Connect with Us

Pse fëmijët bëhen bullistë të pamëshirshëm në shkollë

Blog

Pse fëmijët bëhen bullistë të pamëshirshëm në shkollë

Publikuar

-

Nga Kelly Oakes “BBC”

* Kur Rubi Jangz, u veçua nga të tjerët dhe u ngacmua nga një bullist në moshën 10-vjeçare, në vitin e fundit të shkollës fillore, ajo u ndje e izoluar dhe e hutuar. Sapo ishte transferruar me familjen e saj nga Anglia në Uells, dhe fëmijët po e ngacmonin për theksin e saj në të folur. Më pas nisën të tallen me pamjen e saj.

“Dukej sikur asgjë nuk kishte kuptim për mua. Isha në një vend të ri, nuk njihja askënd, askush nuk më pëlqente, dhe nuk e di arsyen pse”- thotë ajo. Jangz thekson se ngacmimet e pamëshirshme, që vazhduan edhe në shkollën e mesme, patën një efekt negativ në të gjitha aspektet e jetës së saj.

Ajo nisi të pijë cigare në përpjekje për të përballuar stresin. Sot është 46-vjeçe, dhe vetëm vitin e kaluar është vetëdijësuar deri në fund, mbi efektin që pati bullizmi mbi të. “Ndjehesha sikur askush nuk më pëlqente”- shprehet ajo. Përvoja e saj nënvizon një të vërtetë të dhimbshme. Fëmijët, pavarësisht pafajësisë dhe mungesës së përvojës së tyre, mund të jenë disa nga ngacmuesit më të këqij. Veprimet e tyre, ndoshta më pak të kufizuara nga normat shoqërore që ne mësojmë në jetën e mëvonshme, mund të jenë të pamëshirshme, të dhunshme dhe tronditëse.

Dhe ato mund të kenë ndikim gjatë gjithë jetës, për viktimat që bien pre e bullizmit. Po çfarë e nxit një fëmijë të bëhet një bullist?

Për shumë kohë, në literaturën shkencore mendohej se ekzistonte vetëm një lloj ngacmimi:një fëmijë shumë agresiv, me probleme të vetëvlerësimit, që mund të vinte nga një familje e dhunshme, thotë Doroti Espëllejxh, profesore e edukimit në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Por kjo pikëpamje sot po ndryshon. Përkufizimi i bullizmit sotëm, kuptohet si një formë agresioni midis individëve ose grupeve, që kanë nivele të ndryshme pushteti. Ndoshta ky përkufizim nuk arrin të rrokë ndikimin e tmerrshëm, që mund të ketë tek viktimat, apo ose arsyet e ndërlikuara, se pse njerëzit bëhen bulistë. Por një element kryesor, është ndryshimi në raportet e pushtetit.

“Mund të ndodhë që ju të më ngacmoni, dhe jeni popullor në shkolllë, ndërsa unë nuk jam. Dhe është dallimi në pushtetin që kemi, ai që ma vështirëson mbrojtjen”- thotë Espëllejxh. Ndërsa dhuna në familje dhe agresioni midis vëllezërve dhe motrave, janë ende faktorë rreziku për fëmijët që të bëhen bulliistë, ajo nuk është arsyeja e vetme, shton studiuesja.

Fëmijët që rriten në një familje të dhunshme, por shkojnë në shkollë që ka një program kundër bullizmit dhe një atmosferë mbështetëse, nuk do të bëhen detyrimisht bullistë. Përveç agresorit të hapur, ezkziston një tjetër lloj bullisti më “makiavelian”. Fëmijët që hyjnë në këtë kategori, kanë tendencë të kenë aftësi më të mira sociale. Ata janë shpesh karizmatikë dhe pëlqehen nga mësuesit.

Pra janë larg stereotipit të bullistit të “egër”. Pra këta fëmijë mund të aktivizojnë dhe ç’aktivizojnë ngacmimin e tyre, në varësi të nevojave që kanë. “Bullistët dominantë, synojnë të jenë udhëheqës të turmës. Dhe mënyra se si e arrijnë këtë, është duke i shtyrë fëmijët e tjerë poshtë hierarkisë ku janë vetë”- mendon ajo.

Hulumtime të tjera, mbështesin idenë se bullizmi ka të bëjë shpesh më shumë sesa me vetë ngacmimin. Në një studim me fëmijët në Itali dhe Spanjë, nxënësit morën pjesë në një situatë të imporvizuar, ku ata duhet të mendonin mbi një situatë bullizmi, nga pikëpamja e bullistit.

Studiuesit u dhanë fëmijëve edhe një pyetësor tjetër, për t’i kategorizuar bashkëmoshatarët si bullistë, viktimë apo asnjëanës. Ata që u kategorizuan si bullistë nga bashkëmoshatarët e tyre, kishin më shumë të ngjarë të reagonin ndaj incidentit hipotetik me deklarata që përqendroheshin tek ata vetë:”Do të ndihesha mirë, pasi do kisha vëmendjen e fëmijëve të tjerë!”. Apo deklarata që tregonin mungesë empatie:”Nuk ndjehem fajtor, pasi nuk mendoj mbi atë ngjarje”, dhe “Do të ndihesha indiferent, sepse viktima nuk vuan”.

LEXO EDHE:  Fëmijët e David Beckham nuk kanë fletore, vizatojnë mbi babin! (Foto)

Ndërkohë, bullizmi ka marrë vitet e fundit forma të reja. Një tipar i zakonshëm i tij siç përcaktohej më herët nga akademikët, është se agresioni ndaj viktimës përsëritet. Por bota në internet po e mjegullon këtë përkufizim, për shkak të ndikimit të mundshëm që mund të ketë edhe vetëm një rast sulmi në internet.

“A ka nevojë që agresioni të ndodhë më shumë se një herë, kur keni postuar diçka që shihet nga 1 milionë njerëz? Me siguri që jo”- thotë Espëllejxh. Në fakt, ekziston një shrirjeve e dallimeve midis ngacmimit në shkollë dhe sulmit në internet, saqë disa studiues argumentojnë se ato po bëhen e njëjta gjë, sidomos tani që fëmijët i kanë shpesh celularët e tyre me vete në klasë.

“Në studimin tim, zbulova se në shumë raste, bullistët nëpër shkolla e vazhdojnë ngacmimin në internet”-thotë Kalli Cani-Pepelasi, pedagoge e psikologjisë investigative në Universitetin e Hadërsfilldit në Britani. “Ata mund të jenë ulur pranë njëri-tjetrit, por preferojnë ta ngacmojnë njëri-tjetrin nëpërmjet mediave sociale, pasi në atë mënyrë veprimet e tyre mund të shihen nga më shumë njerëz, dhe në këtë mënyrë bulistët përjetojnë një ndjenjë të rreme të famës”.

Pra ç’duhet të bëni nëse mendoni, se fëmija juaj mund të ngacmojë fëmijët e tjerë? Kuptimi deri në fund i motivimit të tyre, është hapi i parë në drejtimin e duhur. “Nëse dikush më telefonon nga shkolla, dhe më thotë që fëmija im është duke u përfshirë në sjellje të tilla, unë do të doja t’i thoja atij:”E çfarë po përfiton prej saj? Pse po e bën këtë? Mund të ndodhë që fëmija juaj të jetë në një shkollë, ku kjo është ajo që pritet të bëjë”- deklaron Espëllejxh.

Ndërkohë, duhet marrë parasysh fakti nëse veprimet tuaja personale, mund të ndikojnë tek sjellja e fëmijës tuaj. “Tek disa prindër, stili i tyre ndërpersonal, mund të jetë duke u kopjuar nga fëmijët”- thekson ajo. Një nga mënyrat për të adresuar problemin e bullizmit në shkollë, mund të jetë një sistem miqësor i krijuar, për të nxitur përkrahjen ndaj bashkëmoshatarëve, ku nxënësve më të rinj u caktohet një mentor më i vjetër, që ta udhëzojë kur të nisë shkollën.

Espëllaejxh thotë se thelbësore në këtë drejtim, janë raportet e ngushta midis mësuesve dhe midis nxënësve. “Në ato shkolla ku i kushtohet vëmendje e veçantë lidhjeve sociale, duke u siguruar që çdo fëmijë të ndjehet sikur i përket asaj shkolle, ka më pak bullizëm”- thotë ajo. Sidoqoftë, kjo mbështetje shpesh mungon.

Në vitin 2014, Espëllejxh dhe kolegët e saj publikuan një studim 5-vjeçar, që tregon një lidhje shqetësuese midis bullizmit dhe ngacmimit seksual në shkolla. Ai zbuloi se ngacmimi midis fëmijëve më të vegjël, përfshin shpesh fyerje homofobike, që më pas përshkallëzohen në ngacmime seksual në vitet e mëvonshme shkollore.

Espëllejxh thotë se pas shkollës, disa nga viktimat e bullizmit arrijnë ta marrin veten, por

jo të gjithë. “Bazuar në përvojën time, disa nga viktimat e bullizimit në shkolla, marrin profesione si oficerë policie, profesorë universiteti, avokatë etj”- theksoi ajo.

Gjithsesi, më i trishtueshëm nga të gjithë, është fakti që ndikimi i ngacmimit tek viktimat mund të zgjasë për dekada, duke çuar në një gjendje më të dobët fizike dhe psikologjike. Jangz, e ngacmuar gjatë gjithë viteve të shkollës së mesme, është trajnuar sot për të ndihmuar viktimat e bullizmit.

“Bullizmi ka shkaktuar tek unë humbje të të ndjerit normale, humbje të besimit dhe humbje të sigurisë”- thotë ajo. Personi që e kishte ngacmuar në gjimnaz, e kontaktoi përmes Facebook, në fillim të këtij viti, për t’i kërkuar ndjesë. Kur e mori mesazhin, Jangz u ndje e zemëruar.

“Kjo ndjesë mund ta ketë ndihmuar atë por jo mua. Nuk ma ka lehtësuar dot dhimbjen!”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Fillim i trishtuar/ Berlinalja hapet me një minutë heshtje

Publikuar

-

Nga

Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-të i Berlinales së sivjetshme. Kosova përfaqësohet me “Ekzil” i Visar Morinës.

Rreth 340 filma do të shfaqen gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, 18 syresh do të jenë në garë për Ariun e Artë. Kosova merr pjesë me një bashkëprodhim gjermano-belg të Visar Morinës në sektorin Panorama.

Fillim i trishtuar

Dyshja e re drejtuese, Carlo Chatrian dhe Mariette Rissenbeek, mbajtën një minutë heshtje për nderim të viktimave të gjakderdhjes në Hanau, e cila sipas të gjitha gjasave ka qenë me motive raciste. “Berlinalja është vërtet kundër dhunës, kundër racizmit”, tha drejtorja e festivalit dhe shtoi se Berlinalja është “për liri, tolerancë, respekt, hapje dhe mikpritje.”

Një minutë heshtje për viktimat në Hanau

Është hera e parë që festivali i njohur në të gjithë botën zhvillohet pa Dieter Kosslick, fytyrën që për vite me radhë mishëronte si më së miri frymën e Berlinales e falë të cilit Berlini çdo shkurt gëlonte nga yjet e kinematografisë  botërore.

Priten yje 

Krahas Kanës dhe Venecias, Berlinalja është një nga festivalet kryesore të filmit në botë.Dita e parë u hap me filmin jashtë konkurrimit “My Salinger Year”, i regjisorit kanadez, Philippe Falardeau. Filmi solli të enjten disa nga yjet e ekranit, si për shembull, aktoren amerikane Sigourney Weaver

LEXO EDHE:  Kërcënimet nga Irani/ Shqipëria tjetër ndëshkim pas dëbimit të dy diplomatëve

LEXO EDHE:  Fëmijët e David Beckham nuk kanë fletore, vizatojnë mbi babin! (Foto)

Krahas Weawer në Berlin pritet të vijnë edhe shumë të tjerë personalitete të kinematografisë dhe aktorë nga më të preferuarit e publikut si Johnny Depp, Javier Bardem, dhe Willem Dafoe dhe Jeromy Irons, që kryeson jurinë e festivalit. Publiku shqiptar mund t’i gëzohet të hënën premierës evropiane të filmit të filmit të Visar Morinës, Exil, i cili merr pjesë në seksionin Panorama. Prodhimi është gjermano-belg, por edhe Kosova ka marrë pjesë.

                                     Visar Morina

Zgjim Terziqi në Berlinale Talents 

Berlinalja, është një ngjarje e madhe që shoqërohet gjithmonë nga aktivitete të shumta, si panairi i filmit, European Filmmarket, ku prezantohen, si zakonisht bashkë, dy Qendrat Kombëtare të Kinematografisö, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërsa tek edicioni i kësaj radhe të seksionit Berlinale Talents që merret me talentet e reja, merr pjesë regjisori nga Kosova, Zgjim Terziqi, skripti i të cilit, „2000-një odise paslufte“, është përzgjedhur për t’u diskutuar në forumet e këtij seksioni.

Ka edhe një prezantim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë  së Kosovës me titullin „Kosova – Bukuria e Virgjër“ që synon promovimin e Kosovës si vend xhirimesh./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi/ Pse njerëzit mbajnë realisht maska ​në fytyrë?

Publikuar

-

Nga

Nga Christos Lynteris “The New York Times”

* Epidemia e fundit e koronavirusit, i ka nxitur njerëzit të përdorin si kurrë më pare maskat e fytyrës. “Bota po përballet me një kaos në tregun e pajisjeve mbrojtëse personale”- paralajmëroi së fundmi Tedros Gebrejesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Kërkesa për to është deri në 100 herë më e lartë se normalja, dhe çmimet janë deri në 20 herë më të larta”- theksoi ai. Dhe kjo ndodh ndonëse maskat e fytyrës, nuk janë një profilaktik i testuar kundër infeksionit nga koronavirusi i ri (larja e duarve është më e rëndësishme, thonë shumica e ekspertëve).

E megjithatë, ne s’duhet ta shikojmë këtë prirje si një shenjë të panikut irracional nga epidemia. Vendoseni pak mbajtjen e maskave në kontekstin historik dhe kulturor, dhe do të shihni që për shembull në Kinë, maska shërben shumë më tepër sesa thjesht si një mjet për të mbrojtur veten nga infeksioni.

Maska është ndërkohë një shenjë e modernitetit mjekësor, si dhe një sinjal i sigurisë së ndërsjellë, që e lejon një shoqëri të vazhdojë të funksionojë edhe gjatë një epidemie. Maska anti-epidemike, u shpik pikërisht në Kinë më shumë se një shekull më parë, gjatë përpjekjes së parë të shtetit kinez për të frenuar një epidemi me mjete biomjekësore.

Kur Murtaja pneumonike, goditi krahinat verilindore të Perandorisë Kineze (një rajon i njohur asokohe si Mançuria) në vjeshtën e vitit 1910, autoritetet kineze hoqën dorë nga kundërshtimi i tyre i vjetër ndaj mjekësisë perëndimore: Ata emëruan Vu Lien, një mjek i ri i shkolluar në Kembrixh nga Malaja Britanike, për të mbikëqyrur përpjekjet e frenimit të epidemisë.

Sapo mbërriti në terren, Vu tha se sëmundja nuk po përhapej nga minjtë, siç ishte supozuar, por përmes ajrit. Edhe pse u quajt një herezi, ajo deklaratë rezultoi të ishte e saktë. Vu e vërtetoi hipotezën e tij, duke përshtatur maskat ekzistuese të kirurgëve në pajisjet mbrojtëse që do të përdoreshin nga mjekët, infermierët dhe stafi sanitar kinez.

Ai urdhëroi që maskat të ishin mbaheshin edhe nga pacientët. Kolegët e tij japonezë dhe evropianë, ishin skeptikë deri në vdekjen e një mjeku të shquar francez, që nuk mbante maskë edhe kur kuronte pacientë. Nga ai moment maskat prej garze, nisën të përdoren gjerësisht.

Murtaja, që shkaktonte pneumoni, i vriste të gjithë të infektuarit, ndonjëherë brenda 24 orëve nga fillimi i simptomave. Kur u zhduk në prillin e vitit 1911, kishin vdekur rreth 60.000 njerëz.

Por maskat e Vu, mendohej se kishin parandaluar një katastrofë edhe më të madhe. Maska nuk ishte thjesht një mjet i efektshëm parandalimi: ajo ishte ndërkohë një mjet i shkëlqyeshëm i PR për të promovuar pozicionin e Kinës si një komb modern, shkencor. Dhe Vu e dinte këtë.

LEXO EDHE:  Dhurimi i kompanisë shqiptare/ 170 fëmijët e kopshteve në Dibër e Bulqizë tani me kushte normale

LEXO EDHE:  Fiks -Fare / Kurqelaj, fëmijët 4 km rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë

Ai u sigurua që veprimet e tij kundër murtajës, të fotografoheshin me përpikmëri, duke e shndërruan maskën e tij në një emblemë të fashme të Kinës. Fotot shkaktuan një sensacion ndërkombëtar: Midis janarit dhe marsit 1911, gazetat në të gjithë botën shfaqën shumë imazhe të maskës së Vu, që ishte pak a shumë si versioni që njohim sot.

Kur Gripi Spanjoll preku miliona njerëz në vitin 1918, maskat e fytyrës u miratuan me shumë lehtësi. Në Perëndim, përdorimi i maskave nuk zgjati shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por në Kinë, maskat mbetën shenja të modernitetit mjekësor, dhe vazhduan të përdoren gjatë krizave të shëndetit publik.

Ata u përdorën gjatë Luftës Koreane, kur Mao Ce Duni pretendoi se Shtetet e Bashkuara e kishin bombarduar me armë biologjike vendin e ri komunist. Ndërkohë, ishte epidemia e Sarsit e viteve 2002-2003, ajos që çoi në përdorimin masiv të maskave të fytyrës si një mbrojtje personale anti-virale në Kinë dhe gjetkë në Azinë Lindore.

Më shumë se 90 për qind e banorëve të Hong Kongut, raportuan se i përdorën ato gjatë epidemisë së Sarsit. Në Perëndim, imazhi i aziatikëve me maska, përdoret ​​nganjëherë, qëllimisht ose jo, si një shenjë diskriminuese. Por në Azinë Lindore, akti i të vënies së maskës në fytyrë, është një gjest që tregon solidaritet gjatë një epidemie midis të shëndetshmit dhe të sëmurit.

Studime të ndryshme mbi epideminë e Sarsit, treguan se përdorimi i maskës krijonte intimitet dhe besim përballë rrezikut. Ajo që vë në dukje sociologu Peter Baehr për Sars, vlen edhe sot: “Kultura e maskës”, nxit ndjenjën e një fati të përbashkët, të një detyrimi të ndërsjellë dhe të një misioni qytetar.

Ajo bën bashkë njerëzit që përballen me një kërcënim të përbashkët, dhe ndihmon në zbutjen e njërit prej rreziqeve dytësore që vijnë nga një epidemi:anomia, ose prishja e normave shoqërore.

Të kuptuarit e epidemive jo thjesht si ngjarje biologjike, por edhe si procese sociale, është thelbësore për kontrollin e suksesshëm të tyre. Anëtarët e një komuniteti veshin maska, ​​jo vetëm për të shmangur sëmundjen, por edhe ​​për të treguar se duan të rrinë aty, dhe ta përballojnë bashkë sëmundjen, edhe nën rrezikun e infektimit./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rivalitetet e mëdha në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trumpi

Publikuar

-

Nga

Nga James Downing “Free beacon”

* Që kur presidenti Donald Trumpi mori detyrën, mediat kanë shkruar me qindra araportime mbi konfliktet që ndodhin brenda Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa viti i tij i parë, u shoqërua me ndarje të dukshme ideologjike midis stafit dhe një qarkullim të lartë të drejtuesve të lartë, një konflikt i tillë nuk është i ri, siç tregohet edhe në librin e fundit të Tevi Troj “Shtëpia e sherrit:Rivalitetet në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trump”.

Libri përshkruan përplasjet brenda stafeve presidenciale në kohën moderne. Stafi modern, nisi që me paraardhësin e Trumanit, Frenklin Ruzvelt, kur qeveria federale u zgjerua shumë nën politikat e tij të New Deal (Marrëveshjes së Re). Akti i Riorganizimit i vitit 1939, krijoi Zyrën Ekzekutive të Presidentit, e cila që nga ajo kohë është zgjeruar me më shumë se 1.600 punonjës, duke gjeneruar shumë karriera të spikatura.

As Shtëpia e Bardhë e presidencës Ruzvelt, nuk ishte e imunizuar nga konfliktet e brendshme. Agjensitë e reja dhe autoritetet qeveritare, përplaseshin vazhdimisht me njëra-tjetrën, dhe vetë presidenti “hartoi teorinë e tij të menaxhimit të konfliktit”, nën këshillimin e ndihmësit të tij Stefën Hes.

Ndërkohë presidentët Truman dhe Duajt Ajzenhaur, zhvilluan më shumë operacione të kontrolluara dhe morën shumicën e këshillave nga anëtarët e kabinetit, gjë që minimizoi rivalitetin e brendshëm. Gjithsesi edhe Shtëpia e Bardhë në kohën e Trumanit, pati shumë konflikte.

Shembulli kryesor vinte nga vendimi për të njohur shtetin e ri të Izraelit. Sekretari i Shtetit Xhorxh Marshall, ishte i vendosur kundër njohjes së këtij shteti, duke argumentuar se ky akt do të zemëronte arabët, që do ta shkatërronin me luftë shtetin e ri.

Por këshilltari special Klark Kliford, paraqiti kundër-argumentet e tij:Ai shqetësohej për votën e hebrenjve në Neë Jork, dhe për Luftën e Ftohtë që po zhvillohej ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe në të cilin Izraeli mund të bëhej aleat i Moskës. Pikëpamjet e Kliford triumfuan.

Por në një takim të zyrtarëve më të lartë pak para se të shpallej njohja, Marshall shkoi aq larg sa të kërcënonte se do të votonte kundër Trumanit në zgjedhjet e ardhshme prsidenciale. Roli i stafit të Shtëpisë së Bardhë, u “çimentua” në vitet 1960 nën presidentët Xhon Kenedi dhe Lindon Xhonson, të cilët e shndërruan politikëbërjen në një prerogativë të Shtëpisë së Bardhë.

Beteja më e famshme e brendshme ishte ajo midis vëllait të Xhon Kenedit, Prokurorit të Përgjithshëm Robert Kenedit, dhe zv/presidentit Lindon Xhonson. Xhonson nuk kishte marrëdhënie të mira me Robert Kenedin.

Të dy u konfliktuan në zonën ku u mbivendosën kompetencat e tyre, veçanërisht tek të drejtat civile. Troj thotë se ishte ndryshimi i dinamikës së pushtetit midis dy burrave, arsyeja kryesore e konfliktit. Në fillim të marrëdhënies së tyre, Robert Kenedi ishte një senator i dobët, ndërsa Xhonson drejtonte vendin.

LEXO EDHE:  Dhurimi i kompanisë shqiptare/ 170 fëmijët e kopshteve në Dibër e Bulqizë tani me kushte normale

LEXO EDHE:  Berisha: Ngushëllime familjes së nënës që sakrifikoi jetën për 2 vogëlushët e saj

Në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhënia e ngushtë me të vëllain president i dha avantazh Robert Kenedit, por vrasja e vëllait të tij e zhvendosi dinamikën në favor të Xhonsonit. Ndërkohë nën presidentin Riçard Nikson, politika e jashtme u dominua nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Henri Kisinger, që e mposhti Sekretarin e Shtetit Uilliam Roxhers.

Gjithsesi, Rogers kishte disa avantazhe, siç ishte miqësia e gjatë me Niksonin që në kohën e administratës Ajzenhauer. Por Kisinger ishte shumë i zgjuar dhe ambicioz. Ai e përdori afërsinë e tij me presidentin, për të fituar besimin e këtij të fundit. Kisinger e pozicionoi veten si lojtari kyç në politikën e jashtme të Niksonit, aq sa Roxhers u mënjanua nga njëra prej lëvizjev më të mëdha të politikës së jashtme të Niksonit:rilidhja e marrëdhënieve me Kinën komuniste.

Për shembull, Kisinger u hoq si i sëmurë ndërsa ndodhej për një vizitë në Pakistan, për të shkuar fshehurazi në Kinë, dhe diskutuar me Pekinin mundësinë e lidhjes së raporteve diplomatike. Kur ndodhi ajo ngjarje historike, Roxhers u la jashtë takimit kryesor midis Maos dhe Niksonit, në të cilin morri pjesë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë.

Debatet mbi politikën e jashtme, dominuan gjatë administratës në të cilën vetë Troj shërbeu si ndihmës, atë të Xhorxh W.Bush. Ndarja e madhe në atë kohë ishte midis zv/presidentit Dik Çeni dhe Sekretarit të Mbrojtjes Donald Ramsfeld nga njëra anë, dhe Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell nga ana tjetër.

Pauell ishte shumë më i kujdesshëm lidhur me një luftë të mundshme kundër Irakut, sesa Çeni dhe Ramsfeld. Konflikti nuk u zhvillua direkt, por më tepër përmes një serie rrjedhjesh mediatike nga Pauell, dhe kujtimeve të shkruara nga vetë Ramsfeld.

Megjithatë, disa nga pjesët më argëtuese të librit, kanë pak lidhje me mosmarrëveshjet e mëdha mbi politikat, dhe më shumë me natyrën personale të përplasjeve. Në Shtëpinë e Bardhë të Xhorxh Ë.Bush, zv/prokurori i Përgjithshëm Xhejms Komej u cilësua në mënyrë të çuditshme si “Shën Xhimi” nga kundërshtarët.

Shefi i parë i shtabit i presidentit Barak Obama, Rahm Emanuel, e quante këshilltarin e politikës së jashtme Ben Rhodes “Hamas”, për shkak të qëndrimit të këtij të fundit mbi konfliktin Izrael-Palestinë. Tek e fundit, një nivel konflikti mund të jetë diçka pozitive për një president. Konflikti mund të ndihmojë në suksesin e politikave të caktuara, po aq sa mund të ndihmojë në fundosjen e një administrate të dobët./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE