LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bojë sepjesh, ose një mistifikim i pafajshëm letrar

20 Shtator 2019, 12:34, Blog CNA

Nga Edion Petriti

« Ana vriste mendjen se pse dorëshkrimet, letrat e dashurisë që i dërgonte Çimi, vinin era peshk. Në atë kohë, ajo pak e dinte, ? në mos nuk fare, ? se në vendin e bekuar ku komunizmi ndërtohej vërtet, nuk kishte shirita të zinj për makina shkrimi, ndaj dhe shumë vetë përdornin bojën e sepies për t?u dhënë ngjyrë? ? (nga romani im i ri, që sapo ka dalë nga shtypi). »

Nuk e di se përse dreqin, ? një ditë më parë ? më shkrepi t?u punoja një rreng të vogël shumë prej miqve që kam në platformën time sociale, Facebook. Gjithçka nisi me një paragraf të shkruar në celular, në autobusin e linjës, mbi një çift me emrin Ana dhe Çimi (sa banale!); ky i fundit autor i ca letrave dashurie, me shije të dyshimtë letrare dhe që vinin era peshk, për faktin se djalka ynë shpresëmirë reliktet e veta në lëmë të letërsisë i shkruante në makinë shkrimi dhe për mungesë shiritash të zinj, u jepte atyre ngjyrë duke përdorur bojën e sepjeve. Shtoji kësaj edhe një kopertinë fiktive të cilën e punova me aplikacionin «Canva». Libri mëtonte se ishte botuar në Tiranë, më 2019 dhe mbante titullin e lavdishëm «Ngazëllime të komunizmit». Autori isha po unë, Edión Petriti, dora vetë!

Gjithçka nisi të bëhej e sikletshme kur nisa të merrja urimet e para nga miq të mirë, mendimet dhe ndjenjat e afeksionit të të cilëve i doja dhe i çmoja? nisa të ndihesha pak si keq. Shumë veta e bashkëndanë (i bënë « share »), diçka edhe më e çuditshme; madje, një i afërmi im në Gjermani u ofrua ta blinte në Amazon.com, gjithmonë nëse kishte dalë nga shtypi dhe mund të blihej. Më premtonte t?i bënte reklamë në të gjitha qarqet shqiptare të emigrantëve të atjeshëm; në këtë mënyrë do kisha mundësi të hiqja edhe një pjesë të shpenzimeve të librit. Dihet? intelektualët dhe paratë këtu në vendin tim nuk para shkojnë mirë bashkë (veç në mos qofsh një intelektual i përkëdhelur i listave me tituj letrarë të ndonjë ministrie arsimi).

Një miku im më këshilloi ta vazhdoja lojën; në fund të fundit edhe po të dilte në shesh, do diskutohej për nja tri ditë dhe më pas, do harrohej dhe pikë! Madje, faqe botës shpallte : Nëse ma lejon një këshillë, si lexues i parë i librit dhe që e kam ndjekur hap pas hapi, do të lutesha të mos bëje gabimin e shumë të rinjve, dhe te mos e botoje menjëherë. Libri ka lëndë të rrëfyer me stil dhe qasje origjinale. Ka ende hapësirë për përpunim. Sidomos, periudha pas vdekjes së diktatorit e veçanërisht personazhi i shoqes «A».

Për fat të keq, e gjithë çështja nuk mbaroi me kaq; nisa të merrja mesazhe të ethshme nga një mësues gjeografie i shkollës së mesme, i cili betohej, duke cituar listën e shtëpisë, se e kishte lexuar librin me një frymë dhe i kishte pëlqyer jashtë mase; do ishte mirë vetëm që mbyllja (eh, ajo e shkretë mbyllje!) të ishte pak më e arrirë. U ndjeva vërtet i prekur në sedër! E përse libri im ? i paqenë, meqë ra fjala! ? duhej ta paskësh pasur mbylljen më të arrirë? A thua se unë nuk arrija dot të stisja një farë «closure» për atë paçavure, siç i thonë rëndom veprës në zhargon letrar? A thua të jem edhe unë një shkrimtar mediokër, që nuk arrin të mbyllë dot një libër në dorëshkrim dhe që makinën e shkrimit e ka blerë pikërisht për prokrastinim, për ta shtyrë e për ta shtyrë shkrimin e më pas botimin e romanit të madh shqiptar të viteve ?20?

Megjithatë, e falënderova për fjalët e mira dhe i premtova t?i dërgoja një kopje, sapo të më dërgonte adresën e shkollës; thellë në shpirt shpresoja të ishte nga ato zona që nxënësit e kishin braktisur në masë, për të shkuar në Gjermani e për të mos u rikthyer më kurrë, që ta dinte edhe ai se ç?ishte hidhërimi ? në mos ai i një shkrimtari, librat e të cilit nuk e kishin mbylljen të arrirë, të paktën ai i një mësuesi të gjeografisë të shkollës së mesme, i cili i shpjegonte një klase bosh!

Tani e kuptoj përse në Shqipëri, kritika letrare nuk ekziston! Të gjithë besojnë menjëherë atë që e shohin në mediet sociale, pa e vënë në pikëpyetje! Pa e vënë në diskutim, pa e parë me sy e prekur me dorë (parimi i shën Thomait) një vepër të paqenë, e cila e sheh dritën aty për aty, për të vdekur menjëherë më pas, po në mediet sociale! Imagjino? në çdo cep rruge, në çdo kryqëzim, nga një autor të inatosur, ? ç?po them? të xhindosur, furi e tërbuar ? dhe kritikë të pafajshëm që bëjnë shëtitje, pa e ditur se ku po shkojnë (a thua se vetë Krishti t?i kish porositur të shkonin mes lexuesve si « qengja në mes të ujqërve! »). Eh, « punë e rôndë », do thoshte një hoxhë kosovar mjaft popullor i ditëve tona! Kësaj ia kam pasur gjithmonë frikën!

Lajmet e fundit nga