LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vonesa në favor të Tahirit”/ Ngjela: Do të ketë konflikt të brendshëm

19 Shtator 2019, 18:39, Politikë CNA
“Vonesa në favor të Tahirit”/ Ngjela: Do të

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se vonesa për dhënien e vendimit nga Gjykata për Krimet e Rënda është në favor të ish ministrit, Saimir Tahiri.

?Vonesa është në favor të Tahirit. Do të jetë ndarë Gjykata. Ose vendosin ta japin që sot vendimin e arsyetueshëm, ose kanë marrë vendimin dhe po e arsyetojnë. Do të ketë konflikt të brendshëm në Gjykatë. Ata e kishin provë të fortë fikjen e radarëve, në kuptimin e provave indirekte. Të shohim sa do t?i arsyetojë Gjykata me pafajësi apo fajësi?, u shpreh Ngjela në studion e lajmeve në RTV “Ora”.

Prej më shumë se katër  orësh, treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, është ?kyçur? në dhomën e konsultimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë vendimin për Saimir Tahirin./CNA.al

Lajmet e fundit nga