LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“S’ kanë këllqe të më nxjerrin fajtor”/ Tahiri flet pas vendimit: Qesharak!

19 Shtator 2019, 20:17, Politikë CNA
“S’ kanë këllqe të më nxjerrin fajtor”/

Ish ministri i Brendshëm, ka folur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Tahiri e ka quajtur qesharak vendimin e Gjykatës.

?Mesa kuptova nuk jam kriminel, gjykata më tha që nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal por megjithë ca kushërinj të mi kam shpërdoruar detyrën. As qesh, as qaj dot, por nesër po iu ftoj që të ndajmë bashkë ca mendime. Ku di unë, mu duk një gjë e tipit je i fajshëm po s? kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër, më vjen keq nuk iu përgjigjem dot më shumë. Jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë për 2 vjet. Jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal, sot gjykata thotë jo nuk e  ke bërë këtë nuk e ndihmuar në trafik droge por me aq sa kuptova meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. Zoti iu ruajt ishalla s? iu përdor njeri emrin se e hëngrët. Kjo është vetëm maja e betejës sime. Do ishte fisnike të më kishin dënuar si burrat, kështu është qesharake. Do e apeloj?, u shpreh Tahiri./CNA.al

Lajmet e fundit nga