LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre skandalet që nuk i fsheh dot Sonila Qato

19 Shtator 2019, 10:36, Politikë CNA
Tre skandalet që nuk i fsheh dot Sonila Qato

Prej janarit të vitit 2019, pas shkarkimit të Afrim Qendros, ish-ministrja për Sipërmarrjen, Sonila Qato është emëruar si drejtore e përgjithshme e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Por, ndërkohë që ende nuk është bërë një vit nga marrja e drejtimit të ARRSH-së, Sonila Qato është përfshirë në jo pak skandale. Ditët e fundit në media është raportuar në lidhje me disa tendera që ngrenë dyshime të forta për Qaton. (Lexo këtu)

Ndërsa, një ditë më parë CNA.al ka raportuar sesi drejtoresha e ARRSH-së, se prej muajit prill, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve nuk paguhen nga ARRSH, duke penalizuar kështu projektin më të rëndësishëm të Bankës Botërore në vendin tonë, i cili mbi të gjitha synon rritjen e sigurisë rrugore, për shmangien e aksidenteve. (lexo këtu)

Por, përtej këtyre, CNA.al sjell sot dhe tre raste të tjera, tre skandale prej të cilave nuk shpëton dot Sonila Qato.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se vetëm në institucionin qendror të ARRSH-së janë shkarkuar 60% e punonjësve. Janë shkarkuar njerëz me përvojë të gjatë dhe janë punësuar në pozicionet me kyçe njerez pa asnjë përvojë të ngjashme!

Po ashtu, të njëjtat burime theksojnë se nëndrejtoresha dhe drejtorja e projekteve eshte gjeologe dhe jo inxhiniere ndërtimi, siç e kërkon ligji.

Dhe skandali i tretë që drejton gishtin drejt Sonila Qatos është fakti se sektori i kolaudimit dhe cilësisë që ka përgjegjësi marrjen në dorëzim të punëve të përfunduara nga kontraktorët drejtohet sot nga një arkitekt. Një arkitekt 27 vjeçar pa asnjë eksperience të ngjashme më parë dhe në kundërshtim me kerkesat e autoritetit për këtë pozicion!

Janë këto tre skandale, që gishtin e akuzës e drejtojnë pikërisht ndaj Drejtoreshës së Autoritetet Rrugor Shqiptar, e cila duhet të mbajë përgjegjësi për këto që po ndodhin në këtë institucion dhe prokuroria duhet të thellojë hetimet për abuzimet në ARRSH./ CNA.al

Skandali me tenderat/ Drejt shkarkimit Drejtoresha e rrugëve

Tre tenderat që akuzojnë Sonila Qaton

Skandali i ARRSH/ Bllokon pagesat për mirëmbajtjen e rrugëve

Thellohet skandali/ â??Gjoka Constructionâ? padit drejtoreshën e ARRSH

Firma “Gjoka” akuzon Drejtoreshën e ARRSH-së për “komplot”

Lajmet e fundit nga