LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen detajet/ Rilindja i jep biznes kryetarit të Republikës së re

19 Shtator 2019, 13:49, Aktualitet CNA
Zbulohen detajet/ Rilindja i jep biznes kryetarit të Republikës

Bashkëpunimi i Rilindjes me Republikën e re është një fakt i vjetër dhe i pakontestueshëm, megjithëse Lulzim basha përpiqet që të gënjejë, të bëjë protesta apo gjoja të bëjë si i revoltuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Faktet flasin vetë. dhe për këtë ka dy detaje. Bizneset e kunatit të tij, ku është edhe bashkëshortja e tij, gjatë viteve të qeverisjes së Rilindjes kanë shtuar xhirot, sikurse është raportuar nga CNA.al.

Gjithashtu Lulzim Basha fitoi një gjyq shpejt e shpejt me shtetin shqiptar, ndërkohë që kanë qënë me dhjetëra familje shqiptare që presin gjyqeve. Prandaj këtu janë edhe akuzat më të forta ndaj tij.

Por, sikurse thotë edhe një shprehje e urtë popullore ?shikon rrushi-rrushin dhe piqet?.

Në Korçë, mesa duket miqësia e vjetër Peleshi-Filo-Mano, pra treshes që drejton Korçën, ku përfshihet edhe kryetari i Republikës së re për degën lokale, Andrea Mano vazhdon dhe thellon bashkëpunimin. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Nuk mund ta linin shokun e tyre, ish-bashkëortakun e tyre në biznese, kreun e Republikës së re pa punë.

Prandaj mesa duket Andrea Manos, kreut lokal të PD-së, i është dhuruar një biznes.

Çfarë ka ndodhur dhe ku, lind pyetja?

Në Korçë, në një ambient mjaft tërheqës i cili është një investim disa miliona euro i qeverisë shqiptare, që në fakt është për t?u përshëndetur, Qyteti i Nxënësve dhe parku sportiv i qytetit. Një investim kolosal ku pritet të ketë një frymë tjetër dhe një trajtim ndryshe i fëmijëve dhe të rinjve në Korçë.

Por, çfarë ka ndodhur?

Bashkia e Korçës ka zhvilluar një garë të hapur për hapjen e një ambienti biznesi brenda këtij qyteti nxënësish, ku fitues shpallet një kompani nga Tirana dhe kompania në fjalë e cila ka fituar garën, ditët e fundit ka çuar përfaqësuesin e saj.

Ai është Andrea Mano, kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, një nga benjaminët e Lulit, i cili nuk mund të ishte ndryshe. Ashtu siç bashkëpunon shefi i tij me Edi Ramën, ashtu do të bashkëpunojë edhe Andrea Mano me ish-shokët e tij të fëmijërisë.

Tashmë kreu i Republikës së re nuk do të jetë më i papunë, megjithëse është marrë shpesh me biznese të tjera dhe ka marrë biznese nga Rilindja dhe  socialistët në pushtet, aktiviteteve të tij i shtohet edhe një ambient biznesi brenda Qytetit të Nxënësve, në pronësi të Bashkisë Korçë, i administruar nga një biznes privat. Pra, i dhënë me qera nga Bashkia.

Atë biznes mund ta fitonte kushdo, por përtej asaj çfarë ka ndodhur vërtetë, fakti është fakt. Në biznesin e vetëm që do të ketë Qytetit i Nxënësve, menaxhimi i saj do të jetë nga kreu i PD-së lokale. Nuk mund të ndodhë ndryshe. Rilindja nuk mund të lërë pa punë kreun e PD-së në Korçë. Por, gjithësesi Andrea Mani, nuk u bë kurrë biznesmen, deri te kafeja mbeti./ CNA.al

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës/ I fundit u hap 6 ditë më parë

Lajmet e fundit nga