LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Media në zi/ Ndërron jetë gjatë lindjes gazetarja e njohur

19 Shtator 2019, 18:13, Aktualitet CNA
Media në zi/ Ndërron jetë gjatë lindjes gazetarja e njohur

Ka ndërruar jetë papritur gazetarja e Radio Televizionit Kosovar, Ardita Sylejmani.
Gazetarja me prejardhje nga Gjilani ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes në Budapest të Hungarisë. Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.
Mediat kosovare raportojnë se gazetarja ka pasur komplikacione shëndetësore dhe ka ndërruar jetë sapo ka sjellë në jetë vajzën e tretë. Gazetarja 33-vjeçare është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i cili është diplomatik i Republikës së Kosovës në Hungari./CNA.al

Lajmet e fundit nga