LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tahiri i vetëm në betejë/ Minxhozi: “Treshja e gjyqtarëve në presion”

19 Shtator 2019, 19:48, Politikë CNA
Tahiri i vetëm në betejë/ Minxhozi: “Treshja e

Treshja e gjyqtarëve që do të japë vendimin për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, është në një situatë të vështirë.? Kështu u shpreh analisti i njohur Skënder Minxhozi në emisionin ?Real Story? në ?News 24?.

Sipas Minxhozit, gjyqtarët në njëfarë mënyre kanë presion, pasi çdo lloj vendimi që të marrin, do të ketë reagime.

 ?Këtë çështje e shoh të lidhur me integrimin. Ata gjyqtarë po vendosin në një kontekst të Shqipërisë, kur është afër reforma në drejtësi. Unë besoj se ndërkombëtaret e kanë shitur kolektivisht Tahirit.

Saimir Tahiri ka sot valencë politike zero. Tahiri sot vlen zero, ai bën betejë personale e vetmitare në një sens. Elementët janë që vendimi po bëhet nën presion. Unë mendoj se ata gjyqtarë që janë aty për vendimin nuk janë të lumtur, sepse e dinë se çdo vendim do prodhonte reagim?, tha Minxhozi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga