Connect with Us

Macron: Një politikë e re migracioni për Europën

Bota

Macron: Një politikë e re migracioni për Europën

Publikuar

-

Bashkim Europian ka vite që grindet për migrantët. A do t’ia dalë njeriu më aktiv në politikën europiane momentalisht, presidenti francez, Emmanuel Macron ta ndryshojë më në fund gjendjen?

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon një politikë migracioni më efikase në Europë. Mungesa e ujdisë për kompetencat e përgjegjësitë e ka penguar në të shkuarën politikën për të penguar lëvizjet masive dhe shpërndarjen e refugjatëve, ka thënë presidenti Macron pas takimit me kryeministrin italian, Giuseppe Conte në Romë. Ai shprehu besim në arritjen e mundshme të një mekanizmi shpërndarës automatik në Europë. “Ka një “dritare mundësish” për arritjen e një pozicioni të përbashkët, “me qëllim që të gjitha vendet të marrin pjesë në një ose në një formë tjetër të solidaritetit europian ose të ndëshkohen financiarisht”, tha ai.

Vizita e parë

Emmanuel Macron është politikani i parë i nivelit të lartë nga Europa që viziton qeverinë e re të të majtës dhe qendrës në Itali. Ai u takua edhe me kreun e shtetit, Sergio Mattarella. “Kjo miqësi është e pashkatërrueshme”, tha Macron për marrëdhëniet italiano-franceze. Nën qeverinë e mëparshme të Lëvizjes së Pesë Yjeve me djathtistët e Matteo Salvinit marrëdhëniet mes dy vendeve u ftohën, pasi zëvendëskryeministri, Luigi di Maioi i bëri një vizitë lëvizjes protestuese të Jelekëverdhëve. Kjo nuk u pa me sy të mirë nga qeveria në Paris.

Në bisedimet në Romë bëhet fjalë edhe për situatën në Libi. “Ne punojmë së bashku për stabilizimin e vendit”, tha kryeministri Conte, i cili më parë kishte ftuar kryeministrin libian, Fajis al-Sarradsh në Romë./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Haradinaj lë mandatin e deputetit/ Partia ka nevojë për reformim

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nuk do të jetë deputet në legjislaturën e re.

Haradinaj shprehet se ulësen e tij, do ta lërë për kolegët, ndërsa do të vazhdojë të jetë në krye të AAK-së.

Sipas tij, partia që ai drejton ka nevojë për reformë të nevojshme.

Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi, por partia e Haradinajt në koalicion me PSD-në doli e katërta në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke marrë 11.57% të votave.

Njoftimi i plotë

“Tani që po përmbyllet ky cikël zgjedhor, dua që të shprehë mirënjohjen time të thellë për secilën nga mbi 100,000 votat e besuara nga Ju, për mua si kandidat për Kryeministër.

Përjetësisht falënderues!

Do të vazhdoj të mbetem besnik ndaj vullnetit tuaj politik, besimit që ma keni dhënë dhe përkrahjes së vazhdueshme e të pakursyer për tash e 20 vite, përgjatë të gjitha proceseve që ka kaluar vendi.

Fati im personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës. Në secilin rast, do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Rumania në krye të BE-së/ Lajm i mirë për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Zbulohet arsyeja pse Holanda dhe Franca dhanë “JO-në”

Uroj që sa më parë të kemi konstituim të institucioneve, me të njejtën pjekuri politike siç e zhvilluam këtë proces zgjedhor.

Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdoj të mbaj të hapura dyertë e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani, dhe për mbajtjen e vëmendjes së plotë e të pakursyer tek temat jetike për vendin, pa asnjë kompromis.
Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës.

Përgjithmonë i juaji, sa herë kërkon vendi e populli”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump vendos sanksione kundër Turqisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i SHBA vendosi sanksione ndaj Turqisë si rezultat i ofensivës ushtarake turke në Siri. Donald Trumpi i justifikon veprimet e tij me “veprimet destabilizuese të Turqisë në Sirinë verilindore”.

Sipas Ministrisë së Financave në Uashington, sanksionet tani kanë hyrë zyrtarisht në fuqi. Prej tyre preken dy ministri turke dhe tre ministra: në listën e zezë janë futur ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe Ministri i Energjisë, Fatih Dönmez. Me këtë do të ngrihen pasuri eventuale të ministrave në SHBA si dhe ndalohen transaksionet financiare me ta.

Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence tha në Uashington se Presidenti Trump e ka ngarkuar atë dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien që të zhvillojnë bisedime në Turqi për t’i dhënë fund “gjakderdhjes” në veri të Sirisë.

Doganat për çelikun turk

Në një njoftim të Presidentit amerikan të publikuar para kësaj thuhet se ai do të urdhërojë së shpejti masa ndëshkuese kundër zyrtarëve aktualë dhe ish- përfaqësuesve të Turqisë. Përveç kësaj, do të ndalen bisedimet me Turqinë për një marrëveshje tregtie prej 100 miliardë dollarësh, dhe doganat për çelikun turk do të rriten nga 25% në 50% për shkak të “veprimeve destabilizuese të Turqisë në verilindje të Sirisë”. “Unë jam plotësisht i përgatitur të shkatërroj shpejt ekonominë turke, nëse politikanët kryesorë turq vazhdojnë këtë rrugë të rrezikshme dhe shkatërruese,” tha Donald Trump.

Trupat e qeverisë siriane arrijnë në Tall Tamr

Ministri i Mbrojtjes i SHBA Mark Esper i bëri thirrje NATO-s të marrë “masa diplomatike dhe ekonomike” kundër Turqisë, e cila gjithashtu është anëtare e Aleancës. Ai do të shkojë javën e ardhshme në selinë e NATO-s në Bruksel dhe do t’u kërkojë aleatëve të ndërmarrin veprimet e duhura.

“Parandalimi i tragjedisë njerëzore”

LEXO EDHE:  Rumania në krye të BE-së/ Lajm i mirë për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Juncker: Ballkani jo shpejt në BE, por stabiliteti, parakusht që ai të mos hyjë në luftë

Atje janë shumë të shqetësuar për zhvillimet. Rose Gottemoeller, zëvendësja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i tha Deutsche Welle: “Ne duhet të parandalojmë një tragjedi njerëzore.” Këtu bëjnë pjesë edhe veprime jashtëgjyqësore. Për më tepër, sukseset në luftën kundër organizatës terroriste “Shteti Islamik” nuk duhet të rrezikohen, tha Gottemoeller. “Në përgjithësi, mendoj se ia vlen të mendojmë se si të bisedojmë përsëri me njëri-tjetrin në vend që të luftojmë.”

Javën e kaluar, qeveria amerikane i bëri thirrje Turqisë të ndërpresë ofensivën ushtarake kundër milicëve kurdë të YPG, e cila vazhdon që nga e mërkura, dhe e paralajmëroi disafish partnerin e saj në NATO. Kjo në një kohë kur Donald Trumpi kishte hapur rrugën për operacionin ushtarak turk me tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni pak para fillimit të ofensivës, gjë për të cilën ai mori shumë kritika nga radhët e tij.

Tani Trumpi deklaroi se sulmi ushtarak rrezikon civilët dhe paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Përveç kësaj, Turqia duhet t’i japë prioritet mbrojtjes së civilëve, të pakicave etnike dhe fetare.

Trupat e Asadit arrijnë në veriun e Sirisë

Ndërkohë, trupat e pushtetmbajtwsit sirian Bashar al-Asad kanë avancuar më tej në zonat kurde në veri të Sirisë. Vetë kurdët kishin kërkuar nga ushtria e Asadit ndihmë kundër ofensivës turke. Ushtarët sirianë kanë hyrë në qytetin e rëndësishëm strategjik Manbixh, në Tall Tamar, në Tabka afër Rakkës, në Ain Issa dhe në zona të tjera të banuara nga kurdët, bëjnë të ditur mediat shtetërore të Sirisë. Sipas lajmeve në televizion, banorët u hodhën atyre lule atyre dhe kënduan “vdekje Erdoganit”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  të hënën u tregua i vendosur të vazhdojë ofensivën kundër militantëve kurdë në Siri./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Zv/ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen pas mitëmarrjes së kapur nga FIKSI

Publikuar

-

Nga

Zëvendës-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Asim Musa u detyrua të martën të njoftojë dorëheqjen nga posti pasi u shfaq mbrëmë në emisionin Fiks Fare të televizionit Top-Channel, ku negocionte me disa individë rreth një operacioni që duhej kryer kundrejt një çmimi prej një mijë eurosh.

Zoti Musa duket në video duke shpjeguar çmimet për shtetas të huaj që do të paguanin në spitalin e qytetit të Strugës, ku ai më parë kishte qenë drejtor dhe vazhdonte të ushtronte profesionin e mjekut – kirurg.

Zoti Musa në fillim refuzon, siç duket në video-regjistrim, të pranojë paradhënien e ofruar, por në fund pranon një banknotë prej pesëdhjetë eurosh “për kafe”, siç dëgjohet duke thënë ai vetë.

Zëvendësministri Musa në një konferencë për median tha se do të japë dorëheqje nga posti ndërkohë që e quajti “grackë për qëllime spektakli” atë që i kishin bërë bashkëpunëtorët e Fiks Fare.

“23 vite rrjesht jam në shërbim të qytetarëve, jo vetëm të vendit tonë por edhe më gjerë. Me ndershmëri dhe përkushtim. Shpesh nuk kam kursyer as rehatinë familjare për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Fatkeqësisht, përpjekja ime për t’iu ndihmuar qytetarëve u shndërrua në grackë për spektakël inekzistent mediatik me qëllim të dëmtimit të figurës, personalitetit tim dhe punës sime profesionale. Unë e njoftoj “pacientin” se ndërhyrja për qytetarët e huaj pa siguracion shëndetësor në vendin tonë është private dhe e njoftoj për koston e mundshme të shërbimit shëndetësor për të gjithë procedurën. Ndërsa këta “pacientë” vazhdimisht përpiqeshin të krijojnin kurth me çfarëdo forme të mundshme, siç e shikoni në video”, tha zoti Musa.

LEXO EDHE:  A do të anëtarësohet ndonjëherë Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian?

LEXO EDHE:  BE: Lista e reformave, Athina në rrugë të gabuar

Sipas Fiks Fare, nga ana tjetër, kanë qenë disa qytetarë të cilët i janë drejtuar emisionit investigativ duke akuzuar Asim Musën për kryerje operacionesh kundrejt ryshfetit, ndonëse mban postin e zëvendës-ministrit.

Klinika e Nefrologjisë në Strugë ku kishte qenë i angazhuar doktor Musa nuk iu përgjigj të martën pyetjeve të Zërit të Amerikës në lidhje me çmimet që një shtetasi të huaj do t’i duhej të paguante për një operacion të caktuar dhe as për kontrollet mjekësore. Një punonjës i spitalit tha me telefon se drejtori nuk ishte të martën në zyrë ndërsa për t’iu përgjigjur pyetjeve nevojitej leje nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u tha gazetarëve se gjithkund ka ndëshkime për vepra të këtilla dhe se ministria është përpjekur që t’i stimulojë mjekët përmes rritjes së pagave për shmangien nga korrupsioni.

Prokuroria në Strugë ka hapur hetime dhe sipas një zëdhënësi të saj, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar do të kërkojë regjistrimet origjinale, teksa do të merret në pyetje edhe zëvendësministri Musa.

Bashkimi Demokratik për Integrim, partia ku bën pjesë zëvendësministri i Shëndetësisë e ka përshëndetur vendimin e tij për dorëheqje. Deputeti Artan Grubi është shprehur për median se “përkushtimi i partisë është i pakompromis në luftën kundër korrupsionit”.

Aleanca për Shqiptarët, ndërkohë, përveç përgegjësisë morale kërkon edhe përgjegjësi ligjore në lidhje me rastin e Asim Musës.

Korrupsioni në shëndetësi dhe në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut është një çështje shqetësuese që jo rrallë e kanë ngritur edhe organizata ndërkombëtare. Po ashtu, një nga kapitujt e bisedimeve për integrimn e vendit në Bashkimin Evropian është pikërisht lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit./VOA

LEXO TE PLOTE