Connect with Us

Profil i Matthew Palmer – shkrimtari në Departamentin e Shtetit

Blog

Profil i Matthew Palmer – shkrimtari në Departamentin e Shtetit

Publikuar

-

Kush është Matthew Palmer, i ngakuari i posaçëm amerikan për Ballkanin? Nga ai pritet ndihmë në zgjidhjen e çështjeve shumë të ndërlikuara në këtë rajon.

Si “Holbrookun e shekullit 21” e sheh revista beogradase “Vreme” (Koha) diplomatin amerikan Matthew Palmer. Gazeta kujton kështu ish-ndërmjetësuesin amerikan  Richard Hollbrook, i cili me stilin e tij, kërcënimet me bomba dhe punën intensive, ka arritur t’i bindë palët në Bosnje-Hercegovinë që të arrijnë marrëveshje paqësore. Ministri i Jashtëm amerikan Mike Pompeo e ka emëruar tani zëvendëssekretarin për Ballkan dhe Egje, si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, që paraqet më shumë se vetëm simbolikë. Menjëherë pas emërimit, Palmer ka vizituar pikat më nevralgjike në rajon, ku bëri të qartë, se krahas BE-së, Rusisë, Kinës dhe Turqisë, edhe SHBA do të luajë në të ardhmen një rol të rëndësishëm në Ballkan. Nëse amerikanët do të marrin rolin udhëheqës, si dikur Holbrooke, mbetet të shihet. Por kjo me siguri që nuk mund të përjashtohet.

Mbështetësit e Palmerit

Matthew Palmer (picture-alliance/PIXSELL/S. Ilic)

Opinioni amerikan e njeh Matthew Palmerin në radhë të parë si shkrimtar. Edhe babai i tij Michael ka qenë autor i njohur me romanet e tij thriller nga bota e mjekësisë, të përkthyer në shumë gjuhë. Vëllai i tij Danieli ka shkruar libra me tematikë Science Fiction. Historia dhe tematika e komunikimit kanë qenë shpesh në rend dite në shtëpinë tonë, shkruante dikur Matt. Të tre Palmerët kanë shkruar apo shkruajnë ende. Babai i tij Michael, ka vdekur në vitin 2013, pa pasur ambicie të mëdha në tregun e librit. Librat e Matthew me tematikë krimet dhe diplomacia, janë lexuar me vëmendje në Departamentin e shtetit, në veçanti pjesët ku bëhet fjalë për rrezikimin e interesave amerikane.

Palmeri dallon nga Richard Holbrooku, i njohur si një diplomat i ashpër. Ai është miqësor, pak i tërhequr dhe me karakter ndryshe. Misioni i madh amerikan, i cili lulëzonte në kohën e presidentëve Bill Clinton dhe George W. Bush, është zbehur në kohën e Barack Obamës dhe është shuar në kohën e Donald Trumpit. Palmer është mbështetur dikur nga ministrja e Jashtme e Clintonit, Madeleine Albright. Palmer ka qenë këshilltar i Bushit dhe në pesë romanet e tij ka paraqitur mendimet e veta. Një nga romanet e tij mban titullin madje „Misioni amerikan”.

Njohja me rajonin

Stellvertretender Abgeordneter im Außenministerium der USA, Matthew Palmer trifft sich mit dem Präsidenten des Kosovo Hashim Thaci (Büro des Kosovo-Präsidenten)

Palmeri e njeh këtë rajon më mirë se gati të gjithë bashkëvendasit e tij të tjerë. Beogradi ishte stacioni i parë i diplomatit të ri Palmer, në vitin 1993. Deri atëherë ai ishte i interesuar për Lindjen e Largët dhe Japoninë. Pas Afrikës, Azisë dhe Qipros, Palmer është rikthyer prapë në Ballkan, sikur edhe heroi i romantit të tij të tretë „Ujku nga Sarajeva”, ku ai përshkruan vuajtjet shpirtërore të një diplomati amerikan nga tmerret e para në Srebrenicë. Në Beograd ai është njohur edhe me gruan e tij, me të cilën pjesën më të madhe të pushimeve e kalon në bregdetin malazez. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq e ka përshëndetur emërimin e “dhëndrrit tonë”, si të ngarkuar të posaçëm për Ballkanin. Ai tha se nga Palmeri pret shumë, që shkaktoi qeshje në sallën e diplomatëve të mbledhur në Bled të Sllovenisë. Mbetet të shihet nëse njohja e rajonit do të jetë përparësi apo mangësi për Palmerin. Por mendimet në Beograd janë të ndara. “Dhëndrri” shihet si pjesë e një aleance të natyrshme. Por Palmeri shihet edhe si një person që është përzier në punët e brendshme të Serbisë dhe Kosovës, me rastin e krijimit të qeverisë, e thuhet madje se e ka mbështetur Partinë Përparimtare të Vuçiqit.

Politikën amerikane ndaj Ballkanit e kanë dominuar muajt e fundit presidenti Trump dhe ish-këshilltari për sigurinë, John Bolton. Trumpi e ka mbështetur në dy letra dërguar krerëve të Serbisë dhe Kosovës shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, që ka shkaktuar shqetësime të mëdha në Ballkan dhe Gjermani. Pas largimit të Boltonit, tani sytë janë drejtuar sërish nga Departamenti i Shtetit. Palmer ndryshe nga Boltoni nuk i përket grupit të ideologëve republikanë, të cilët hedhin poshtë konceptin multilateral dhe i besojnë shteteve nacionale. Por ende nuk është e qartë se si do të pozicionohet në çështjen e ndryshimit të vijës kufitare. „Në qendër të historisë qëndron gjithmonë një personalitet i fuqishëm”, shkruante dikur Palmer. Koncepti i tij i shkrimtarit i ngjan edhe konceptit politik. Në qendër qëndrojnë personat e fuqishëm, jo strukturat apo interesat e popullit, të pa artikualuara deri në fund. Të fuqishmit në pushtet në Beograd, Sarajevë, Banja Lukë, Podgoricë, Prishtinë dhe Tiranë me siguri që i gëzohen këtij koncepti./DW

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Fillim i trishtuar/ Berlinalja hapet me një minutë heshtje

Publikuar

-

Nga

Nën hijen e atentatit tragjik në Hanau u hap edicioni i 70-të i Berlinales së sivjetshme. Kosova përfaqësohet me “Ekzil” i Visar Morinës.

Rreth 340 filma do të shfaqen gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, 18 syresh do të jenë në garë për Ariun e Artë. Kosova merr pjesë me një bashkëprodhim gjermano-belg të Visar Morinës në sektorin Panorama.

Fillim i trishtuar

Dyshja e re drejtuese, Carlo Chatrian dhe Mariette Rissenbeek, mbajtën një minutë heshtje për nderim të viktimave të gjakderdhjes në Hanau, e cila sipas të gjitha gjasave ka qenë me motive raciste. “Berlinalja është vërtet kundër dhunës, kundër racizmit”, tha drejtorja e festivalit dhe shtoi se Berlinalja është “për liri, tolerancë, respekt, hapje dhe mikpritje.”

Një minutë heshtje për viktimat në Hanau

Është hera e parë që festivali i njohur në të gjithë botën zhvillohet pa Dieter Kosslick, fytyrën që për vite me radhë mishëronte si më së miri frymën e Berlinales e falë të cilit Berlini çdo shkurt gëlonte nga yjet e kinematografisë  botërore.

Priten yje 

Krahas Kanës dhe Venecias, Berlinalja është një nga festivalet kryesore të filmit në botë.Dita e parë u hap me filmin jashtë konkurrimit “My Salinger Year”, i regjisorit kanadez, Philippe Falardeau. Filmi solli të enjten disa nga yjet e ekranit, si për shembull, aktoren amerikane Sigourney Weaver

LEXO EDHE:  Maqedoni: Vendimi për referendumin ndan politikën

LEXO EDHE:  Ndal ndertimit te HC te POCEMIT

Krahas Weawer në Berlin pritet të vijnë edhe shumë të tjerë personalitete të kinematografisë dhe aktorë nga më të preferuarit e publikut si Johnny Depp, Javier Bardem, dhe Willem Dafoe dhe Jeromy Irons, që kryeson jurinë e festivalit. Publiku shqiptar mund t’i gëzohet të hënën premierës evropiane të filmit të filmit të Visar Morinës, Exil, i cili merr pjesë në seksionin Panorama. Prodhimi është gjermano-belg, por edhe Kosova ka marrë pjesë.

                                     Visar Morina

Zgjim Terziqi në Berlinale Talents 

Berlinalja, është një ngjarje e madhe që shoqërohet gjithmonë nga aktivitete të shumta, si panairi i filmit, European Filmmarket, ku prezantohen, si zakonisht bashkë, dy Qendrat Kombëtare të Kinematografisö, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërsa tek edicioni i kësaj radhe të seksionit Berlinale Talents që merret me talentet e reja, merr pjesë regjisori nga Kosova, Zgjim Terziqi, skripti i të cilit, „2000-një odise paslufte“, është përzgjedhur për t’u diskutuar në forumet e këtij seksioni.

Ka edhe një prezantim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë  së Kosovës me titullin „Kosova – Bukuria e Virgjër“ që synon promovimin e Kosovës si vend xhirimesh./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi/ Pse njerëzit mbajnë realisht maska ​në fytyrë?

Publikuar

-

Nga

Nga Christos Lynteris “The New York Times”

* Epidemia e fundit e koronavirusit, i ka nxitur njerëzit të përdorin si kurrë më pare maskat e fytyrës. “Bota po përballet me një kaos në tregun e pajisjeve mbrojtëse personale”- paralajmëroi së fundmi Tedros Gebrejesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Kërkesa për to është deri në 100 herë më e lartë se normalja, dhe çmimet janë deri në 20 herë më të larta”- theksoi ai. Dhe kjo ndodh ndonëse maskat e fytyrës, nuk janë një profilaktik i testuar kundër infeksionit nga koronavirusi i ri (larja e duarve është më e rëndësishme, thonë shumica e ekspertëve).

E megjithatë, ne s’duhet ta shikojmë këtë prirje si një shenjë të panikut irracional nga epidemia. Vendoseni pak mbajtjen e maskave në kontekstin historik dhe kulturor, dhe do të shihni që për shembull në Kinë, maska shërben shumë më tepër sesa thjesht si një mjet për të mbrojtur veten nga infeksioni.

Maska është ndërkohë një shenjë e modernitetit mjekësor, si dhe një sinjal i sigurisë së ndërsjellë, që e lejon një shoqëri të vazhdojë të funksionojë edhe gjatë një epidemie. Maska anti-epidemike, u shpik pikërisht në Kinë më shumë se një shekull më parë, gjatë përpjekjes së parë të shtetit kinez për të frenuar një epidemi me mjete biomjekësore.

Kur Murtaja pneumonike, goditi krahinat verilindore të Perandorisë Kineze (një rajon i njohur asokohe si Mançuria) në vjeshtën e vitit 1910, autoritetet kineze hoqën dorë nga kundërshtimi i tyre i vjetër ndaj mjekësisë perëndimore: Ata emëruan Vu Lien, një mjek i ri i shkolluar në Kembrixh nga Malaja Britanike, për të mbikëqyrur përpjekjet e frenimit të epidemisë.

Sapo mbërriti në terren, Vu tha se sëmundja nuk po përhapej nga minjtë, siç ishte supozuar, por përmes ajrit. Edhe pse u quajt një herezi, ajo deklaratë rezultoi të ishte e saktë. Vu e vërtetoi hipotezën e tij, duke përshtatur maskat ekzistuese të kirurgëve në pajisjet mbrojtëse që do të përdoreshin nga mjekët, infermierët dhe stafi sanitar kinez.

Ai urdhëroi që maskat të ishin mbaheshin edhe nga pacientët. Kolegët e tij japonezë dhe evropianë, ishin skeptikë deri në vdekjen e një mjeku të shquar francez, që nuk mbante maskë edhe kur kuronte pacientë. Nga ai moment maskat prej garze, nisën të përdoren gjerësisht.

Murtaja, që shkaktonte pneumoni, i vriste të gjithë të infektuarit, ndonjëherë brenda 24 orëve nga fillimi i simptomave. Kur u zhduk në prillin e vitit 1911, kishin vdekur rreth 60.000 njerëz.

Por maskat e Vu, mendohej se kishin parandaluar një katastrofë edhe më të madhe. Maska nuk ishte thjesht një mjet i efektshëm parandalimi: ajo ishte ndërkohë një mjet i shkëlqyeshëm i PR për të promovuar pozicionin e Kinës si një komb modern, shkencor. Dhe Vu e dinte këtë.

LEXO EDHE:  ‘Porositë’ e Palmer për Serbinë/ Nervozohet Vuçiç: S’pajtohemi kurrë me poshtërimin

LEXO EDHE:  Ndal ndertimit te HC te POCEMIT

Ai u sigurua që veprimet e tij kundër murtajës, të fotografoheshin me përpikmëri, duke e shndërruan maskën e tij në një emblemë të fashme të Kinës. Fotot shkaktuan një sensacion ndërkombëtar: Midis janarit dhe marsit 1911, gazetat në të gjithë botën shfaqën shumë imazhe të maskës së Vu, që ishte pak a shumë si versioni që njohim sot.

Kur Gripi Spanjoll preku miliona njerëz në vitin 1918, maskat e fytyrës u miratuan me shumë lehtësi. Në Perëndim, përdorimi i maskave nuk zgjati shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por në Kinë, maskat mbetën shenja të modernitetit mjekësor, dhe vazhduan të përdoren gjatë krizave të shëndetit publik.

Ata u përdorën gjatë Luftës Koreane, kur Mao Ce Duni pretendoi se Shtetet e Bashkuara e kishin bombarduar me armë biologjike vendin e ri komunist. Ndërkohë, ishte epidemia e Sarsit e viteve 2002-2003, ajos që çoi në përdorimin masiv të maskave të fytyrës si një mbrojtje personale anti-virale në Kinë dhe gjetkë në Azinë Lindore.

Më shumë se 90 për qind e banorëve të Hong Kongut, raportuan se i përdorën ato gjatë epidemisë së Sarsit. Në Perëndim, imazhi i aziatikëve me maska, përdoret ​​nganjëherë, qëllimisht ose jo, si një shenjë diskriminuese. Por në Azinë Lindore, akti i të vënies së maskës në fytyrë, është një gjest që tregon solidaritet gjatë një epidemie midis të shëndetshmit dhe të sëmurit.

Studime të ndryshme mbi epideminë e Sarsit, treguan se përdorimi i maskës krijonte intimitet dhe besim përballë rrezikut. Ajo që vë në dukje sociologu Peter Baehr për Sars, vlen edhe sot: “Kultura e maskës”, nxit ndjenjën e një fati të përbashkët, të një detyrimi të ndërsjellë dhe të një misioni qytetar.

Ajo bën bashkë njerëzit që përballen me një kërcënim të përbashkët, dhe ndihmon në zbutjen e njërit prej rreziqeve dytësore që vijnë nga një epidemi:anomia, ose prishja e normave shoqërore.

Të kuptuarit e epidemive jo thjesht si ngjarje biologjike, por edhe si procese sociale, është thelbësore për kontrollin e suksesshëm të tyre. Anëtarët e një komuniteti veshin maska, ​​jo vetëm për të shmangur sëmundjen, por edhe ​​për të treguar se duan të rrinë aty, dhe ta përballojnë bashkë sëmundjen, edhe nën rrezikun e infektimit./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rivalitetet e mëdha në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trumpi

Publikuar

-

Nga

Nga James Downing “Free beacon”

* Që kur presidenti Donald Trumpi mori detyrën, mediat kanë shkruar me qindra araportime mbi konfliktet që ndodhin brenda Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa viti i tij i parë, u shoqërua me ndarje të dukshme ideologjike midis stafit dhe një qarkullim të lartë të drejtuesve të lartë, një konflikt i tillë nuk është i ri, siç tregohet edhe në librin e fundit të Tevi Troj “Shtëpia e sherrit:Rivalitetet në Shtëpinë e Bardhë, nga Truman tek Trump”.

Libri përshkruan përplasjet brenda stafeve presidenciale në kohën moderne. Stafi modern, nisi që me paraardhësin e Trumanit, Frenklin Ruzvelt, kur qeveria federale u zgjerua shumë nën politikat e tij të New Deal (Marrëveshjes së Re). Akti i Riorganizimit i vitit 1939, krijoi Zyrën Ekzekutive të Presidentit, e cila që nga ajo kohë është zgjeruar me më shumë se 1.600 punonjës, duke gjeneruar shumë karriera të spikatura.

As Shtëpia e Bardhë e presidencës Ruzvelt, nuk ishte e imunizuar nga konfliktet e brendshme. Agjensitë e reja dhe autoritetet qeveritare, përplaseshin vazhdimisht me njëra-tjetrën, dhe vetë presidenti “hartoi teorinë e tij të menaxhimit të konfliktit”, nën këshillimin e ndihmësit të tij Stefën Hes.

Ndërkohë presidentët Truman dhe Duajt Ajzenhaur, zhvilluan më shumë operacione të kontrolluara dhe morën shumicën e këshillave nga anëtarët e kabinetit, gjë që minimizoi rivalitetin e brendshëm. Gjithsesi edhe Shtëpia e Bardhë në kohën e Trumanit, pati shumë konflikte.

Shembulli kryesor vinte nga vendimi për të njohur shtetin e ri të Izraelit. Sekretari i Shtetit Xhorxh Marshall, ishte i vendosur kundër njohjes së këtij shteti, duke argumentuar se ky akt do të zemëronte arabët, që do ta shkatërronin me luftë shtetin e ri.

Por këshilltari special Klark Kliford, paraqiti kundër-argumentet e tij:Ai shqetësohej për votën e hebrenjve në Neë Jork, dhe për Luftën e Ftohtë që po zhvillohej ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe në të cilin Izraeli mund të bëhej aleat i Moskës. Pikëpamjet e Kliford triumfuan.

Por në një takim të zyrtarëve më të lartë pak para se të shpallej njohja, Marshall shkoi aq larg sa të kërcënonte se do të votonte kundër Trumanit në zgjedhjet e ardhshme prsidenciale. Roli i stafit të Shtëpisë së Bardhë, u “çimentua” në vitet 1960 nën presidentët Xhon Kenedi dhe Lindon Xhonson, të cilët e shndërruan politikëbërjen në një prerogativë të Shtëpisë së Bardhë.

Beteja më e famshme e brendshme ishte ajo midis vëllait të Xhon Kenedit, Prokurorit të Përgjithshëm Robert Kenedit, dhe zv/presidentit Lindon Xhonson. Xhonson nuk kishte marrëdhënie të mira me Robert Kenedin.

Të dy u konfliktuan në zonën ku u mbivendosën kompetencat e tyre, veçanërisht tek të drejtat civile. Troj thotë se ishte ndryshimi i dinamikës së pushtetit midis dy burrave, arsyeja kryesore e konfliktit. Në fillim të marrëdhënies së tyre, Robert Kenedi ishte një senator i dobët, ndërsa Xhonson drejtonte vendin.

LEXO EDHE:  Negociatat, vetëm pas përmbushjes së 9 kushteve të Bundestagut Gjerman

LEXO EDHE:  Ndal ndertimit te HC te POCEMIT

Në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhënia e ngushtë me të vëllain president i dha avantazh Robert Kenedit, por vrasja e vëllait të tij e zhvendosi dinamikën në favor të Xhonsonit. Ndërkohë nën presidentin Riçard Nikson, politika e jashtme u dominua nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Henri Kisinger, që e mposhti Sekretarin e Shtetit Uilliam Roxhers.

Gjithsesi, Rogers kishte disa avantazhe, siç ishte miqësia e gjatë me Niksonin që në kohën e administratës Ajzenhauer. Por Kisinger ishte shumë i zgjuar dhe ambicioz. Ai e përdori afërsinë e tij me presidentin, për të fituar besimin e këtij të fundit. Kisinger e pozicionoi veten si lojtari kyç në politikën e jashtme të Niksonit, aq sa Roxhers u mënjanua nga njëra prej lëvizjev më të mëdha të politikës së jashtme të Niksonit:rilidhja e marrëdhënieve me Kinën komuniste.

Për shembull, Kisinger u hoq si i sëmurë ndërsa ndodhej për një vizitë në Pakistan, për të shkuar fshehurazi në Kinë, dhe diskutuar me Pekinin mundësinë e lidhjes së raporteve diplomatike. Kur ndodhi ajo ngjarje historike, Roxhers u la jashtë takimit kryesor midis Maos dhe Niksonit, në të cilin morri pjesë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë.

Debatet mbi politikën e jashtme, dominuan gjatë administratës në të cilën vetë Troj shërbeu si ndihmës, atë të Xhorxh W.Bush. Ndarja e madhe në atë kohë ishte midis zv/presidentit Dik Çeni dhe Sekretarit të Mbrojtjes Donald Ramsfeld nga njëra anë, dhe Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell nga ana tjetër.

Pauell ishte shumë më i kujdesshëm lidhur me një luftë të mundshme kundër Irakut, sesa Çeni dhe Ramsfeld. Konflikti nuk u zhvillua direkt, por më tepër përmes një serie rrjedhjesh mediatike nga Pauell, dhe kujtimeve të shkruara nga vetë Ramsfeld.

Megjithatë, disa nga pjesët më argëtuese të librit, kanë pak lidhje me mosmarrëveshjet e mëdha mbi politikat, dhe më shumë me natyrën personale të përplasjeve. Në Shtëpinë e Bardhë të Xhorxh Ë.Bush, zv/prokurori i Përgjithshëm Xhejms Komej u cilësua në mënyrë të çuditshme si “Shën Xhimi” nga kundërshtarët.

Shefi i parë i shtabit i presidentit Barak Obama, Rahm Emanuel, e quante këshilltarin e politikës së jashtme Ben Rhodes “Hamas”, për shkak të qëndrimit të këtij të fundit mbi konfliktin Izrael-Palestinë. Tek e fundit, një nivel konflikti mund të jetë diçka pozitive për një president. Konflikti mund të ndihmojë në suksesin e politikave të caktuara, po aq sa mund të ndihmojë në fundosjen e një administrate të dobët./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE