LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi për Saimir Tahirin/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

19 Shtator 2019, 14:05, Politikë CNA
Vendimi për Saimir Tahirin/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka folur për atë çka pritet të ndodhë sot me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Hoxhës, vendimi që do të marrë trupi gjykues nuk është i lehtë, sepse është cështje gjyqësore e jashtëzakonshme, është bërë një vendim i cili pritet me shumë këshëri dhe është bërë i vështirë, sepse duket se sot do të ndahet një epokë.

?Duket se do të kalojmë nga pandëshkueshmëria në ndëshkueshmëri dhe kjo është motoja e lëvizjes së opozitës dhe në rast se do të kemi një dënim, nuk ka rëndësi masa, për opozitën do të ishte ndëshkim për shumicën e majtë dhe kryeministrin dhe nëse nuk do të kemi dënim, opozita do të ketë mundësi të sulmojë Ramën.

Vendimi i sotëm është vetëm shkalla e parë, por ky gjykim bëhet mbi bazën e provave dhe jo mbi bazën e asaj që është bërë dhe aluduar.  Vendimi i sotëm është mbi prova dhe jo mbi cfarë ndodhi në Shqipëri në 2016. Treshja e gjyqtarëve sot te Krimet e Rënda nuk do të vendosë për cfarë ndodhi në Shqipëri në 2016, por mbi provat e prokurorisë” tha Hoxha i ftuar në emisionin ’45 Minuta’ në Report Tv./CNA.al

Lajmet e fundit nga