Connect with Us

Vendimi për Tahirin/ Reagon Basha: Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur

Politikë

Vendimi për Tahirin/ Reagon Basha: Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur

Publikuar

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar menjehërë pas vendimit të gjykatës për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Basha e ka quajtur të turpshëm vendimin e gjykatës dhe sipas tij  Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Tahirin.

“Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.

Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Basha ka shitur PD-në, nuk punoi kurrë për interesat e vendit

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë. Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët”, shkruan Basha në reagimin e tij./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kaosi në Kadastrën e Vlorës/ Braçe vizitë “blic”

Publikuar

-

Nga

Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, zv.kryeministri Erion Braçe ka zhvilluar një vizitë “blic” në një nga Kadastrat më problematike në vend, atë të Vlorës.

Pas kaosit të krijuar në këtë Kadastër ku ka pasur dorëheqje të njëpasnjëshme të drejtuesve, Braçe ka shkuar vetë në Vlorë dhe ka qëndruar rreth 30 minuta në këtë institucion.

Kadastra e Vlorës ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se brenda një muaji janë dorëhequr tre drejtorë, për shkak të një vendimi të Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Bashës/ Rama dhe Tahiri po bëjnë marrëveshje

LEXO EDHE:  Video-Basha braktiset në takimin për Qeverinë tranzitore

Pas dorëheqjes së ‘bordit’, konkretisht të drejtoreshës së këtij institucioni, Elona Hodaj dhe zv/drejtorit, Krenar Xhemali, Kadastra e Vlorës funksionon me drejtues të komanduar. Hodaj dhe Xhemali dhanë dorëheqjen më 8 tetor dhe shkak është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.  Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u vendosën 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kur “demokrati” Fahri Balliu, i thurte lavde xhaxhit Enver

Publikuar

-

Nga

memet me pikante

Ish-gazetari i Zërit të Popullit, i akuzuar shpesh si spiun, Fahri Balliu, edhe pse i thurte lavde dhe i servilosej diktatorit Enver Hoxha, nuk u bë dot kurrë “komunist”. Ndoshta komunizmin e kishte në shpirt, por në parti nuk u pranua.

Edhe pse mik për kokë me Hekuran Isain, Fahri Balliu nuk mundi të bëhej pjesë e Partisë Komuniste, pavarësisht përpjekjeve të mëdha që bëri.

                 Ramiz Alia, Fahri Balliu

Fahri Balliu ishte një shërbëtor i paepur i komunizmit, por në parti nuk pranoheshin ata persona të cilët kishin spiunuar apo kishin qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Pra, komunistët kurrsesi nuk mund të ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, apo komunist nuk bëheshe dot në rast se ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në fakt, shumë e akuzojnë si spiun dhe i thonë edhe një pseudonim, dikush “këndezi” e dikush ndonjë pseudonim tjetër, por Fahri Balliu nuk e ka hapur ende dosjen e tij dhe si person publik duhet ta hapë me çdo kusht këtë dosje.

Fahri Balliu ishte mjaft i afërt dhe mik i ngushtë me Hekuran Isain, mik edhe me Ramiz Alinë, por nuk u pranua kurrë si komunist, ndërsa lavdet ndaj “xhaxhit Enver”, nuk i ka kursyer ndonjëherë.

Më poshtë sjellim një pjesë teksti të një reportazhi botuar në atë kohë në gazetën “Zëri i Popullit”, me autor Fahri Balliu”.

LEXO EDHE:  Aleati e thotë copë/ Basha gati të ulet në tryezë me Ramën

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Bashës/ Rama dhe Tahiri po bëjnë marrëveshje

“Në mirakë të Polisit takohemi me Myftar Hoxhën. Është ai xha Myftari që priste e përcillte në vitet e luftës Shtabin e Përgjithshëm dhe shokun Enver Hoxha. .

Unë kam fëmijë, nipër e mbesa sa çkanë gurë themelet e shtëpisë, na thotë ai gjithë gaz. Kjo koha e sotme, koha e Partisë, fëmijët i rri, ka një copë përditë.

Ata të raitë rraf ti baj ma të mirë se na të vjetrit.

Fëmija ka mundim në të rritmet, por sot nuk i rri vetëm nana e baba, sot ka një nanë më të madhe që ua rrit jetën edhe nanave e baballarëve, Partia or cun. Shof jeten teme une, shof jeten e cunave e gocave, të nipërve e mbesave. E pyes njenen nga ato, Lirinë, Kush të do më shumë moj Lirkë. Xhaxhi Enveri thotë ajo. E pra vetëm 5 vjeçe është…”-është një pjesë e tekstit të shkruar nga ish-gazetari i Zërit të Popullit, Fahri Balliu.

Por, edhe pse Fahri Balliu nuk u pranua kurrë në Parti, sot i biri përfaqëson opozitën, përfaqëson antikomunizmin, dhe gjithçka falë “zemërgjerësisë”, së Lulzim Bashës.

Fahriu Balliu që i thurte lavde Enverit, sot ka deleguar të birin në Republikën e re të Lulit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ironizon Ristani: Rama si Nastradini

Publikuar

-

Nga

Nga studio e “Real Story”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe njëkohësisht ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani, teksa fliste për Reformën Zgjedhore, ka theksuar rëndësinë e saj duke u shprehur se ajo është e rëndësishme jo vetëm për demokracinë në vend, por po ashtu sepse ndikon edhe në reforma të tjera sikurse ajo në Drejtësi, e cila sipas tij tashmë është deformuar.

Sipas ish-kreut të KQZ-së, Rama iu ka bërë thirrje ndaj policëve që të votojnë partinë në pushtet, duke vënë kështu partinë mbi Shqipërinë.

“Deri tani ka vullnet të keq për të bërë me dashje gjëra të këqija. Sot e tutje duhen bërë gjëra të mira me vullnet të mirë. Më 2009 kam pasur fatin që të jem në krye të KQZ, duke marrë vlerësim maksimal nga ana e organizatave ndërkombëtare. Nastradinin e pyetën në një fshat pse nuk ranë kambana në fshatin e tyre. Nastradini tha se kambanat në fshat nuk ranë në radhë të parë se nuk ka kambana.

LEXO EDHE:  Kastriot Islami sulmon ministrin Tahiri: I papërgjegjshëm dhe mashtrues si Rama

LEXO EDHE:  Aleati e thotë copë/ Basha gati të ulet në tryezë me Ramën

Dhe në këtë rast është si historia e kambanës. Po nuk pati vullnet politik, është e kotë të flasim për të tjerat. Na duhet që të kemi edhe sistem që na jep qeverisje stabël, por edhe të kemi demokraci të brendshme.

Ne nuk flasim vetëm për reformën zgjedhore, por për një sërë reformash. Dalim deri te reforma në drejtësi, që ka problemet  e saj. Në rast se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka institucione gjyqësore, atëherë pse po flasim. Del kryeministri dhe thotë se policët duhet të votojnë për PS pas punës. Del se partia na qenka mbi partinë dhe derisa është ky realitet kot flasim për të tjerat.”, ka thënë ndër të tjera Ristani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE