Connect with Us

Kush e shpiku dyshekun?

Blog

Kush e shpiku dyshekun?

Publikuar

-

Ne nuk kemi emrin e shpikësit të tij, edhe pse në çdo rast patenta e tij do të kishte skaduar. Gjithsesi, fakt është se modelet më të vjetra të dyshekut, janë gjetur në Afrikën e Jugut në shpellën Sibudu, dhe datojnë rreth 77 mijë vjet më parë. Sigurisht, ato nuk ngjanin aspak me ato që përdorim sot:ishin shtretër të bërë me gjethe e bimëve të gjetura aty rrotull.

Dhe puna për këtë objekt, ishte shumë e madhe. Këto dyshekë të lashtë, ishin disa centrimetra të lartë dhe formoheshin nga shtresa të ndryshme, të cilat nga ana e tyre ishin të përbëra nga shtresa edhe më të holla, për ta bërë kësisoj gjithçka të ishte më e butë.

Çfarë përdorej për mbushjen e tyre

Për mbushjen përdoreshin zakonisht bimë që rriteshin në ujë si xunkthi, apo bimë në formë shkurreje, siç është Cryptocarya ëoodii. Kjo e fundit ka ndërkohë një veti veçanërisht interesante, për ata që nuk duan të shqetësohen gjatë gjumit të tyre:i mban larg insektet.

Për më tepër, analizat mikroskopike kanë zbuluar se “dyshekët” e dikurshëm ndryshoheshin periodikisht. Kështu funksionuan gjërat për shekuj me radhë, derisa në Mesjetë, pati një tjetër prirje që erdhi nga kultura arabe:ajo e gjumit me të gjithë trupin e mbështetur mbi jastekë të mëdhenj dhe të butë.

LEXO EDHE:  Tv Klan shpartallon audiencën/ Kënga Magjike i lë pas të gjithë

Gjumi gjatë periudhës së Kryqëzatave

Fjala dyshek rrjedh mesa duket nga fjale arabe “matrah”, që do të thotë “të shtrihesh, ose të ëpozicionohesh mbi”. Ky term hyri në fjalorin e përditshëm në Evropë tonë gjatë periudhës së Kryqëzatave, kur shumë kalorës (por jo vetëm) u nisën për të pushtuar Jeruzalemin, dhe “vende të tjera të shenjta”.

Moda e re, edhe pse nuk kopjonte tërësisht atë të dyshekut me gjethe, u përhap me shpejtësi. Dhe bashkë me të lindi edhe një profesion, ai i prodhuesit të dyshekëve:njerëz që zëvendësonin të paktën një herë në vit mbushjen e këtyre thasëve të mëdhenj, të mbushur me lesh apo qime kafshësh.

Gjumi i ëmbël…

Më pas, përmbajtja e dyshekut lahej, thahej dhe futej sërish brenda. Ndërkohë, duke nisur nga shekulli XIX-të, nisën të përdoren shumë teknika të tjera për të mbushur dyshekët. Për shembull, mjeku skocez Sër Xhejms Pejxh (1814-1899), testoi me sukses prodhimin e dyshekut me ujë, për të trajtuar problemet që kishin me shpinën disa prej pacientëve të tij.

Një shekull më vonë, në vitin 1928 shpikësi dhe kirurgu skocez Xhon Boid Danlop (1840-1921) shpiku dyshekun lateks. Dhe ai ishte vërtet një revolucion i vogël:dysheku i ri përshtatej plotësisht me format dhe lëvizjet e trupit, duke e zvogëluar shumë formimin e papastërive brenda tij./ Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Çfarë do të thotë operacioni ushtarak i Turqisë për botën arabe?

Publikuar

-

Nga

Marshimi i trupave turke në Siri kritikohet ashpër nga qeveritë e vendeve arabe. Por kjo nuk i intereson Turqisë. Ajo i ka hyrë një strategjie, e cila mund t’i ndryshojë forcat në rajon.

Sulme të avionëve luftarakë turq në territore përgjatë kufirit turk, mijëra vetë marrin arratinë. Operacioni ushtarak i Turqisë në veriun e Sirisë ka filluar. Aviacioni ushtarak turk dhe artileria kanë qëlluar 181 objektiva të njësive kurde të njohura si “Njësitë e Mbrojtjes Popullore”, (YPG), deklaroi Ministria e Mbrojtjes përmes twitterit. Zëvendëspresidenti, Fuat Oktay u tregua i kënaqur me zhvillimin e operacionit ushtrarak.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte deklaruar më parë, se ai do të shuajë një “korridor terrori” në rajonin e banuar nga kurdët në jug të Turqisë dhe do të sjellë paqen. Këtë e venë në dyshim shumë vëzhgues. “Operacioni ushtarak turk do të ketë ndikime në stabilitetin e të gjithë Lindjes së Afërt dhe situatën politike në nivel rajonal dhe lokal”, thotë eksperti ushtarak libanez, Nizar Abdelkader në intervistë me Deutsche Wellen. Sipas tij, kriza e Sirisë do të bëhet më e komplikuar dhe ky operacion do të sjellë me vete vuajtje dhe mjerim.

Një marshim dhe shumë humbës

Pasojat e operacionit ushtarak turk janë vështirë të parashikohen aktualisht, thuhet në platformën britanike online, “Elaph”. Por kurdët nuk janë humbësit e vetëm. Ai mund të dëmtojë edhe sukseset e luftës anti-terror në botë. Luftëtarët e të ashtuquajturit, “Shteti Islamik” në rajonet kurde mund ta përdorin kaosin për të dalë nga burgjet dhe të shpërndahen në të gjithë rajonin. Nga ana tjetër ky operacion dëmton edhe Turqinë, sepse qeveria i fut njerëzit në një “luftë  pa fund” kundër kurdëve, thuhet në “Elaph”. Pasi SHBA i ka trajnuar dhe pajisur me armë kurdët, pritet një luftë e gjatë, analizon ky portal, një luftë që mund të kthehet në “Vietnamin” e Turqisë.

Ndikimet e para të operacionit ushtarak duken që tani. Erdogani reagoi pas kritikës së ashpër si të qeverisë egjiptiane ashtu edhe të asaj saudite. Në adresë të qeverisë së presidentit al-Sisi, Erdogani tha, se Egjipti nuk ka të drejtë të kritikojë operacionin: Qeveria e ka treguar veten si “vrasëse” të demokracisë në vend. Ndërsa për Arabinë Saudite, Erdogan kishte këto fjalë: “Kush e ka vënë pra Jemenin në një situatë të tillë?” Erdogan e lidhi kritikën e tij me koalicionin ushtarak të drejtuar nga Arabia Saudite që lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen.

Riorientim i Turqisë?

Këto deklarata dokumentojnë, se sa e ka ndryshuar Erdogani qëndrimin e tij për luftën në Jemen. Nëse në fillim ai e përshëndeti krijimin e koalicionit, tani vihet kundër. Kjo lihet të kuptohet si një shenjë e lehtë në drejtim të Iranit. Edhe kjo qeveri e ka kritikuar ndërhyrjen turke, duke përmendur rreziqet për popullsinë civile. Por në të njëjtën kohë u tha, se Teherani i kupton shqetësimet e Turqisë, për sigurinë në kufijtë jugorë të saj.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Vasili zbardh qëndrimin ndaj Ramës dhe raportet me PD

LEXO EDHE:  Tramp gaboi, por SHBA nuk mund të tolerojë as korrupsionin e familjes Bajden

Ka edhe një arsye tjetër pse Irani mban distancë me partinë kurde në Siri, PYD. “Gjatë luftës civile në Siri, PYD u kthye në një partner taktik të Teheranit në luftën kundër IS-it”, thotë politologja, Gulriz Sen, që analizon politikën në Lindjen e Afërt për platformën online “Al-Monitor”. Por pas IS-i u mund në masë të gjerë, marrëdhëniet e mira të partisë kurde me SHBA nuk shiheshin me sy të mirë në Teheran. “Prandaj qeveria e Teheranit mbështet pajtimin e partisë kurde me qeverinë e Asadit. Në këtë mënyrë ky vend kërkon të zgjerojë kontrollin mbi Sirinë dhe të dobësojë prezencën e SHBA në Siri”

Humbje pushteti e vendeve arabe?

Pavarësisht si zhvillohet aksi Teheran-Ankara, ato shtete si Emiratet e Bashkuara apo sauditët që ishin deri më tani të angazhuara në Siri e mbështetën xhihadistët kundër regjimit të Asadit, tani kanë dalë në defensivë. Mundësitë e tyre nuk afrohen dot me forcën e një Turqie që vepron hapur ushtarakisht. Kjo vlen tani më shumë, kur një nga aleatët më të rëndësishëm të Arabisë Saudite, SHBA tërhiqet nga Siria, jo plotësisht, por në masë të madhe. Në shtypin arab, kjo komentohet si tradhti ndaj kurdëve, që në luftë kundër IS-it ishin partnerë të SHBA. “Këtë gjë mund ta bëjnë edhe me partnerë të tjerë”, thuhet në platformën arabe online, “Rai-al-youm”. Vetë SHBA prodhojnë tani shumë naftë, gjë që i bën të pavarur, nga ana tjetër ky vend e ka momentalisht të drejtuar vëmendjen nga Kina.

A ka Arabia Saudite arsye për shqetësim? Jo, thotë eksperti saudit, Hasan Dhafer Al-sheri në bisedë me Deutsche Wellen. “Marrëdhëniet e SHBA me mbretërinë janë të thella dhe të gjata.” Vërtet që për momentin ato janë ftohur, por në plan afatgjatë ato do të normalizohen. E në Riad nuk janë shumë të shqetësuar, nëse Uashingtoni largohet. “Sepse ka alternativa. Moska. Pekini dhe Bashkimi Europian.” Por ende nuk dihet, se si do të formësohet marrëdhënia me aleatët e rinj. Ajo që dihet, është se në rajon ka filluar reflektimi për konstelacione të reja./DW

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Dhuna në protesta, e zvogëlon mbështetjen e opinionit publik ndaj protestuesve

Publikuar

-

Nga

Protestuesit nuk e ndihmojnë aspak kauzën e tyre, kur nisin të bëhen të dhunshëm. Madje, sjellja e tyre agresive, mund të rrisë mbështetjen publike ndaj atyre kundër të cilëve po protestohet. Kjo është ajo që zbulohet nga studimet e reja të sociologut amerikan të Univeritetit të Stenfordit, Rob Uiler.

Studimi, i frymëzuar nga përplasjet e fundit midis protestuesve të bardhë nacionalistë, dhe protestuesve anti-racistë në Sharlotsvil të Virxhinias dhe Berklit në Kaliforni, zbuloi se dhuna nga protestuesit anti-racistë, mund t’i bëjë njerëzit t’i shohin ata si të paarsyeshëm.

Dhe ky perceptim mund të ndikojë që opinioni publik në tërësi, të identifikohet më pak me këtë grupim, pavarësisht se mbron një kauzë të drejtë.

Sociologu amerikan i Univeritetit të Stenfordit, Rob Uiler

Ndërkohë, dhuna e ushtruar nga ana e supremacistëve të bardhë nuk ndryshonte mendimin e njerëzve, pasi ata tashmë i shihnin supremacistët e bardhë si tejet të paarsyeshëm, thotë Rob Uiller në një studim të botuar më 11 tetor në revistën “Socius:Hulumtime Sociologjike për një botë dinamike”.

Brent Simpson i Universitetit të Karolinës së Jugut, dhe Metju Feinberg i Universitetit të Torontos, janë 2 bashkëautorët e tjerë të studimit. Kur anti-racistët e shndërrojnë protestën e tyre në të dhunshme, kjo mund të ndikojë në disa raste në nxitjen e mbështetjes për palën tjetër, mendon Uiler.

“Gjetja jonë kryesore, është që edhe protestuesit, që kanë një nivel të lartë të mbështetjes publike, si aktivistët anti-racistë, mund ta humbasin mbështetjen e publikut të gjerë, nëse përdorin dhunë. Dhe në fakt, ne zbuluam se mbështetja për nacionalistët e bardhë, ishte rritur në mesin e atyre që kishin lexuar, se protestuesit anti-racistë i kishin sulmuar ata”- deklaroi më tej sociologu.

Uiler nënvizon se protestat e dhunshme, janë bërë mëse të zakonshme në SHBA, që nga presidencialet e vitit 2016. “Ka një larmi në rritje të taktikave të protestës, përfshirë përdorimin e dhunës. Duke pasur parasysh faktin që e njerëzit reagojnë zakonisht shumë negativisht ndaj dhunës, bashkëautorët e studimit dhe unë ishim kureshtarë të shihnim reagimet e publikut ndaj një proteste të dhunshme”- vijoi më tej Uiler.

LEXO EDHE:  Si po zhduken shkrimet kritike ndaj Ramës dhe Veliajt/ Zbulohet kompania që sulmon mediat

LEXO EDHE:  6 gjërat që duhet të bëni para se të flini gjumë

Për këtë arsye, ai anketoi 800 njerëz përmes internetit. Sondazhi u krye në 4 skenarë:Në varësi të eksperimentit, pjesëmarrësit lexuan një nga 4 artikujt e gazetave. Ndërsa bazuar në protestat që ndodhën në Sharlotsvil dhe Berkli në gushtin e vitit 2017, u fabrikuan elementë të historisë për qëllime eksperimentale.

Në një skenar, pjesëmarrësit lexuan një shkrim të trilluar mbi nacionalistët e bardhë, që organizuan një protestë për heqjen e monumenteve të Konfederatës. Ndërkohë, një grup anti-racistësh organizuan një kundër-protestë. U raportua se asnjë grup nuk ishte i dhunshëm.

Ndërkohë në 3 skenarët e tjerë, artikulli përshkruante dhunën nga një grup ose nga tjetri, ose nga të dy bashkë.

Për shembull, në lajmin e inskenuar, kur të dhunshëm ishin protestuesit anti-racistë shkruhej: “Një nacionalist i bardhë u rrëzua përtokë nga protestuesit. Një protestues u pa duke shkelmuar një nacionalist i bardhë që ndodhej i shtrirë në tokë, dhe mbronte fytyrën e tij nga goditjet”

Më pas, pjesëmarrësit në eksperiment u pyetën se si e perceptuan dhunën që ndodhi, dhe mbi qëndrimet e tyre ndaj secilit grupim. Uiller zbuloi se kur i dhunshëm ishte vetëm grupi anti-racist, pjesëmarrësit i perceptuan ata si më pak të arsyeshëm, dhe identifikoheshin më pak me ta.

Ndërkohë, pjesëmarrësit në studim treguan më pak mbështetje për grupin anti-racist, dhe një rritje të mbështetjes për njerëzit që u dhunuan, dhe që ishin pikërisht nacionalistët e bardhë.

Nga ana tjetër, kur të dhunshëm ishin nacionalistët e bardhë, kjo nuk çoi në rritjen e mbështetjes për lëvizjet anti-raciste në përgjithësi. Për shkak se nacionalistët e bardhë janë një grup i përçmuar gjerësisht, dhe të njohur për dhunën që përdorin, ata kanë pak për të humbur kur përdorin dhunë kundër anti-racistëve.

“Dhuna u shkakton dëme të mëtejshme imazhit të tyre. Në të kundërt, dhuna e ushtruar nga anti-racistët jo vetëm që mund të dëmtojë mbështetjen e publikut për ta. Por siç e tregojnë rezultatet tona, ajo gjithashtu mund të rrisë mbështetjen për vetë protestuesit e bardhë nacionalistë”- theksohet në këtë studim./ Scienceblog.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

I ndërvarur nga droga dhe themelues i Gestapos/ Kush ishte Herman Gëring, krahu i djathtë i Hitlerit

Publikuar

-

Nga

Herman Gëring, cilësohej shpesh si njeriu i djathtë i Adolf Hitlerit. Ai ishte njeriu i dytë më i fuqishëm në Rajhun e Tretë, dhe luajti një rol të rëndësishëm në ngjitjen në pushtet të Fyhrerit. Ishte pikërisht Gëringu, ai që e ndihmoi Hitlerin të bëhet kancelar në janarin e vitit 1933, dhe ishte po ai që krijoi Gestapon, policinë sekrete e cila shtypi jo vetëm çdo kundërshtar të nazizmit në Gjermani, por lehtësoi Holokaustin, duke ndihmuar në mbledhjen e hebrenjve nga e gjithë Evropa, dhe çuarjen e tyre në kampet e shfarosjes.

Madje Hitleri i dha Gëringut edhe titullin special Rajhmarshall, udhëheqës i të gjitha forcave të armatosura gjermane, dhe e caktoi si pasardhësin e tij. Megjithëse si udhëheqës ishte i rreptë dhe i pamëshirshëm, Gëring pati një jetë private kaotike. Ai ishte tërësisht i ndërvarur nga morfina.

Po kush ishte Herman Gëring?

Ai lindi më 12 janar 1893, në një familje bavareze aristokrate. Fëmijërinë e kaloi në një kështjellë mesjetare. Ai përshkruhej si një djalë “rebel”, ndaj prindërit e çuan në një shkollë ushtarake, ku nisi të spikasë që gjatë Luftës së Parë Botërore, ku u dekorua me medaljen e trimërisë si pilot.

Gëring u njoh për herë të parë me Hitlerin në vitin 1922, kur mori pjesë në një protestë kundër Traktatit të Versajës, që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Si shumë gjermanë, dhe si një veteran lufte, edhe ai kishte kundër kushteve të ashpra të vendosura ndaj Gjermanisë. Gëring u pajtua me idetë e Hitlerit, dhe pa tek Fyhreri një lloj Mesie të së ardhmes.

Hermann Göring ne 1907

Për shkak të së kaluarës si oficer ushtarak, Hitleri i besoi komandën e grupit të tij paramilitar, Sturmabteilung. Në atë kohë ai nisi një raport intim me një baroneshë, e cila sapo kishte braktisur të shoqin, dhe kishte një djalë 8-vjeçar. Ata u martuan në vitin 1923. Po atë vit, Hitleri kreu Puçin e Dështuar të Birrarisë së Mynihut.

Gëringu mbeti i plagosur në këmbë. Ai u arrestua, por u arratis nga burgu dhe shkoi për disa kohë në Austri. Pikërsisht gjatë asaj kohe ra në kontakt me morfinën, të cilën mjekët ia rekomanduan për të lehtësuar dhimbjet e plagës. Shumë shpejt Gëring, u bë i varur nga ajo. Varësia e tij nga morfina ishte aq e madhe, saqë u shtrua 2 herë në një spital psikiatrik në vitet 1925 dhe 1926.

U rikthye në Gjermani në vitin 1927, dhe falë besnikërisë së tij ndaj Hitlerit, u ngjit shpejt në krye të udhëheqjes së Partisë Naziste. Ai punoi pa u lodhur për të promovuar Hitlerin dhe nazizmin. Kontaktoi oficerët e ushtrisë, biznesmenët më të mëdhënj në vend, dhe figura të tjera të fuqishme konservatore për të rritur mbështetjen ndaj nazizmit.

Për pasojë, Partia Naziste fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare të vitit 1932, dhe Gëring arriti të bëhej drejtues i Rajhshtagut, parlamentit gjerman. Kur Hitleri u bë kancelar, Gëring u emërua Ministër i Brendshëm, Komandant i Përgjithshëm i Policisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Luftëaffe, forcave ajrore gjermane.

Një nga aktet e tij të para ishte krijimi i Gestapos, policisë sekrete që shtypi çdo kundërshtim të regjimit nazist në Gjermani. Por varësia e tij ndaj morfinës vazhdonte. Ai kishte vazhdimisht lëkundje të mëdha të humorit. Dhe kjo mund të ketë kontribuar edhe në shtimin e madh në peshën trupore, që e shndërroi shpesh në objekt talljesh.

LEXO EDHE:  Video- Pas “rrëzimit” të Ramës, CNA.al shoqëron Bashën

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ Anëtari KLP-së, i përgjigjet akuzave

Ai organizonte vazhdimisht festa të mëdha në rezidencën e tij, dhe mburrej me veprat e artit të vjedhura nga hebrenjtë e persekutuar, të cilat ai i kishte ekspozuar përgjatë dhomave të bollshme të shtëpisë së tij. Ndonëse tallej shpesh si një trashaluq qesharak, ai ishte tepër i rrezikshëm. Gëring luajti një rol kryesor në spastrimin e përgjakshëm politik të nazistëve, gjatë “Natës së thikave të gjata”, kur edhe u eleminua rivali i tij kryesor brenda partisë, Ernst Rom.

Hermann Göring, 1917

Ai tha në vitin 1938, se do të kishte një “larje përfundimtare të hesapeve me hebrenjtë”. Tre vjet më vonë, ai autorizoi Rajhard Hajdrih të gjente “një zgjidhje tërësore të çështjes hebraike”. Dhe kjo zgjidhje ishte Holokausti. Por vëllai më i vogël i Herman, Albert, ishte një anti-nazist i vendosur.

Për shumë vite me radhë, ai u siguroi viza dhe pasaporta miqve të tij hebrenj. Duke përfituar nga pozita e të vëllait, dhe duke shfrytëzuar marrëdhënien shumë të ngrohtë mes 2 vëllezërve, Albert shkonte rregullisht në zyrën e Herman në Berlin, për t’i kërkuar favore në emër të një mikut të tij hebre, apo të një të burgosuri politik.

Megjithëse Gestapo kishte çelur për të një dosje, Albert mbeti i sigurt nën mbrojtjen e vëllait të tij deri në vitin 1944, kur siç kujton edhe vetë “vëllai im më tha se ishte hera e fundit, që mund të më ndihmonte”, duke e ndihmuar në fund që të arratisej jashtë vendit.

Fama e Gëring, nisi të zbehet papritur në vitin 1940. Si drejtues i Luftëaffe, ai ishte përgjegjës për ofensivën e madhe ajrore kundër Britanisë së Madhe. Dhe kur Forca Ajrore Mbretërore, arriti të mposhte gjermanët, Gëring mbajti barrën kryesore të fajit. Pozitat e tij u dobësuan me tej, kur Luftëaffe dështoi të ndalte kundër-ofensivën e Rusisë.

Göring, Hitleri dhe Mussolini, në 1938

Në atë periudhë, nisi të bëhet dhe më i varur nga droga. Në vitin 1945, Hitleri njoftoi se do të qëndronte në bunkerin e tij në Berlin deri në fund të luftës. Gëring mendoi se ishte rasti i artë, që ai të merrrte drejtimin e vendit. Por kur kërkoi të zgjidhej si drejtuesi i ri i Gjermanisë, Partia Naziste u përgjigj duke e shkarkuar nga të gjitha postet e tij, dhe duke e arrestuar.

Më më 9 maj 1945, ai u kap rob nga aleatët. Gëring u detyrua të detoksifikohej nga morfina, dhe të përballej me drejtësinë. Ai u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dhe u dënua me vdekje.

“Ngushëllimi” i tij i vetëm, ishte që arriti t’i shpëtonte ekzekutimit me varje, duke kryer vetëvrasje më 15 tetor 1946, përmes gëlltitjes së një kapsule me cianid, të cilën që e kishte mbajtur të fshehur në qelinë e tij./Allthatsinteresting.com- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE