LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në Qytetin Studenti/ Digjet një banesë

19 Shtator 2019, 13:46, Kronika CNA
Zjarr në Qytetin Studenti/ Digjet një banesë

Një banesë private është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë Poligonit në Qytet Studenti.

Fillimisht zjarri mësohet se ka përfshirë disa barishte dhe shkurre te Poligoni, ndërsa më pas i favorizuar edhe nga era e fortë është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një banesë.

Banorët me mjete rrethanore, por edhe zjarrfikësja po vijojnë luftën me flakët për të shuar zjarrin./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga