LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapja e negociatave/ Ish-ministri i Ramës zbulon mesazhin e Gjermanisë

19 Shtator 2019, 08:47, Politikë CNA
Hapja e negociatave/ Ish-ministri i Ramës zbulon mesazhin e Gjermanisë

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, ka reaguar në lidhje me 9 kushtet që sikurse raportohet nga mediat, i ka vënë Gjermania Shqipërisë, për të çelur negociatat e anëtarësimit me BE.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se mesazhi është i qartë.

Sipas tij, ?Me pak fjalë Gjermania na thotë: Rrugën për të negociuar me BE për anëtarësim e keni të hapur. Jo se e meritoni, por se ska kuptim t’u veçojmë nga të tjerët (Maqedonia, e cila e meriton).

Do të uleni në negociata me BE sapo të na bindni që dini të bëni zgjedhje të lira e demokratike dhe shtet me administradë e drejtësi të pavarur e funksionale. Këtë thonë ato 9 kushtet.?

Më tej, Manjani theksonn se nuk ka shumë alternativa dhe se gjithçka duhet filluar nga zgjedhjet.

?Duhet filluar me zgjedhjet. Ato janë të parat dhe çelësi i zgjidhjes së çështjeve të tjera.

Kriza politike zgjidhet vetëm nga zgjedhjet. Sa më shpejt ta bëjmë këtë aq më shpejt hapet rruga për negociata.

Sa më shpejt të rivendoset Parlamenti pluralist, aq me shpejt rivendoset dialogu dhe fillojnë reformat.

Reforma që diskutohen e miratohen nëpër hotele nuk ka!

Ja kaq thotë Gjermania.?-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga