Connect with Us

Bënë “kërdinë” në shtëpitë e korçarëve/ E pësojnë keq tre të rinjtë

Kronika

Bënë “kërdinë” në shtëpitë e korçarëve/ E pësojnë keq tre të rinjtë

Publikuar

-

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona, të cilët dyshohet se në në 10 banesa kanë vjedhur biçikleta, vegla pune dhe sasi lekësh.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 biçikleta, ndërsa në pranga kanë rënë shtetasit: S.Sh, 18 vjeç, banues në Pogradec, R.Sh, 16 vjeç, banues në Korçë dhe D.H, 16 vjeç, banues në Korçë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Biçikleta”.

Operacioni i zhvilluar, për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave.

Vodhën në 10 banesa, biçikleta, vegla pune dhe sasi lekësh, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si autorë të dyshuar të këtyre ngjarjeve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 10 biçikleta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura muajin e fundit, në qytetin e Korçës, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si edhe krijimin e një ambjenti sa më të sigurt për komunitetin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Biçikleta”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: S.Sh, 18 vjeç, banues në Pogradec, R.Sh, 16 vjeç, banues në Korçë dhe D.H, 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet të jenë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 26.08.2019, në lagjen nr.4, shtetasi J.B,, ka konstatuar në kompaninë ku punon, mungesën e disa veglave të ndryshme te punes.

Më datë 02.09.2019, në lagjen nr.12, janë vjedhur 2 biçikleta në oborrin e banesës, së shtetasit P.S, 48 vjeç.

Më datë 04.09.2019, në lagjen nr.11, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit K.P, 30 vjeç.

Më datë 06.09.2019, në lagjen nr.17, janë vjedhur 1 lap top dhe 1 vegël pune në banesën e shtetasit V.Z, 60 vjeç.

Më datë 07.09.2019, në lagjen nr.3, është vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetasit I.M, 53 vjeç.

Më datë 10.09.2019, në lagjen nr.18, janë vjedhur 2 biçikleta, në një ambjent në përdorim të shtetasit M.R, 37 vjeç.

Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.1, është vjedhur 1 biçikletë në banesën e shtetasit I.N, 52 vjeç.

Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në banesën e shtetasit K.K, 50 vjeç.

Më datë 18.09.2019, në lagjen nr.3, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit M.P, 29 vjeç.

Më datë 18.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në hyrje të banesës së shtetasit R.F, 37 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, u gjetën dhe sekuestruan 10 biçikleta të cilat pasi u vodhën nga autorët, janë shitur në qytetet e Korçës dhe Pogradecit.

Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkpunim, më shumë se njëherë” parashikuar nga neni 134/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Prokuroria administron akt eskpertimin e ADN, përputhet me Redjan Rrajën

Publikuar

-

Nga

Prokuroria ka siguruar prova të reja për Redjan Rrajën, i arrestuar pas atentatit ndaj makinës së Prokurorit Arjan Ndoja.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BË, se duke iu referuar burimeve nga organi i akuzës, mëson se Prokuroria ka administruar akt ekspertimin e ADN për Rrajën.

Po sipas të njëjtave burime, Lala tha se ADN e përftuar në kampionet e marra në tri sende në makinë janë të perputhshme me atë të Redjan Rrajës.

Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dorëhiqet gjyqtarja e Apelit në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja e Gjykatës së  Apelit në Shkodër, Marina Rraboshta, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Mësohet se dorëheqja ka disa ditë që është paraqitur pranë KLGJ-së, por ende nuk është pranuar.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar gjyqtaren Rraboshta për të marrë vendimin e dorëheqjes, por nuk dihet edhe pse KLGJ nuk e ka pranuar këtë kërkesë.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kapën me heroinë/ Pranga dy vëllezërve në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Dy vellezër kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohën për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet E. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç.

Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën me vete, 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Operacionales në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, te sheshi “Gensher”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen në doza të lëndës narkotike, doza me lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, 4 aparate celular dhe një automjet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE