LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Saimir Tahiri mesazhe të koduara?/ Zbulon kush është “shefi i madh”

19 Shtator 2019, 09:55, Kronika CNA
Saimir Tahiri mesazhe të koduara?/ Zbulon kush është “shefi

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë mbrojtjes së tij para togave të zeza, tek Gjykata për Krimet e Rënda, ka drejtuar sërish mesazhe të koduara.

Ish-ministri ka thënë në gjyq se në kohën kur trafikantët në përgjime flasin për ?shefin e madh?, ai ka qenë në Gjermani, në një takim me Komisionerin për Zgjerim, dhe me t?u kthyer, ka shkuar në zonën e Dajtit, në një takim me Ramën dhe qeverinë.

Për këtë arsye, Tahiri ka thënë se përgjimi i Prokurorisë nuk qëndron dhe se nuk është ai ?shefi i madh?, duke pretenduar se ka qenë në takime zyrtare.

E ndërsa në disa përgjime të prokurorisë flitet për një të ashtuquajtur ?shefi i madh?, Saimir Tahiri ka thënë se ?as unë dhe as Edi Rama nuk jemi shefa të krimit, por në politikë Edi Rama është shefi im i madh?.

Në këtë proces Tahiri është i pandehur me Jaleld Celën, ndërsa për Sokol Boden, ish-drejtor i postës në Dhërmi dhe Gjergji Kohilën, ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, procesi është veçuar nga Krimet e Rënda. Seanca gjyqësore edhe sot po ndiqet nga përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Tahiri përçoi edhe disa mesazhe të koduara, që duket se janë për anëtarët e qeverisë, teksa tha ?nuk keni parë gjë akoma?, apo ?nuk ka bir??.

Ndërsa jashtë dyerve të Gjykatës, Tahiri është pritur me puthje e fjalë për t’i dhënë kurajo.

Ishin qytetarë të shumtë të cilët e kanë pritur me përqafime, mbështetës të tij, duke i thënë: Të jesh krenar. Parimi është kush punon dënohet!

Më tej, Tahiri nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, duke e pritur me heshtje vendimin ndaj tij, por ka dalë i qeshur nga ambientet e gjykatës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga