LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundon “Albanian Effort 19”/ Xhaçka: Stërvitje të tilla ndërtojnë fuqinë e Aleancës

19 Shtator 2019, 08:00, Politikë CNA
Përfundon “Albanian Effort 19”/ Xhaçka: Stërvitje

“Albanian Effort 19? mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Në 7 ditë përfaqësuesit ushtarakë nga 12 vende aleate dhe partnere treguan se cili është burimi i fuqisë së Aleancës më të madhe ushtarako ? politike në botë, anëtare e së cilës vendi ynë është prej 10 vjetësh.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një video mesazh drejtuar efektivëve  vuri në dukje me krenari se kjo është stërvitja e parë ku planifikimi dhe mbështetja logjistike u krye tërësisht nga Forcat e Armatosura shqiptare.

?Shqipëria u anëtarësua në NATO vetëm 10 vjet më parë. Fakti që vetëm një dekadë më pas, Forcat tona të Armatosura janë shndërruar në një forcë moderne e profesionale, e cila është në gjendje të operojë në standardet e NATO-s, është një dëshmi e asaj që e bën Aleancën unike. Mbështetja dhe solidariteti mes aleatëve është ajo që e bën NATO-n një forcë kaq të fuqishme?, theksoi Ministrja e Mbrojtjes në mesazhin e saj.

Për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, trupat shqiptare po stërviten së bashku me ato të aleancës dhe vendeve partnere për planëzimin dhe kryerjen e operacioneve në përgjigje të krizave dhe për një sërë elementësh të rëndësishëm.

Stërvitja ?Albanian Effort 19? shërbeu gjithashtu për certifikimin e kompanisë së II ?Komando? e deklaruar nga vendi ynë në NATO si pjesë e Task Forcës së Gatishmërisë Shumë të Lartë (Very High Readiness Joint Task Force, VJTF)./ CNA.al

Lajmet e fundit nga