Connect with Us

Nuk deklaroi aksionerët dhe xhiro zero/ Konkurrenca nuk miraton shitjen e koncesionit të hemodializës

Sociale

Nuk deklaroi aksionerët dhe xhiro zero/ Konkurrenca nuk miraton shitjen e koncesionit të hemodializës

Publikuar

-

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mos miratojë shitjen e koncesionit të hemodilaizës që mbahet nga kompania Dia Vita dhe që me një marrëveshje të 25 qershorit është shitur tek kompania Diaverum International AB. Në vendimin e bërë publik nga ana e Autoritetit të Konkurrencës nënvizohet se arsyeja se pse nuk është dhënë autorizimi për realizmin e përqendrimit është mosplotësimi i kushteve që kërkon ligji. Sipas Konkurrencës ligji sanksionon dy kritere ku i pari përfitimi i kontrollit dhe i dyti xhiroja që duhet të ketë në vitin paraardhës financiar. Të dyja këto duhet të ekzistojnë njëkohësisht, janë kumulative. Kushti i dytë që lidhet me xhirron nuk plotësohet nga ana e kompanisë blerëse pasi në vitin 2018 xhirroja e saj ishte zero.

Si palë interesi Autoriteti i Konkurrencës ka drejtuar edhe ndaj Ministrisë së Shëndetësisë kërkesë për informacion por ajo çka është vënë në dispozicion citohet se ka qenë e paqartë.

Ndër të tjera Konkurrenca ka nënvizuar se për shoqërinë target dhe palën blerëse u kërkua informacion mbi blerjet e realizuara prej tyre gjatë 3 viteve të fundit në tregjet e prekura të produktit si dhe kopje të analizave/ raporteve/ studimeve/ vëzhgimeve dhe çdo dokument i krahasueshëm me to, hartuar për organet drejtuese të ndërmarrjeve respektive, me qëllim vlerësimin dhe analizën e përqendrimit, i cili përfshin vlerësime në lidhje me pjesët e tregut, kushtet e konkurrencës efektive, konkurrentët faktikë (ose potencial), arsyet e përqendrimit, etj., shoqëruar me emrat përkatës të personave që kanë përgatitur këto materiale, pozicion dhe datën e përgatitjes së tyre.

“Dokumentacioni i paraqitur nga pala njoftuese, nuk i dha përgjigje pyetjeve dhe kërkesave të AK, të parashtruar në shkresën tonë nr. 410/14 prot, datë 02.09.2019 “Kërkesë për informacion” se: 1. Cilët janë ortakët themelues të ndërmarrjes “Diaverum International AB” dhe struktura aktuale e ortakërisë. 2. Cila është kuota e secilës ndërmarrje ose person në shoqërinë “Diaverum International AB” e cila është blerëse në këtë transaksion, dhe si ushtrohet e drejta e kontrollit në këtë strukturë. 3. Nuk paraqiti për palët pjesëmarrëse në transaksion – “Diavita” SHPK dhe “Diaverum International AB”, kopje të analizave/raporteve/studimeve/vëzhgimeve dhe çdo dokument i krahasueshëm me to, hartuar për organet drejtuese të ndërmarrjeve respektive, me qëllim vlerësimin dhe analizën e përqendrimit, i cili përfshin vlerësime në lidhje me pjesët e tregut, kushtet e konkurrencës efektive, konkurrentët faktikë (ose potencial), arsyet e përqendrimit, etj., shoqëruar me emrat përkatës të personave që kanë përgatitur këto materiale, pozicion dhe datën e përgatitjes së tyre” thuhet në vendim.

Shoqëria Dia Vita  është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Shqipërisë, , e krijuar më datë 15.10.2015, me kapital themeltar 1.000.000 (njëmilion) Lekë. Objekt i aktivitetit të kësaj shoqërie është zbatimi i kontratës së koncesionit/PPP “Për shërbimin e hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhe, Korçe, Vlore dhe Elbasan”. Kjo kontratë është nënshkruar më 10 shkurt 2016 ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe shoqërisë DiaVita SHPK dhe është bërë efektive në qershor të vitit 2016.

LEXO EDHE:  “Rama bëri bilancin e mashtrimeve të 2019/ Berisha: Shet suksesin e qeverisë së mëparshme

Dy aksionerët e kësaj shoqërie janë Evita SHPK që zotëron 85% të aksioneve dhe American Hospital SHA që zotëron 15% të aksioneve. Këto të fundit kanë kërkuar pëlqimin e Konkurrencës për përqendrimin e aksioneve tek shoqëria Diaverum.

Diaverum International AB , është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e krijuar sipas legjislacionit të Suedisë, më datë 28.06.2011, me aktivitet pronësinë dhe administrimin e aksioneve dhe letrave me vlerë dhe aktivitete të tjera të ngjashme me to, me kapital aksionar i cili nuk do të jetë më i vogël se 50.000 sek (korona suedeze) dhe jo më shumë se 200,000 sek (korona suedeze), sipas Aktit të Themelimit. Sipas dokumentacionit të depozituar, shoqëria është një shoqëri holding e cila nuk realizon shitje te produkteve dhe/ ose shërbimeve specifike./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

1600 mjekë dhe infermierë të rinj/ Manastirliu: Punësim me transparencë në sistemin shëndetësor

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë se 400 mjekë dhe 2200 infermierë janë punësuar në dy vite.
“Punësimi në sistemin shëndetësor publik për mjekët dhe infermierët ka vetëm një kriter: Meritën”. Në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se sistemi shëndetësor po plotësohet me mjekë të përgjithshëm dhe specialistë, që mungonin 5 vite më parë.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshon moti/ Bien ndjeshëm temperaturat, përgatituni për ngrica

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditës së sotme, vendi do të përfshihet nga moti i qendrueshëm.

Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Sipas SHMU, era, do të fryjë nga kuadrati i veriut, mesatare dhe në bregdet e zonat luginore hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë.

Temperaturat, të cilat do të vijnë në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, do të sjellin ngrica përgjatë akseve rrugore deri në zonat e ulëta.

LEXO EDHE:  “Rama bëri bilancin e mashtrimeve të 2019/ Berisha: Shet suksesin e qeverisë së mëparshme

LEXO EDHE:  Autoriteti i Konkurrencës kundër koncesionit të qeverisë

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -6ºC deri në 9ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 16ºC
zonat bregdetare 1ºC deri në 16ºC

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 21 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite shume e bukur ka për te qene ko e sotmja për ju qe keni një lidhje. Pasioni do iu pushtoje gjate gjithë kohës dhe do mahniteni me perkujdesin e atij qe keni ne krah. Beqaret gjithashtu do jene me sensuale dhe do tërheqin pas vetes me shume persona. Askush nuk do iu rezistoje dot. Ne planin financiar do arrini te ruani ekuilibrin dhe situata do vazhdoje te mbetet e mire.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite shume e këndshme do jete kjo e sotmja për ju qe jeni ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do ndiheni gati për te provuar emocione te reja. Beqaret ndryshe nga me pare, sot do jene me te hapur dhe me te guximshëm. Ata do arrijnë edhe te shprehin disa pëlqime. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk do bëni keq po shpenzimet me kujdes e maturi.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Sot, edhe pse do doni t’i shprehni sa me shume ndjenjat qe keni ndaj partnerit, yjet do iu pengojnë. Shpesh do ndiheni keq dhe do vuani brenda vetes. Beqaret do vendosin te njihen me një persona qe kane njohur se fundmi pa menduar se çfarë mund te ndodhe nesër. Problemet financiare te kohëve te fundit do filloje te zgjidhen pak e nga pak. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ju çiftet nuk do keni një dite shumë te mire. Shpesh tensioni do mbizotërojë dhe ju do ndiheni keq. Ne fakt, ashtu si partneri, as ju nuk do bëni asnjë përpjekje për ta ndryshuar situatën. Beqaret do jene shume sharmante dhe mund ta arrijnë ta bëjnë për vete dike. Me financat do jeni mjaft hermetike. Kjo do beje qe gjendja te mbetet e kënaqshme për një kohe te gjate.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ju te dashuruarit do jeni shume pasiononte sot dhe do i kaloni pa problem edhe pengesat e vogla qe iu kishin dale. Ne mbrëmje mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do jene me te gatshëm për te njohur persona, por do mendohen gjate para se te pranojnë propozime. Për financat do jete një dite me fat. Gjerat do ju ecin përherë siç i keni dashur.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Nëse doni qe gjerat ne çift te ecin sa me mire sot, duhet patjetër te bëni durim e te mos thoni fjale te pamenduara. Mendoni me shume për te ardhmen. Beqaret nuk do reflektojnë gjate dhe mund te hedhin menjëherë hapa. Le te shpresojnë qe gjerat do iu dalin për mire. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po bëtë kujdes nuk do keni as probleme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Mos u tregoni posesive sot ju te dashuruarit sepse do futeni ne probleme serioze ne çift. Reflektoni ne heshtje dhe mundohuni te ruani përherë qetësinë. Ju beqareve do ju mungojë takti dhe diplomacia dhe ne vend qe ta afroni do e largoni edhe me tepër nga vetja personin qe pëlqeni. Buxhetin do dini përherë si ta menaxhoni dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e kënaqshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite e këndshme dhe plot ngjyra ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni shume rehat pranë njeri-tjetrit dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin rreziqe vetëm për te ndryshuar statusin sepse kjo nuk do ja vleje. Jupiteri do jete planeti me i favorshëm për financat dhe do ju ndihmoje pafund qe ato te përmirësohen.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot do jete ne interesin tuaj ta trajtoni partnerin me delikatese. Mos u tregoni aspak agresive sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret duhet te tregohen përherë te matur ne mënyrë qe te mos bëjnë gabime. Sot mundësitë për takime do ekzistojnë, por jo te gjitha do jene shume te mira. Me shpenzimet tregohuni sa me strikte qe te mundeni.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ka rrezik qe një krize ne çift t’iu trondite tej mase gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume keq ne disa momente. Nuk do lëshoni pe as ju dhe as ai qe keni ne krah. Beqaret me ne fund do i japin fund vetmisë dhe një etape shume e bukur do filloje për ta. Me financat do keni fat. Pse te mos blini ndonjë bilete lotarie? Ka mundësi qe shumat qe do fitoni te jene goxha te majme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Te dashuruarit do jetojnë ne një ambient te qete dhe plot harmoni. Për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Ata do dine si te joshin dhe si ta ndryshojnë sa me pare statusin e tyre. Ne mbrëmje mund t’iu ndodhe diçka fantastike qe as vete nuk e kishin menduar. Ne tërësi financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është qe te mos tejkaloni limitin e shpenzimeve.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do e forconi edhe me shume lidhjen tuaj sot dhe do e keni me te lehte te flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah. Do kaloni momente shume te këndshme dhe mjaft harmonike. Beqaret do jene me te përkëdhelur nga yjet. Do arrini ta bëni për vete atë qe iu pëlqen prej kohesh. Financat do jene delikate. Ulni menjëherë shpenzimet nëse nuk doni te ngeleni pa asnjë lek.

LEXO TE PLOTE