LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Saimir Tahiri “mban frymën”/ Edhe tre orë e gjysëm ankth për ish-ministrin

19 Shtator 2019, 10:31, Kronika CNA
Saimir Tahiri “mban frymën”/ Edhe tre orë e gjysëm

Na ndajnë edhe rreth tre orë e gjysëm nga vendimi final që pritet të marrë Gjykata për Krimet e Rënda, në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për tre vepra të rënda penale ?Korrupsion të zyrtarëve të lartë?, ?Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim? dhe ?Grup të strukturuar kriminal?, në kuadër të dosjes ?Habilaj?.

Sot është zhvilluar seanca e gjyqësore, dhe pasi ka përfunduar mbrojtja, Gjykata është tërhequr për të marrë vendimin.

Por, ish-ministri do duhet të ?mbajë frymën?, deri në orën 16:00, kur dhe pritet që Gjykata të dalë me vendimin final. Pra, mbeten edhe tre orë e gjysëm ankth për Saimir Tahirin.

Kujtojmë këtu se Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar ulet 1/3 e dënimit, pra që i bie 8 vite.

Nga ana tjetër, ish-ministri në seancën e një javë më parë është shprehur se ?as nuk e mendoj dënimin?.

Por, Gjithçka pritet që të vuloset sot nga togat e zeza, tek Krimet e Rënda./ CNA.al

Saimir Tahiri mesazhe të koduara?/ Zbulon kush është â??shefi i madhâ?

Lajmet e fundit nga