Connect with Us

Andi Përmeti takime të rëndësishme me përfaqësuesit e DASH/ Çfarë u diskutua

Politikë

Andi Përmeti takime të rëndësishme me përfaqësuesit e DASH/ Çfarë u diskutua

Publikuar

-

Andi Përmeti takime të rëndësishme me përfaqësuesit e DASH/ Çfarë u diskutua

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në qendër të diktutimeve ka qenë dhe mënyrat se si shteti Amerikan fut në listën e sanksionëve ndërkombëtarët, përsonat dhe kompanitë e përfshira në pastrim parash.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Përmeti, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se gjatë takimit me Paul Aher, në Departamentin e Thesarit të Shtetit Amerikan, ka diskutuar mes të tjerash dhe rreth numrit të lartë të personave politik dhe publik në Ballkan që janë pjesë e ndalimit të hyrjes në SHBA.

Postimi i plotë

Takim me Paul Ahern ne Departamentin e Thesarit te Shtetit Amerikan. Diskutuam per menyrat se si Shteti Amerikan fut ne listen e sanksione nderkombetare (ndalimit te hyrjes ne U.S.A.) personat dhe kompanite e perfshira ne korrupsion dhe pastrim parash. Interesante ishte diskutimi rreth numrit te larte te personave politik dhe publik ne Ballkan qe jane pjese e ndalimit te hyrjes ne U.S.A./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta e kallëzoi penalisht/ Dvorani: Akuzat, të mbështetura mbi të vërteta dhe të pavërteta

Publikuar

-

Nga

Kreu i KED-së, Ardian Dvorani ka reaguar pas kallëzimit penal që është bërë ndaj tij nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për  shpërdorim të detyrës shtetërore.

Në një intervistë për studion e “Top Talk”, Dvorani është shprehur se kallëzimi penal i Metës ndaj tij është një akuzë e mbështetur mbi të vërteta dhe të pavërteta.

“Ka interes publik që njerëzit ta dinë se çfarë mendoj unë, por sidoqoftë çfardo që të them, unë jam i akuzuari kështu që nuk është e besueshme.

LEXO EDHE:  Lufta kundër korrupsionit/ Prezenca e OSBE-së organizon vizitë studimore në Austri për autoritetet shqiptare 

Unë si funksionar publik, nuk dua të shpjegohem për këtë çështje gjerë e gjatë në media, por përballë organit të akuzës, Prokuroria. Kallëzimi penal i Metës ndaj meje është një akuzë e mbështetur mbi të vërteta dhe të pavërteta.

Ajo që mund të them unë, të cilën e kam thënë publikisht edhe me shkrim është se akuza e Mëtës që s’kam zbatuar  parashikimet e Kushtetutës është e gabuar”, është shprehur Dvorani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Mblidhet të premten Komisioni Hetimor

Publikuar

-

Nga

Ditën e premte pritet të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Mbledhja do të zhvillohet më 22 nëntor në orën 11:00 dhe dhe në rendin e ditës  do të ketë administrimin e opinionit paraprak dhe final të ardhur nga Komisioni i Venecias dhe njoftimi i informacionit të ardhur nga Presidenti i Republikës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja mes presidentit dhe mazhorancës/ Spaho: Kreu i KED të bëhet shembull

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka folur lidhur me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket përplasjeve mes Presidencës dhe mazhorancës, Spaho u shpreh se Meta është në drejtën e tij.  Ai shton se është momenti që me shkeljet e kryera, kreu i KED të bëhet shembull.

“Nuk kemi qëndruar indiferent, madje e kemi shprehur qëndrimin tonë. Presidenti është në të drejtën e tij për qëndrimin që po mban. Të gjitha arsyetimet që dëgjojmë janë vetëm për të mbuluar objektivat e mazhorancës për të kapur këtë institucion. Nuk njoh ndonjë jurist që të thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën kur analizohen veprimet e tij për plotësimin e Kushtetueses. Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të bëhet shembull dhe t’i tregojnë të gjithëve se ligji dhe Kushtetuta janë një për të gjithë dhe duhen respektuar”, tha Spaho, i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2.

LEXO TE PLOTE