Connect with Us

Rrëfimi i padëgjuar/ Blendi Fevziu flet për eksperiencën si pedagog, tregon anën e errët të auditoreve

Sociale

Rrëfimi i padëgjuar/ Blendi Fevziu flet për eksperiencën si pedagog, tregon anën e errët të auditoreve

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme, gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka rrëfyer edhe eksperiencën e tij si pedagog, punë nga e cila hoqi dorë që ditën e parë.

Shoesh në media dhe në rrjetet sociale denoncohen rastet e korrupsionit në universitete, por Fevziu mbrëmë ka treguar një tjetër anë të errët të medalies.

Gazetari Fevziu tha kishte pranuar me qejf kërkesën për të dhënë një lëndë në gazetari, por ditën e parë të punës nga 40 studentë që kishte grupi, ai kishte gjetur në klasë vetëm 6 veta.

Për këtë arsye, ai kishte vendosur ta braktisë këtë punë, teksa tha se nuk kishte kohë të humbiste gjithë pasditen duke u përgatitur për 6 veta.

“Se s’dua ta përmend, se nuk e kam thënë kurrë. Para rreth 15 vitesh, më thirrën tek gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër. Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë, me shumë emocion se mbaj mend pedagogët. Kur shkova, nga 40 e sa studentë që kishte grupi gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë. Tani të humb unë të gjithë pasditen, të përgatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë? E lashë po të them që atë ditë. Që atë ditë, siç e mora regjistrin, shkova dhe e lashë. Kur studenti nuk do të vijë, kisha 40 e sa për të ardhur në klasë dhe vetëm 6 veta, që ishin ulur 2 këtu e 2 atje.”-tha Fevziu./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ikën drejtori i AKU Tiranë/ Ja kush e zëvendëson

Publikuar

-

Nga

Pak ditë pas emërimit në krye të AKU, drejtuesi i ri, Robert Lili ka nisur lëvizjet e drejtuesve të këtij insitucioni edhe në rang rajonal.

Mësohet se sot është larguar nga detyra kreu i AKU-së Tiranë, Sefer Sefa. Në vend të tij është emëruar si drejtues i ri, Arbër Nuri.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po hyn në një fazë ristrukturimi dhe transformimi, me qëllim për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë ushqimore dhe dinamikës që dikton tregu 🎯. Në kuadër të këtij procesi do të kemi ndryshime edhe në radhët e drejtuesve 🔂.

LEXO EDHE:  Trishtim e lot!/Familja me 5 anëtarë në kushte ekstreme, ja rrëfimi i 57-vjeçarit

LEXO EDHE:  Helmut Kohl shkruan edhe njëherë histori

Sot është komanduar në krye të Drejtorisë Rajonale Tiranë, drejtoria ku është përqëndruar edhe numri më i madh i operatorëve të biznesit ushqimor, z.Arbër Nuri👏.

Duke falenderuar paraardhësin z.Sefer Sefa për punën e bërë deri më tani, shprehim besimin që drejtuesi i ri i AKU-së në Tiranë do të adresojë më mirë problematikat dhe punën e inspektorëve në terren🤝.

Siguria ushqimore është një çështje e përbashkët, që kërkon angazhim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në treg, si dhe përfshirjen proaktive të konsumatorëve” thuhet në njoftimin për mediat./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përndiqte kolegen/ Reagon gazetari: Nuk jam arrestuar

Publikuar

-

Nga

Gazetari Sadik Sejdinaj ka reaguar pas lajmit se u arrestua pas përndjekies së një kolege.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sejdinaj është shprehur se nuk është arrestuar dhe se shoqërimi i tij në polici ka qenë vetëm për të sqaruar detajet e këtij lajmi “fatkeq”, sikurse shprehet ai.

Reagimi

Nuk jam arrestuar. U shoqerova ne polici per te sqaruar detajet e ketij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqesishte beri hatane. U ndjeva tmerresishte keq kur koleget e mi ne polici kishin shperndar nje deklarat per mediat se jam shoqeruar ende pa me bere asnje lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qendron puna? Nuk e kam kercenuar, nuk e kam perndjekur thjesht kam komunikuar ne ëhat’s up me kolegen time dhe shoqen tuaj Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten per te bere lajmin i pari, kush me foto e kush
me emer e mbiemer. Faleminderit te gjithve!/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Helmut Kohl shkruan edhe njëherë histori

LEXO EDHE:  Trishtim e lot!/Familja me 5 anëtarë në kushte ekstreme, ja rrëfimi i 57-vjeçarit

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

CRCA/ECPAT Shqipëri: Parlamenti ka humbur oponencën për përgatitjen e ligjeve cilësore 

Publikuar

-

Nga

CRCA/ECPAT Shqipëri, nëpërmjet kësaj thirrje të hapur publike, i kërkojnë të gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë të reagojnë në mënyrë urgjente për të mos-aprovuar Projekt-Ligjin e Rinisë, i cili mbetet ende një ndër projekt-ligjet më të dobëta dhe më të varfra në historinë e parlamentarizmit.

Komisioni për Edukimin dhe Informimin Publik diskutoi dje, një pjesë të nenve të Projekt-Ligjit të Rinisë, të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa Projekt-Ligji vijon të diskutohet ende në komisionin përgjëgjës, CRCA/ECPAT Shqipëri, si e vetmja organizatë që po ndjek këtë proces, shpreh shqetësimin e saj se ky ligj kërkon të vendosë nën diktatin e Qeverisë mbi 681,548 të rinj e të reja të moshës 15-29 vjeç në Shqipëri!

Referuar neneve të Ligjit të Rinisë që po diskutohet në Kuvend, shqetësimi ynë qëndron:
• Projekt-Ligji i Rinisë po vendos një diktat absolut të Ministrisë përkatëse ndaj të gjitha organizatave rinore;
• Në nivel lokal të gjitha organizatat rinore vendosen gjithashtu nën kontrollin e plotë të kryetarëve të Bashkive;• Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka rekomanduar disa zgjidhje dhe përmirësime pozitive në tekstin rishikues të ligjit, theksojmë se ky ligj lë shumë vend për abuzime politike dhe nuk zgjidh problemet e të rinjve në Shqipëri;
• Ligji nuk adreson aspak një prej çështjeve më të prekshme që po përjeton Shqipëria vitet e fundit, atë të ikjes së trurit dhe forcës punëtore më aktive, rininë;
• Në Ligjin e Rinisë nuk përcaktohet në asnjë moment buxheti për rininë si në nivel lokal dhe atë qëndror;
• Mungojnë një sërë elementësh mjaft të rëndësishëm ndihmues për fuqizimin e rinisë në Shqipëri si Sektori i rinisë pranë çdo Bashkie, Qendrat Rinore, Komisioneri për të Drejtat e të Rinjve, koncepti i punonjësit të rinisë si dhe çfarë është puna me rininë dhe ku konsiston ajo.

LEXO EDHE:  4 herë ministër, 5 herë deputet/Deputeti i PD tregon çfarë do bëjë në vijim

LEXO EDHE:  Historia e shtëpisë që përçau familjen Makri/ Për çfarë akuzohet Eni Çobani

Ky Ligj ju mohon gjithashtu të drejtën për rreth 255,689 studentë dhe nxënës të arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri, për të patur shërbimet rinore.
CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkon sot publikisht Parlamenti të Shqipërisë dhe të gjithë deputetëve të saj, të mos miratojnë këtë nismë ligjore, e cila shkel haptazi të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

CRCA/ECPAT Shqipëri, do të kontaktojnë në mënyrë urgjente delegacionin e BE-së, Ambasadën Amerikane në Shqipëri dhe çdo përfaqësi tjetër diplomatike në vend, për t’i shprehur shqetësimin e tyre për tendencën e vazhdueshme për të shkelur të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE