LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A parapëlqejnë vërtet gratë të martohen me burra të pasur, sesa me ata simpatikë?

20 Shtator 2019, 09:08, Blog CNA
A parapëlqejnë vërtet gratë të martohen me burra

Një nga gjetjet më interesante në psikologjinë evolucionare, është dukuria që burrat dhe gratë ndryshojnë në karakteristikat që preferojnë tek bashkëshortët e tyre të mundshëm. Studim pas studimi, psikologët konstatojnë vazhdimisht se burrat preferojnë të shohin anën financiare, ndërsa gratë të vlerësojnë pamjen e jashtme.

Shpjegimi standard nga psikologjia evolucionare, njihet si teoria evolucionare e preferencave, dhe shpjegohet pa e shumë kështu:Burrat kërkojnë gra të shëndetshme, pjellore, të cilat do të rrisin pasardhës me cilësi të lartë. Meqë pjelloria tek gratë ndodh në adoleshencën e vonë, dhe arrin kulmin në mesin e të njëzetave, burrat preferojnë t?i kenë bashkëshortet në atë moshë kur të martohen.

Për më tepër, tiparet e bukurisë femërore – si raporti i përmasave trupore, lëkura e pastër dhe flokët joshëse – janë të gjitha shenja të shëndetit të mirë. Ndaj është e natyrshme që burrat t?i konsiderojnë tërheqëse këto elementë. Në të kundërt sipas teorisë, gratë janë në një lloj disavantazhi natyror, kur bëhet fjalë për qasjen ndaj burimeve financiare.

Ato janë fizikisht më të dobëta se sa burrat, dhe karriera e tyre ndërpritet nga shtatzënia dhe rritja e fëmijëve. Pra gratë janë të varura nga burrat për sigurimin e jetesës së tyre dhe fëmijëve të tyre. Dhe kjo është arsyeja, pse ato vlerësojnë burimet financare, për sa i përket një partneri të mundshëm.

Kjo qasje i ka rënjët në zhvillimin evolucionar. Njerëzit modernë u shfaqën rreth 200.000 vjet më parë. Ata jetuan si gjahtarë dhe mbledhës, në grupe prej rreth 100 vetësh. Pikërisht atëhere, do të shfaqej ndonjë model sjelljeje apo njohjeje unike e njeriut. Dhe kjo është arsyeja pse shkencëtarët e quajnë atë mjedis të përshtatjes evolucionare.

Rreth 10.000 vjet më parë, njerëzit kaluan në bujqësi. Dhe aftësia për të prodhuar ushqim me bollëk, shkaktoi lindjen e qytetërimeve dhe zgjerimin e shpejtë të teknologjisë, duke çuar deri tek shoqëritë moderne industriale ku jetojmë sot. Ndërkohë, njësia themelore shoqërore kaloi nga grupi tek familja.

Në ato kushte, duhej të ekzistonin edhe rregulla të qarta se kush kishte në pronësi çfarë, dhe kush e trashëgonte atë. Ardhja e bujqësisë, përkoi me kohën kur gratë u nënshtruan nga burrat. Në shoqëritë gjahtar-grumbulluese, gratë kishin një nivel të lartë prestigji, pasi siguronin shumicën e ushqimit për grupin.

Meqë ato ishin grumbulluese, në fund të ditës sillnin disa lloj ushqimesh bimore, rrënjë, manaferra, kokrra drithi, zarzavate. Ndërkohë, burrat ktheheshin shpesh duar bosh në shtëpi nga gjuetia e kafshëve të egra. Pra, është e qartë se gratë nuk vareshin nga burrat për mbijetesë.

Dhe kjo do të thotë, se nuk duhet të kishte ndonjë preferencë evolucionare femërore ndaj burrave që sigurojnë të ardhura, mbi ato me një pamje më simpatike. Për më tepër, çdo gjë që ishte e mbrojtur nga toka ishte e ndarë me grupin, dhe kështu nuk kishte asnjë dallim midis burrave të pasur dhe burrave të varfër.

Si një alternative ndaj teorisë së evolucionit të preferencave, psikologët Ekis Egli dhe Uendi Ud propozuan 2 dekada më parë teorinë e rolit social, për të shpjeguar ndryshimet e vëzhguara tek dy gjinitë mbi preferencat ndaj bashkëshortëve. Sipas kësaj të fundit, preferenca e grave ndaj meshkujve të pasur ndaj atyre simpatikë, është më tepër një përgjigje ndaj organizimit aktual shoqëror, sesa një produkt i së kaluarës sonë evolucionare.

Me kalimin tek bujqësia, pati një zhvendosje në rolet që burrat dhe gratë luanin në shoqëri. Punimi i tokës dhe mbarështimi i kafshëve, kërkonin një forcë të madhe fizike. Ndaj roli i grave u transferua në punët shtëpiake si kujdesi për fëmijët, gatimi, pastrimi apo edhe artizanetet si endja.

Dhe për shkak se gratë nuk mund të siguronin më ushqim për veten e tyre, ato u detyruan të varen nga burimet financiare të burrit të tyre. Për më tepër, vetëm nën epokën e bujqësisë, filluam të shohim shtresëzimin e shoqërisë në të pasur dhe të varfër. Dhe sapo lindën qytetërimet komplekse, më të pasurit nuk e punonin vetë tokën.

Ata ishin zakonisht pronarë tokash, tregtarë, burokratë dhe klerikë, profesione që nuk kërkonin ndonjë sforco të madhe fizike. Kësisoj gratë u detyruan të zgjidhnin midis një burri të pashëm duke mbetur të varfëra, ose një burri mediokër dhe të jetonin në rehati.

Në fund të shekullit XX, gratë bënë përpjekje të mëdha për të rivendosur barazinë gjinore, që e kishin humbur me ardhjen e bujqësisë. Kështu, teoria e rolit shoqëror parashikon që preferencat e grave për bashkëshortët e tyre, duhet të zhvendoset drejt burimeve financiare, deri në masën që ato të mos varen më nga burrat. Ndërkohë në kulturat ku gratë kanë më shumë liri ekonomike dhe politike, ato i kushtojnë më pak rëndësi financave të një burri, dhe më shumë rëndësi pamjes së tij të jashtme./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga