Connect with Us

Tabaku dhe Bylykbashi takim me përfaqësuesit e Venecias/ Akuza të forta Ramës

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi takim me përfaqësuesit e Venecias/ Akuza të forta Ramës

Publikuar

-

Dy ish-deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias.

Mësohet se në fokus të këtij takimi ishte çështja e pronave në Shqipëri.

Në një prononcim për mediat, pas takimit, ish-deputetja Tabaku vuri thekson tek problematikat me të cilat përballet Shqipëria.

Tabaku tha se prona dhe politikat e qeverisë Rama kanë përkeqësuar gjendjen.

“Sapo përfunduam një takim me Komisionin e Venecias, të cilët kanë ardhur për të bërë një analizë për pronat në Shqipëri. Ne patëm mundësi të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me pronat  që nga viti 2013.  Diskutuam gjerësisht dekretin e presidentit për kadastrën. Shpalosëm çdo gjë që ka ndodhur me pronën private dhe atë publike. Çështja e pronave është vënë në fokus si një ndër kriteret që duhen respektuar për çeljen  e negociatave. Të drejtën e pronës nuk e merr askush, as Edi Rama”-u shpreh Tabaku.

LEXO EDHE:  Përse aleatët nuk mund ta shantazhojnë Bashën, për LSI-në?

Ndërsa ish-deputeti Bylykbashi nuk i ka kursyer ktitikat në drejtim të kryeministrit Rama.

Sipas tij, kreu i qeverisë ka bllokuar procesin e kthimiti të pronave tek ish-pronarët.

“Shpjeguam themelin e mekanizmin djallëzor që ka futur Rama në raport me të drejtën e pronarëve për të marrë të drejtën e tyre. Rama ka vënë një mekanizëm me të cilën ka rishpronësuar sërish pronarët. Ky proces bllokoi kthimin e pronave. Ka një qëllim të vetëm, që të marrë këto prona e tua japë oligarkëve për të zhvilluar interesin e tyre, sikur të ishte interes publik. Interesi publik Bëmë të qartë që fikja dhe eliminimi i Gjykatëse Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve që shtë i qëllimshëm, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në Gjykatë Kushtetuese. Këto ligje që shkojnë në dëm të pronarëve, PD do t’i zhbëjë”-tha ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi më keq se ’97!”/ Juristi e thotë hapur: Meta nuk mund të vendosë ekulibrat

Publikuar

-

Nga

Juristi Jordan Daci, teksa ka komentuar situatën politke në vend, u shpreh se kriza ka agravuar deri në këtë pikë për shkak mungesës të një arbitri, në këtë rast të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Meta sot nuk ka asnjë mekanizëm kushtetues për të vendosur ekuilibrat, sado të mundohet

“Nuk dëmtoi të bërit shtet, prandaj e mori veten shumë shpejt. Më keq se 1997. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, nuk kemi arbitër dhe të dy palët të abuzojnë me këtë gjë. Ka një qasje të marrjes së pushtetit nga njerëz me pushtetit, rastësi apo plan, mendoj se një pjesë e madhe e institucioneve janë marrë nga njerëzit në pushtet. Meta sot nuk ka asnjë mekanizëm kushtetues për të vendosur ekuilibrat. Kjo krizë, sado të mundohet presidenti, apo të bëhet një marrëveshje opozitë-mazhorancë, po nuk pati ekuilibër politik. Duhen se s’bën zgjedhje dhe ne duhet të ngremë disa çështje kushtetuese. Për çdo gjë thërrasim Venecian. S’mund të qëndrojmë në lolo të atyre që nuk flasin shqip. Për ne kush nuk flet shqip ka të drejtë”, tha Daci në “Pa Protokoll”.

LEXO EDHE:  Mbyllet seanca/ PD mbledh grupin parlamentar

LEXO EDHE:  Përse aleatët nuk mund ta shantazhojnë Bashën, për LSI-në?

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafa Nano: Ilir Meta ka dalë nga binarët kushtetues…

Publikuar

-

Nga

Në monologu e kësaj të premteje, nga studioja e emisionit “Provokacija” që drejton, Mustafa Nano është fukosur tek “grushti i shtetit” i paralajmëruar nga presidenti Ilir Meta dhe thirrja e tij për qytetarët që të protestojnë me 2 mars në mbrojtje të institucioneve.

Gjatë monologimit, Nano theksoi se nuk është në të drejtën e një Presidenti që të thërrasë një protestë të tillë dhe Meta e ka hedhurkëtë hap  nga që ka dalë nga binarët kushtetues dhe është bërë njësh vetëm me një palë. Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, duke u bërë një politikan  ekstremist i Kushtetutës dhe duke kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar.

“Për mua presidenti i Republikës ka dalë nga binarët kushtetues, në asnjë faqe apo rresht të kushtetutës presidentit nuk i njihet e drejta, apo detyrimi apo atributi për të mbrojtur apo ruajtur kushtetutën, e dyta është se presidenti është bërë njësh me njërën palë. Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, ai është bërë një politikan  ekstremist i kushtetutës dhe me këtë ai ka kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar. Ai nuk mund të jetë simbol i unitetit kombëtar duke vjellë dhe nxjerr zjarr nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër nga goja. Unë përsëris shqetësimi i tij është i drejtë por nëse zien nga ky shqetësim ai duhet të lërë presidencën ai nuk mund të bëjë opozitarin brenda presidencës. Nëse ai vendos të bëjë opozitarin brenda presidencës atëherë ai bën pis funksionin e shenjtë të presidentit. Në fakt ai e ka bërë pis gjithmonë këtë fuinksion, madje ai e ka bërë pis që në krye të herës. Nuk e di nëse ju kujtohet ai u zgjodh president dhe pati një interval kohe në dispozicion deri në në momentin që i duhej të bënte betimin si president, dhe ky interval kohe përkoi me zgjedhjet parlamentare të fundit dhe në këto zgjedhje ne pamë Ilir Metën të sapo zgjedhur si president që veshi qyrkun e kryetarit të LSI-së që nuk ishte zhveshur akoma në fakt, bëri një nga fushatta më të egra dhe luftarake që ai ka bërë në karrierën e vet politike duke kompromentuar rëndë ngjarjen e sapondodhur që kishte të bënte me zgjedhjen e tij si President”, ka monologuar moderatori Mustafa Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Rubrika “po të dëgjoj” e Lulit, hipokrizia e Bashës dhe punëtorëve që nga skamja hanin paçe kokë e pinin birra

Publikuar

-

Nga

Nga Rigels Seliman

Kjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokratin Lulzim Basha në qytetin e bukur të Elbasanit. Pak pasi dielli kishte filluar të lante vendin, Basha nuk u mendua dy herë dhe e nxitoi të merrte xhaketën, veshi këpucët dhe u nis drejt e në Elbasan.

Në këtë qyteti ai kishte shkuar me një mision, sikundër ishte takimi me qytetarët dhe dëgjimi i halleve të tyre. Këtë rrugëtim lideri demokrat e ka pagëzuar me emrin “Po të Dëgjoj”, ndërsa aktorët që iu bashkuan kësaj telenovele ishin punëtorë të thjeshtë.

Sapo Basha ra në kontakt me ta, ai i hyri LIVE në rrjetin social “Facebook”, ku përveçse dialogonte me ta, guxoi që të bënte edhe premtime, të cilat sapo të vinte në pushtet do t’i bënte realitet. Shumë bukur deri këtu. Takimet dukeshin shumë të frytshme, ndërsa Basha rrezatonte grint dhe i pyeste qytetarët për gjithçka. Në pamje të parë, edhe pse ishin punëtorë të thjeshtë, qytetarët ishin orator dhe flisnin pa droje me shefin e selisë blu, a thua se kishin vite që e njohin.

Sidoqoftë, bashkëbisedimi sa vinte e bëhej më interesant, ndërkohë që tavolinat e mejhanes që Basha kishte zgjedhur për t’u ballafaquar me hallet e popullit, ishin të mbushura plot e për plot me birra, mezeri dhe gjellë. Nuk ka asgjë të keqe, se ishte vakt dreke dhe ndoshta ata “punëtorë” të thjeshtë ishin duke konsumuar një nevojë fiziologjike.

Por përtej kësaj më rra në sy një gjë, pasi po dukej se gjithçka ishte një strategji, ku secili bënte rolin e tij, duke aktruar. Nga mesi i mejhanes një punëtor nisi të bënte një panoramë të halleve dhe shqetësimeve me të cilat përballej ai dhe familja e tij, ndërkohë që paralelisht rrëkëllente gotën e birrës dhe hante gjellë me mish. Ai i thoshte Bashës që nuk i shkohet në shtëpi, pasi nuk kishte çfarë t’ju çonte kalamajve për të ngrënë. Mirëpo, si qytetari në fjalë ishin të gjithë, teksa nga njëra anë ankoheshin dhe kërkoni nga Basha që premtimet e dhëna t’i bënte realitet sapo të shalohej në pushtet, ndërsa nga ana tjetër pa pikë turpi hani dhe pinin. Jo nuk ka asgjë të keqe të hash dhe të pish.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/Edhe vetë farsa u manipulua. Demokratët duhet të vendosin fatin e PD

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/Edhe vetë farsa u manipulua. Demokratët duhet të vendosin fatin e PD

Por kjo punë ka një moral, pasi nëse vërtet je i varfër dhe kërkon që halli të të dëgjohet, mos bëj hipokritin. Të gjithë një zëri thoshnin se nuk kishin çfarë të çonin në shtëpi, ndërkohë harronin që çdo sekondë ata ishin LIVE dhe shikoheshin. Tani njeriu ka pa dinjitet. Edhe sikur atë drekë t’ua kishte paguar Basha, por edhe sikur ta kishin paguar vetë, punëtorët në fjalë nuk duhet të bënin “viktimën” se kishin kalamajtë pa bukë, ndërkohë që vetë hanin paçe koke dhe pinin birra. Për një njeri të varfër kësisoj amvise është luks dhe s’ka shanse që të ndodhë në përditshmëri. Kështu që, boll më me hipokrizia se nuk iu shkojnë.

LEXO TE PLOTE