Connect with Us

“U paguan 300 mijë euro”/ Artan Hoxha zbulon se kush e vrau Santiago Malkon

Kronika

“U paguan 300 mijë euro”/ Artan Hoxha zbulon se kush e vrau Santiago Malkon

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja për porositësit dhe autorët e vrasjes së  ish policit Santiago Malkos në Tiranë në fund të muajit gusht.

I ftuar në Report Tv, Hoxha tha se për atentatin rezulton se u paguan 300 mijë euro, ndërsa zbuloi se në atentat kanë qenë ekzekutorët në vete dhe ndihmësit, pjesa e grupit organizator për ti ndihmuar që të mos dështonin.

“Santiago Malko është përfshirë në shumë episode. Vrasja e tij krijoi një problem të ri në Tiranë, kemi hyrë në një fazë të re, është vetëm fillimi i një serie ngjarjesh. Kjo duhet të jetë cështja primare, pasi paralajmëron një seri ngjarjes, që uroj mos të ketë pasoja te njerëzit e pafajshëm.

Në rastin konkret. Deri tani rezulton të jetë vrasje me pagesë. Tetë muaj para, agjencitë ishin në dijeni duke vendosur shpërblim për vendndodhjen e tij. Në prill, në 7 apo 8 prill kapet një grup para se të ekzekutonte një person, objektiv ishte Santiago Malko, atëherë u kap një BMW seria 7 me targa ruse.

Ky grup që u bë zhurmë u lirua në një kohë të shkurtër. Nuk e di si prokurorët hodhën poshtë provat. U pagua një çerek milioni euro që ai grup të ishte në rrugë. Pas 5 muajsh kemi vrasjen e Santiago Malkos. Në vijim do të nxjerrim edhe videot e dinamikës si u vra. Janë tre makina në vendin e ngjarjes. Një atentat që ka 8-10 persona. Autorët operuan me tre mjete. Kjo do të thotë se goditja e Malkos ishte prioritet, për atentatin rezulton se u paguan 300 mijë euro, vrasësit dyshohet se janë nga Vlora dhe dyshohet se morën pjesë në vrasjen e Edison Harizajt dhe të njëjtët që goditën Ferdinand Llanajn në Vlorë. Pra kemi porositët dhe ekzekutorët.

LEXO EDHE:  Përfundon Asambleja e NATO-s në Tiranë/ Miratohet unanimisht një deklaratë

Në atentat kanë qenë ekzekutorët në vete dhe ndihmësit, pjesa e grupit organizator për ti ndihmuar që të mos dështonin. Santiago Malko duhet të ekzekutohej” tha ai./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bllokimi i tragetit me mbetje të rrezikshme/ Drejtoria Detare sqaron aksionin: Ishte penalizuar disa herë

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bllokuar anijen, e cila u ndalua një ditë më parë në Portin e Vlorës duke transportuar mbetje të rrezikshme, ndërsa u vunë në pranga 6 perosna.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu.

Ndreu bën të ditur se nga inspektimi i kryer është konstatuar se dokumentacionin e anijes “S.T. Damian”, rezultoi se mallrat që kishte në bord nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin, teksa janë marrë edhe deklarimet e kapitenit dhe oficerëve të anijes.

“Grupi i inspektimit i përbërë nga inspektorët e Kontrollit Shtetëror Portual bën inspektimin e detajuar të gjithë procedurës së këtyre mallrave dhe morën dhe deklarimin e kapitenit dhe të oficerëve të anijes. Në dokumentacionin e saj rezultoi që këto mallra nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin. Në këto kushte ne kemi bërë bllokimin e anijes deri në vendimin përfundimtar të organeve të specializuara dhe vlerësimin e materialeve të rrezikshme”, u shpreh Ndreu.

Sipas tij anija në fjalë ka shkelur disa prej Konventave Ndërkombëtare teksa sqaron se kjo kompani ka qenë në vëzhgim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme Detare pasi është konstatuar edhe herë të tjera për vepra të kundra ligjshme detare, madje ka pasur dhe penalzime ndaj saj.

LEXO EDHE:  Ja pseudonimet/Kapter Andrea Stefani, Çiftelia, Notari, Këndez dhe Vinçierët, ish-sigurimsat e medias

LEXO EDHE:  “Po ti a je hajdut xhepash?”, sherri Salianji-Vangjeli

Kjo anije dhe kjo kompani ka qenë problematike edhe më parë. Ne kemi marrë gjithmonë masa dhe e kemi mbajtur në vëzhgim dhe monitorim për shkeljet që ka kryer, por ky rast është shumë i rëndë, pasi transporti i këtyre mbetjeve krijon një precedent shumë të rrezikshëm për shëndetin edhe të pasagjerëve që udhëtojnë me këtë anije, por edhe të vendeve ku ato groposen. Pas vlerësimit të situatës dhe inspektimit të detajuar nga kontrolli shtetëror portual ne ditën e nesërme do të bëjmë dhe njoftimin e shtetit të flamurit, pasi kjo është një anije me flamur të huaj dhe si anije me flamur të huaj ajo ka disa të drejta dhe disa detyrime në shtetet në të cilat operon”, sqaroi drejtori Ndreu.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Iu shisnin kokainë klientëve të prostitutave/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Nga

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet M.E., 34 vjeç, me banim në Torino, dhe G.E., 37 vjeç, po ashtu me vendbanim në Torino.

Të dy shisnin kokainë në Via Pietro Cossa, kryesisht për klientët e prostitutave që kalonin nëpër trotuaret midis Piazza Massaua dhe Via Pietro Cossa, shkruajnë mediat italiane.

Dy shqiptarët u dërguan në burgun “Lorusso e Cutugno” dhe u vendosën në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap duke transportuar lëndë narkotike/ Policia jep detaje nga arrestimi i doganierit

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e doganierit në Qafë Botë pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve kryesisht në fushën e narkotikëve, ditën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, bazuar edhe në analizën e rriskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar automjetin tip “Toyota” ku dyshohej se mund të transportonte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjet është konstatuar në pjesën e bagazhit një vend i posaçëm ku ishin fshehur pako me lënde narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar 34.55 kilogramë e dyshuar si e llojit canabis sativa.

Gjithashtu, në kontroll e sipër në automjetin e 35-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip TT model 54′.
Në vendngjarje kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, shtetasit A.I., 35 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganier në pikën doganore “Tre Urat” Përmet

LEXO EDHE:  Investimi për një apartament/ Çfarë po ndodh me tregun e qirasë në Tiranë?

LEXO EDHE:  Befason Artan Hoxha: Të gjithë i dinë bazat e grupeve kriminale të Elbasanit

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

LEXO TE PLOTE