Policia bën “kërdinë”/ Ndalohen 1 187 persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar
Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Ha...
Një ditë pas video skandalit të transmetuar në ?Stop?, ku pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi shfaqej duke kërkuar favore seksuale nga një studente e tij në këmbim të ndihmës për të marrë provimet, drejtuesi i emisionit investigativ Saimir Kodra tregon detaje të tjera mbi këtë rast.
I ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në ?Opinion?, Kodra tha se përgjimet janë kryer në një periudhë kohore prej rreth 1 jave. Ai tha se studentja ishte instruktuar që të mos e provokonte. Kodra e cilësoi vajzën ?heroinë?.
Blendi Fevziu: Si ka ndodhur ngjarja? Është një përgjim që vjen nga studentja, apo është një përgjim që studentja pas denoncimeve e ka bërë me ndihmën tuaj?
Saimir Kodra: Është një përgjim që studentja e ka bërë me ndihmën tonë.
Blendi Fevziu: Studentja erdhi ju tha vetë që kam këtë problem?
Saimir Kodra: Po. Studentja ka pasur një debat në fund të sezonit të kaluar, në mos gabohem.
Saimir Kodra: Tek kjo pjesa që transmetove ti, i thotë vetë ky, pa interes, nuk e bëj për lekë këtë punë. Pra nëse tek kjo vajza, sepse ajo është vajzë e pashme, ashtu e ka bërë nëna, natyra, nuk mori lekët, sepse e pranon vetë, që nuk e bëj për lekë këtë pjesë. Pra pjesa e lekëve nuk është inekzistente fare në fakultete, kushedi sa raste mund të kem transmetuar unë. Tek kjo mesa duket pa këtë pjesën e bukurisë, tha kësaj nuk po i marr lekë, po ia blej unë edhe atë parfumin që do kjo pedagogia tjetër, kësaj po i kërkoj puthjet, se e çmendte.
Blendi Fevziu: Dhe ju e pajisët me mjetet tuaja përgjuese?
Saimir Kodra: Absolutisht po.
Blendi Fevziu: Për sa kohë është përgjuar?
Saimir Kodra: Kam përshtypjen në harkun e një jave janë bërë takimet, që janë bërë të gjitha. Ka qenë fundi i sezonit, deri në Korrik.
Blendi Fevziu: Vajza, siç thotë nga biseda, nuk kishte hyrë në asnjë nga provimet.
Saimir Kodra: Vajza ka disa provime, por nuk dua të jap të dhëna të sakta që të mos identifikohet kush është. Jo se e kam problem.
Blendi Fevziu: Identifikimin sot e kanë nxjerrë disa media, por unë vendosa të mos e nxjerrim, sepse nuk desha për çështje etike.
Saimir Kodra: Nuk do të doja nga unë të paktën, përballë me këtë situatë, sepse ajo është një heroinë.
Blendi Fevziu: Jeni i sigurt që nuk ka qenë kjo vajzë që dhe e ka provokuar?
Saimir Kodra: Absolutisht jo. Unë sigurisht organeve kompetente kur të vijnë të bëjnë sekuestrimin e pamjeve filmike do t?i ve material të bollshëm në dorë.
Blendi Fevziu: Keni përtej këtyre pamjeve të transmetuara?
Saimir Kodra: Kjo është esenca, sepse materialet filmike janë të gjata, janë biseda që nuk kanë asnjë farë vlerë. Në gjithë këtë histori kupton që kjo nuk e ka provokuar asnjëherë. Dhe po ta shohësh, në fakt ajo edhe mund ta kishte bërë, nëse nuk do të kishte orientimin tonë të saktë.
Blendi Fevziu: Ka qenë vajza që ka shkuar te pedagogu, apo pedagogu që e ka ftuar vajzën?
Saimir Kodra: Ka qenë ndërmjetëse një shoqe e kësaj tjetër. Sepse kjo njihej si studente atje, ka pasur një debat më parë, pastaj është lidhur me një ndërmjetëse dhe e prisnin me kafe. Po ta shohësh në fillim të videos, e prisnin? që i thotë ky më pas, ishte me ato dy të tjerat, që siç duket edhe atyre u ka mbaruar ky ndonjë punë tjetër. Pra vajza ka pasur një konsulencë të jashtëzakonshme tonën, që të mos e provokojë, mos jetë asnjë rast, nuk ia vlente barra qiranë. Unë e dija shumë mirë që do të vinte një moment pas transmetimit, do të përballesha me audiencën, me të gjitha. Nuk kisha asnjë farë interesi. Gjithë kohës i thoja ti do të ruash staturën e studentes. Domethënë nuk e di mesa sforco e ka bërë, por vajza ka ndjekur instruksionet tona.
Drejtuesi i emisionit ?Stop?, në Tv Klan, Saimir Kodra, tha se studentja e shfaqur në video skandalin me pedagogun Denis Himçi, kishte vajtur me mision t?u tregojë të gjithë pedagogëve të tillë se nuk funksionon më kështu.
?Vajza ka vajtur me misionin e plotë t?u tregojë të gjithë këtyre lloj derrave nëpër fakultete që nuk funksionon më kështu dhe të gjithë shqiptarëve që ky vend është kthyer në një gjysmëhale, o burrani ta ndryshoni ju/ata që kanë në dorë ta ndryshojnë dhe të bëjnë reforma a çfarë duhet të bëjnë. Vajza ka vajtur me misionin e qartë që si ky që mua më kërkoi afera seksuale, pra vajzës, por mund të qëllonte edhe që mund të kërkonte lekë. Ka pasur raste që edhe pa fund. Por vajza ka vajtur me misionin e qartë: nuk provokoi sepse kishte ustallarë që e këshillonin, më falni për mungesën e modestisë, që i thashë se duhet të jesh e veshur, dhe po ta shikosh videon është e veshur me xhinse dhe bluzë të trashë, edhe pse është fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut.?
Kodra tha se vajza ka vajtur për të sjellë këtu atë imazh që shikoni të gjithë dhe nuk ka aty alibi. ?Aty është një profesor, i thënshin, me varëse floriri sikur shet rroba te gabi, me një fjalor debil dhe idiot.?
?Kjo histori duhet të shërbejë si kambanë alarmi që ta presim nga këtu e mbrapa, sepse do rriten vajza të tjera, do dalin profesoresha që mund të ngacmojnë ndonjë çun, se ndodh.?/tv klan
Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Ha...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur mëngjes...
Publikohen pamjet e ndjekjes së makinës së Santiago Malkos n...
Një person ka tentuar të grabitë një dyqan në Elbasan duke g...
Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar, pasi k...
Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në ...
Një shqiptar është gjetur i djegur brenda makinës së tij në ...
Zbardhet dëshmia e taksistit i cili u arrestua ditën e djesh...
Sistemi gjyqësor po përballet me një stok prej mbi 30 mijë p...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu pri...
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe toke ...
Pas vrasjes së Santiago Malkos, kamerat e sigurisë kanë hedh...
Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ...
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka reaguar pas...
Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, veçanërisht ...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 28-vjeçari, i cil...
Një 41-vjeçar është plagosur me armë zjarri rreth orës 02:40...
Policia e Elbasanit konfirmon se ka shoqëruar në komisariat ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan....
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan k...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...