Connect with Us

Agron Gjekmarkaj: Vendimi ndaj Tahirit vë në dyshim Reformën në Drejtësi

Opinione

Agron Gjekmarkaj: Vendimi ndaj Tahirit vë në dyshim Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Analisti politik Agron Gjekmarkaj ka qenë pjesë e rubrikës “Opinion”, në TV “News 24”, ku vendimi ndaj ish- Ministrit të Brendshëm, i dhenë dje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Renda, ka qenë në fokus.

Duke folur për dënimin e Saimir Tahirit, Gjekmarkaj vlerësoi se dënimi i tij ishte i pritshëm, kurse ka zbuloi ksuh e ka mbrojtur gjithmonë “krahun e tij të djathtë”.

“Ky ishte një vendim i pritshëm. Rama e ka mbrojtur. Ambasada amerikane tregon se ato ishin orë negociatash dhe jo orë për të marrë vendimin. Reforma në drejtësi, tanimë, vihet në dyshim. Vendimi ishte qesharak për akuza që kanë qenë të rënda. I vendosën njollën e të fajshmit, por deklaratat e tij ishin si triumf. Tahiri mbrëmë ka trembur vendimmarrësit. Është një histori banale dhe qesharake e tregon sesa tragjike është gjendja në Shqipëri. Gjykatësit ishin nën frikë, sepse nuk e kanë kaluar ende vettingun, artikuloi analisti Gjekmarkaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Edison Ypi/ Budallai i bukur

Publikuar

-

Nga

Të veshur, të mbathur, të larë, të krehur, me muhabete të thjeshta dhe të rrafshëta deri në neveri, pa asnjë vullnet për të bërë diçka të dobishme, budallenjt tanë të bukur çfaqen kudo si tulla të njëllojta që sapo kanë dalë nga fabrika.

Budallenj të bukur kemi pasur edhe më parë. Por ishin të pazararshëm, shihnin punën e vet, budallallëkun e vet. Koha kur njerëzia thoshin, “sa budallenj të bukur ka bota, le ti kemi dhe ne tanët”, iku. Sot që budallenjtë e bukur janë shtuar si hordhia e karkalecave mbi fushën me grurë, duket çudi si ndodhi që kemi më tepër budallenj të bukur se budallenj të pabukur.

Me pamje të jashtëme të studiuar para pasqyrës, qasje nazelie ndaj interesimeve komunitare, budallai ynë i bukur duket si një kërmill i mbështjellë në guackë plot jargë budallallëku.

Budallai ynë i bukur s’ka haber nga puna, lodhja, sakrifica, frymëzimi, ndjeshmëria, dashuria.
Budallai ynë i bukur s’ka muhabet tjetër veçse Euro, aeroplana, orare, pizza, bileta, spagheti, receta, restorante, dreka, darka, pasarela, plazhe, udhëtime nëpër vende ekzotike të huaja.

Tashmë budallenjtë tanë të bukur i kanë zënë pothuaj të gjitha fërngjitë e politikës, zyrat e ndryshme, Shoqërinë Civile, mediat, ku budallenjtë tanë të bukur bëjnë hatanë me lëvizje gjymtyrësh, kostume të errëta, kravata me ngjyra, ora të shtrenjta, dhe natyrisht budallallëk të pafundëm.

LEXO EDHE:  12 zyrtarë të Tahirit në prokurori për abuzime me tenderat, shpërdoruan 600 mijë euro

LEXO EDHE:  Video- Reforma në Drejtësi/ Prezantohen organet e reja të Vettingut

Budallai ynë i bukur është një tyç i azhornuar, një antikonformist që mposht me llafe mullinjtë e erës, një revolucionar i asgjësë, progresist hipokrit, modern i përvjellur.
Palestra, masazhi, plazhi, vrapi, kqyrja e datave të skadimit mbi kutitë e ushqimeve të ambalazhuara, celulari, kompjuteri, rrjetat sociale, janë shokët e pandarë të budallait tonë të bukur.

Autostradat, aeroportet, tunelet, urat, alumini, Interneti, birra, pijet freskuese, për budallain tonë të bukur nuk janë shpikur dhe nuk janë ndërtuar kurrë. Ato aty kanë qënë në jetë të jetëve në pritje të budallait tonë të bukur për t’ja kollajsuar jetën.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Edison Ypi/ Mos cito

Publikuar

-

Nga

S’ka gjë që e zbulon mjerimin intelektual më tepër se citimet.
Ti që shkruan në gazetë e në revistë, që flet në televizion, që mban fjalime, llomotit në kafene, e s’lë rast pa cituar mendimtarët e shquar, filozofët, shkrimtarët, ekonomistët, politikanët, ideologët;
Mos cito !
Mos cito se na e kalle datën.
Citimi është i panevojshëm për ty vetë dhe i refuzueshëm për gjithë të tjerët. Lere se ç’kan thënë të tjerët. Secili thotë të vetën. Thuaj tënden dhe mos cito.
Citatet, maksimat, kuotat, ekzistojnë, janë zbavitëse, madje dhe të vlefëshme, se gjallërojnë dhe pasurojnë mendjen, por nuk janë për tu kopjuar nga kopjacët dhe përsëritur nga papagallët.
Përdori dijet, leximet, përvojat, për të pasuruar veten që të kesh çfar të thuash vetë ti dhe të mos citosh të tjerët.
Cituesi është një vemje që shkon me shpresën e marrë se po citoi do citohet.
Padurimi për të cituar është shpallje e mungesës së kreativitetit, ngushtësisë së mendjes, pakuptueshmërisë së botës. Citon më shpesh ai që është më i varfër në ide, më bosh në stil, më shterp në fantazi, më i paaftë në improvizim, dhe në përgjithësi më i paturpshëm dhe më budalla.
Le që citojnë, por nuk citojnë çfarë duhet cituar.
Për shembull Konica ka thënë edhe këtë që nuk e citon asnjë citues;
“Shqiptari i afrohet aq tepër zjarrit të dashurisë për Shqipërinë, sa djeg veten”.
Ose shprehja e Çajupit; “Po ta zuri rrota bishtin, lere ta këpusi, se pa bisht njeriu jeton, por pa rrotë nuk ka ku shkon”. Që as këtë nuk e zë njeri me gojë dhe padrejtësisht është lënë në harresë.
Një shembull tjetër është citati cinik i Nolit të madh që duket si i menduar enkas për cituesin tonë dembel e parazit;
“Nuk është kurrë as herët as vonë për shqiptarin që s’bën asnjë punë”.
Ka dhe të tjera citate të lëna në harresë.
Citati monumental i Shekspirit për shembull; “Mos lëviz, aty ku dëshiron të ndodhesh, je !”.
“Mjerë ai lider që tregon vazhdimisht të njëjtën përrallë” ka thënë Kisingeri i pavdekshëm për liderët që nuk e ndryshojnë avazin për të mbajtur me gajret miletin.
Ka një thënie madhështore Ahmet Zogu para se të vdiste; “Vrava si gjithë mbretërit ca kokrra që e kishin hak. Ama në vrasje nuk implikova shtetin”.
Tolstoi; “Në krye të funeralit ata që do lotojnë më tepër do jenë ata që do të vrasin”.
“Të afërmit, miqtë, familiarët, të urrejnë. Të largëtit të duan”. As për këtë citat kaq të bukur të filozofit pesimist Shopenhauer s’kujtohet asnjeri.
Nuk mund të lihet pa u cituar Montaneli i madh; “Gjëja më e vlefshme që mund të bëni me gazetat, është të fshini bythën”.
Mos cito !
Budallallëku yt, pordhacllëku yt, deliri yt, shpifja jote, intriga jote, janë shumë më të dobishme se sa citimi yt.
Vështirë është të improvizosh. Të citosh është kollaj. Unë, për shembull, citimet e mësipërme i sajova. Pse të mos i sajoja përderisa ata që citojnë e kanë katandisur lexuesin t’i besojë gjithçkaje që pretendon të jetë citim.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Aeroporti i Vlorës mundësi e madhe jo vetëm për zhvillimin e transportit ajror, por edhe atë rajonal

Publikuar

-

Nga

*Inxhinier Altin Vrapi

 

– Kam shkruar dhe më parë për mundësitë që krijohen me zhvillimin e projektit për Aeroportin e Vlorës. Në këtë shkrim do të shtjelloj disa të dhëna, mbi bazën e të cilave, arsyetimi na çon në idenë e rëndësisë së zhvillimit të këtij projekti.

Nga studimi i të dhënave të viteve të fundit, të marra në një nga destinacionet më të popullura të një kompanie “Low Cost” rezultoi se:

Numri i pasagjerëve që udhëtonin për qëllime pune ishte 23 %,

Numri i psagjerëve që udhëtonin për pushime ishte 37,6%,

Ndërsa numri i pasagjerëve që vizitonin familiarët apo të afërmit e tyre ishte 39,4%.

Pasagjerëve iu bë pyetja se cilën kompani ajrore do të zgjidhnin për të fluturuar. Në pjesën më të madhe ata iu përgjigjën se dëshironin atë me çmimin më të lirë. Pra, lehtësisht vërejmë se pjesa më e madhe e pasagjerëve përthithet nga opertorët “Low Cost”.

Në ditët e sotme ka edhe një kategori tjetër udhëtarësh, të cilët bëjnë vizita të shkurtra në qytete turistike siç është Vlora, por edhe në të gjitha qytetet që shtrihen në segmentin Vlorë – Sarandë.

Nisur nga sa paraqita më sipër, Aeroporti i Vlorës, do të tërhiqte më së shumti kategorinë e fluturimeve “Low Cost”, që zgjidhet nga operatorët, për shkak të tarifave më të ulëta të shërbimeve aeroportuale. Ky shpjegim tregon se dhe infrastruktura aeroportuale e Aeroportit të Vlorës duhet t’i përshatet më së shumti këtij lloj operimi, duke ulur shpenzimet në “shërbimet terminal” apo edhe në shërbimet e tjera, duke sjellë kështu uljen e kostove të operimit për opertorët “Low Cost”. Kjo do t’i bënte ata më të interesuar për të operuar nga ky aeroport.

Për ta nxitur këtë ide po paraqes disa të dhëna të tjera shumë ineresante që janë tregues i qartë i ndikimit të fluturimeve “Low Cost” nga Aeroporti Vlorës. Nga nxitja që iu bë fluturimeve “Low Cost” në Irlandë, vend me një popullsi prej afërsisht 5 milion banorë, dhe me tri aeroporte, që operojnë fluturime ndërkombëtare, GDP pati një rritje në vlerën 7.9%, që përbën një nga shifrat më të larta në Evropë dhe të krahasueshme me rritjen e vendeve aziatike, pra shihet se operime të tilla, nëse do të nxiten dhe do të arrijnë të përthithen, do të sjellin një ndikim të madh në ekonominë e vendit tonë, e në veçanti për  rajonin e Vlorësw,

LEXO EDHE:  “Nuk keni parë gjë akoma”/ Rikthimi i Tahirit turbullon ujërat në PS

LEXO EDHE:  Çështja Tahiri/ Artan Hoxha shuplakë Prokurorisë

Ndikimi do të ishte shumë i madh në turizëm dhe tregti, duke sjellë kështu rritjen e punësimit, prandaj që tani duhet të parashikohet që kjo zonë të trajtohet si një zonë turistike për gjatë gjithë vitit, duke promovuar aktivitete kuturore apo sportive, por edhe traditat e zonës. Po kështu, sipërmarrësit që trajtojnë mallrat e tyre nga porti i Vlorës, do ta kishin shumë më të përshatshëm udhëtimin e tyre më shpejt përmes aeroportit. Pra, është mëse e kuptueshme se projekti i aeroportit të Vlorës realizon dy trekëndëshat kryesorë, që do të çojnë pa dyshim në rritje ekonomike. Ato janë: “Trekëndëshi i Zhvillimit”; Turizëm – Transport – Tregti dhe “Trekëndëshi i Zhvillimit të Transportit”; Transport Detar – Transport Ajror – Transport Tokësor (përfshirë dhe atë hekurudhor), gjë do të sillte rritje në volumin tregtar dhe në lëvizjen e pasgjerëve.

Nga ana tjetër duhet të mbajmë parasysh faktin se operatorët ajrorë, që përdorin tarifa më të larta, për shkak dhe të shërbimeve më të plota, zotërojnë afërsisht 20% të numrit të total të pasagjerëve, por sjellin rreth 45% të të ardhurave në transportin ajror. Ky fakt ka rëndësi shumë të madhe për të kuptuar se nuk duhet të lihen jashtë vëmendjes këta operatorë, pasi nuk ka rëndësi vetëm volumi, por edhe vlera e tij.

Aeroportet për nga natyra përfaqësojnë një sipërmarrje komplekse, pasi ofrojnë shërbime të ndryshme. Ato janë një infrastrukturë intermodale e transportit të pasagjerëve. Në këtë kontekst, klientët kryesorë të sipërmarrjeve aeroportuale janë pasagjerët dhe operatorët ajrorë. Ata kanë ndikim në operimet aeroportuale, shërbimet aeroportuale që afrohen si dhe në shërbimet terminal. Bazuar në këtë koncept, si dhe në parashikimet për fazën e parë dhjetë vjeçare të operimeve, me 500 mijë deri 750 mijë pasagjerë, investimi duhet të ketë karakter “minimalist” për terminalin dhe të përqendrohet me shumë në infrastrukturën tjetër aeroportuale dhe mirëmbajtjen. Operimet në vitet në vazhdim do të përcaktojnë nevojën e zgjerimit të terminalit. Një gjë e tillë është bërë me shumë sukses në projektin e zhvillimit të aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit. Sugjerimi im do të ishte që, nevoja për zgjerim e terminalit të vinte si një nevojë e zhvillimit të kësaj sipërmarrjeje dhe të mos përbënte një detyrim për qeverinë Shqiptare.

*Master i Shkencave

LEXO TE PLOTE