LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

22 shtatori “Dita pa Makina”/ Ja si devijohet qarkullimi në Tiranë

20 Shtator 2019, 19:50, Sociale CNA
22 shtatori “Dita pa Makina”/ Ja si devijohet qarkullimi në

E diela e 22 shtatorit, është dita pa makina, për shkak të javës e ?Javës Europiane të Lëvizshmërisë?, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.

Edhe në Tiranë do zhvillohen një sërë aktivitetesh, ndërkohë që Policia Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit.

Masat e marra parashikojnë:

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve si më poshtë:

Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? dhe sheshi ?Nënë Tereza? datë 20.09.2019 nga ora 10:30 deri në orën 11:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

Në rrugët ?Ibrahim Rrugova?, ?Lek Dukagjini? dhe ?Papa Gjon Pali II?.

Mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës ?Sami Frashëri? me urën e rrugës ?Elbasanit?.

Linja ?Tirana e Re?, ?Kopshti Zoologjik? do të devijohen te sheshi ?Ëilson? ura e Drejtorisë së Policisë.

Linja ?Kristali? do të devijohet te sheshi ?Ëilson? dhe Stacioni Trenit.

Linja ?Kinostudio- Kombinat?, do të devijohet tek Sheshi ?Medresesë?, si dhe përballë kishës Ortodokse.

Linja ?Kashar? do të devijohet te ?Kafe Flora?, Kisha Ortodokse.

Linja ?Megatek? dhe ?Institut? do të devijohen te ?Kafe Flora?

Linja ?Qyteti Studenti?, ?Jordan Misja?, ?Sauk?, dhe ?Sanatorium? do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.

Linja ?Mihal Grameno? do të devijohet te ura pranë rrugës ?Elbasanit?.

Linja ?Materniteti i Ri? do të devijohet te ura pranë rrugës ?Elbasanit? dhe Kishës Ortodokse.

Linja ?Sharra? do të devijohet te Stacioni Trenit si dhe përballë Kishës Ortodokse në rrugën e ?Kavajës?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga