Connect with Us

“Nuk di të shkruajë shqip”/ Taulant Muka “sulmon” ashpër Besa Shahinin

Politikë

“Nuk di të shkruajë shqip”/ Taulant Muka “sulmon” ashpër Besa Shahinin

Publikuar

-

Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ka sulmuar ashpër ministren aktuale të Arsimit, Besa Shahini. Muka thotë se Besa Shahini duhet larguar sa më shpejt pasi Ministria e Arsimit, sipas tij,  është “rrezik kombëtar”.

“Ligji i ri për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë hap rrugën e krijimit të një Akademie shqiptare në rajon, që federalizon nën një ombrellë akademitë shqiptare. Duhet votuar kundër Dekretit të Presidentit që të mundësohet ky zhvillim i rëndësishëm për promovimin e vlerave më të mira intelektuale shqiptare”, është deklarata e Shahinin.

“Injoranca po vret diturinë në vend, po vret të ardhmen e të rinjve. Është turp dhe krim të përfaqesohesh në drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të dijes nga një person që nuk di të shkruaj shqip (ombrelle, federalizon?!), dhe qe nuk lexon, dhe nuk përditesohet me zhvillimet në shkencë. Kjo ministre duhet larguar sa më shpejt nga Ministria e Arsimit pasi është rrezik kombëtar. Po po, rrezik kombëtar! Në cilin vend të botës ka federate të Akademisë së Shkencave?”, shkruan Muka.

LEXO EDHE:  "Është vetëm publicitet"/Pas akuzave për mashtrim, Loredanës i ndodh e papritura

Kujtojmë se Muka, ishte koleg i Shahinit për disa ditë pasi Rama e emëroi zv.ministër./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Nga

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  “Është vetëm publicitet”/Pas akuzave për mashtrim, Loredanës i ndodh e papritura

LEXO EDHE:  Skandali i ilaçeve të rimbursueshme/ Vokshi: Raporti i auditit i manipuluar

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qrnë pjesë e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë.

Kryemadhi tha se ky fakt, e ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptarë do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme“, u shpreh Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Prokuroria po mbron Agim Kajmakun/ PD shpërthen në akuza

LEXO EDHE:  "Është vetëm publicitet"/Pas akuzave për mashtrim, Loredanës i ndodh e papritura

Studimi i fëmijëve të çiftit Meta në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë shpesh shkak që mazhoranca të lëshojë akuza ndaj tyre, për shkak se stili i jetës së zonjës Kryemadhi, nuk përputhet me mënyrën se si ajo bën opozitë dhe faktin se LSI ka qenë në qeveri dy vite më parë, madje ka patur një zëvendësministër Arsimi.
Tashmë, Kryemadhi duket se është penduar tej mase për këto dështime, që kanë bërë që edhe fëmijët e saj të nisen drejt Anglisë dhe ajo ta vuajë shumë këtë fakt.

LEXO TE PLOTE