionohet situata/ Protestuesit: “Rama, Veliaj ikni nga Shqipëria”

“Mesazhi i Tahirit është i qartë. Ata më thërrisnin vërtetë mua shefi i madh, por nuk jam unë shefi i madh, por dikush tjetër. Nësë iki do iu marr me vete, kërcënoi hapur direkt edi Ramën. Tahiri u dënua me shpërdorim detyre që të shpëtonte shefi i madh, që është Edi Rama”-deklaroi Clirim Gjata.

Gjithashtu ai tha se në apel Tahiri, mund të shpallet i pafajshëm./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Del video, shitësja i merr armën të riut dhe ikën me vrap

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e së shtunës, policia arrestoi Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Abc Neës ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.
Siç duket nga pamjet Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

LEXO EDHE:  Qeveria parashikon rritje pensionesh në Korrik, ja përfitimi sipas kategorive

LEXO EDHE:  Ilir Vrenozi publikon videon/ Tre vjet qeverisje nga Rama

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “në botën e Instagramit”/ Nis fushatën për ditë më të mira

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit, kreu i PD, Lulzim Basha është bërë përdorues i rregullt i Instagramit.

Basha ka publikuar një foto ku shfaqet i buzqeshur të shoqëruar me një shkrim ku u kërkon të rinjve që të postojnë foton e tyre me hashtagun ‘DiteMeTeMira’.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira” thotë Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Djegia e KZAZ-së/ Kryemadhi: “Provokim policesk, u inskenua nga Rama”

LEXO EDHE:  “Të vetëm në kryeministri”/ Berisha publikon foton epike të Ramës dhe Ahmetajt

Kujtojmë se një vit më parë, Basha ishte në aksion në terren, pasi dogji mandatet zhvilloi 10 protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë ky vit e gjeti në tryezë me shumicën për Reformën Zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “zhvendoset” në Elbasan/ Bisedon hallet e përditshme të punëtorëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Elbasan ku ka takuar punëtoret me të cilët, thotë se ka biseduar për hallet e tyre të përditshme.

Basha thotë se ekonomia punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu.

“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE