Connect with Us

“Tahiri po shantazhon”/ Çfarë zbulon Besnik Mustafaj

Politikë

“Tahiri po shantazhon”/ Çfarë zbulon Besnik Mustafaj

Publikuar

-

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, teksa ka komentuar çështjen e Saimir Tahirit tha se qetësia e tij tregon se ky i fundit ka diçka që po e përdor si shantazh.

Sipas Mustafaj, Tahiri ka regjistrime të ndryshme dhe nuk është çudi që mund ta bëjë shantazh, pasi ka qenë ministër i Brendshëm.

“Se kam në natyrë të komentoj vendimet e Gjykatës por do them se ky është vendim i rëndësishme, pasi ka të bëjë për herë të parë me një politikan të nivelit të lartë, siç është Tahiri. Është e rëndësishme për imazhin e vendit, besueshmërinë, por edhe për atë çka është në qendër të vëmendjes, reforma në drejtësi. Në këtë rast duhet të jetë një vendim i drejtë në përputhej me provat që ka dhe fajësinë e tij. Një vendim i padrejtë do ta diskreditonte (Tahirin).

LEXO EDHE:  Tahiri: Kallëzimi ndaj meje i paprecedentë, kam treguar të vërtetën për gjyqtarin Aliaj

Ka shumë rrezik që të jetë një vendim më i rëndë nga çfarë meriton, pasi duhet bërë shembull. Siç ka rrezik që mund të jetë më i letë, nga çka meriton pasi nuk mund të përjashtohet dhe fakti se nga pas Tahiri ka mbështetje politike.

Legjenda urbane se Tahiri ka regjistrime të ndryshme, nuk është çudi që mund ta bëjë (të beje shantazh), pasi ka qenë ministër i Brendshëm. Se di çfarë mjetesh shantazhesh ka Tahiri, por e ka shtuar sigurinë në vete. Diku e ka një bazë kjo siguri në rritje”, tha Mustafaj në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News 24’/CNA.al

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Nga

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Ish-shefi i antidrogës: Pse po hesht policia për arrestimin e kushëririt të ministrit?

LEXO EDHE:  Aksidenti në Durrës/ Sadri Abazi refuzoi të dorëzonte dokumentat, telefonoi Tahirin

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qrnë pjesë e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë.

Kryemadhi tha se ky fakt, e ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptarë do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme“, u shpreh Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ Mustafaj: Lojë me shumë pretekste pozitë-opozitë

LEXO EDHE:  Ruçi takoi Tahirin para se t'i jepte 24 orë kohë për mbrojtje / Çfarë u fol ?!

Studimi i fëmijëve të çiftit Meta në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë shpesh shkak që mazhoranca të lëshojë akuza ndaj tyre, për shkak se stili i jetës së zonjës Kryemadhi, nuk përputhet me mënyrën se si ajo bën opozitë dhe faktin se LSI ka qenë në qeveri dy vite më parë, madje ka patur një zëvendësministër Arsimi.
Tashmë, Kryemadhi duket se është penduar tej mase për këto dështime, që kanë bërë që edhe fëmijët e saj të nisen drejt Anglisë dhe ajo ta vuajë shumë këtë fakt.

LEXO TE PLOTE