LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Credins Bank marrëveshje me Bashkinë e Tiranës/ Tarifa të reduktuara për studentët

20 Shtator 2019, 16:54, Sociale CNA
Credins Bank marrëveshje me Bashkinë e Tiranës/ Tarifa të

Credins Bank ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës.

Nga kjo marrëveshje të rinjtë që zotërojnë një kartë studenti, do të fitojnë tarifa të reduktuara deri në zero lekë për shërbimet bankare në Credins Bank.

Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Bankës Credins, znj.Monika Milo, njoftoi edhe gamën e gjerë të përfitimeve që do të kenë të rinjtë e pajisur me një kartë studentore.

?Ndjehemi mjaft mirë që jemi palë me bashkinë dhe sot arritëm të nënshkruajmë e të finalizojmë këtë marrëveshje, për t?u ofruar shërbimet bankare me tarifa të reduktuara për të gjithë studentët të cilët zotërojnë kartën e studentit. Tarifave të reduktuara do t?i nënshtrohet e gjithë gama e produkteve dhe e shërbimeve që ofrojmë në bankën Credins. Një pjesë e shërbimeve do të jenë edhe falas, duke filluar nga çelja e llogarisë bankare, mbajtja mujore e saj, lëshimi i kartës së parapaguar etj?, tha Milo.

Ndërkohë që Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bëri me dije se deri më tani është mundësuar që në bashkëpunim me entet publike dhe shërbimet private, të ofrohen rreth 170 shërbime me tarifa të reduktuara ose pa pagesë.

?Kur ka vullnet dhe dëshirë për të zgjidhur problematika të mbartura ndër vite, ka gjithmonë një rrugëdalje, një mënyrë për t?i bërë gjërat. Ajo që ishte një habi e jashtëzakonshme është se sa shumë është përqafuar karta studentore nga sipërmarrjet dhe kompanitë private në qytetin e Tiranës. Madje, sot kemi mbërritur në një situatë ku kemi 70 shërbime publike dhe rreth 100 shërbime private. Kemi më shumë shërbime private se sa publike, diçka që nuk e kishim menduar, por sa bukur që përfundoi kështu?, deklaroi ai.

Studentët e universiteteve publike të Tiranës prej datës 27 Maj 2019 kanë nisur të pajisen me kartën studentore, falë së cilës përfitojnë shërbime falas ose me kosto të reduktuar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga