Connect with Us

Foto/ Çfarë po ndodh tek Gjykata e Krimeve të Rënda

Kronika

Foto/ Çfarë po ndodh tek Gjykata e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Kanë kaluar më shumë se pesë orë dhe Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka ende një vendim për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri ndodhet në holl në pritje të vendimit bashkë me avokatin e tij, ndërkohë që jashtë siç shihet edhe nga këto foto, kanë shkuar edhe shumë mbështetës të ish ministrit.

Trupi gjykues, Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka janë mbyllur në dhomën e këshillimit, që prej orës 12:30, ndërkohë që ka dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, që po e ndjekin nga afër këtë proces.

Ndaj Tahiri, rëndojnë akuzat për 3 vepra të rënda penale: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident tragjik në Greqi/ Humb jetën 40 vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një aksident me pasojë vdekjen e një shqiptari në zonën Sindos të Selanikut perëndimor.

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje, pasi motori me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një makinë që drejtohej po nga një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të së mërkurës në kryqëzimin e Papagou dhe Paul Mela.
Makina me të cilën u përplas 40-vjeçari me motoçikletë drejtohej nga një 21-vjeçar.

LEXO EDHE:  Ky çift bën më shumë se 9000$ për foto në Instagram/Ja si ja dalin

LEXO EDHE:  Mashtrimi me tollonat e ‘GULF’/ Gjykata jep vendimin për dy administratorët

Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fluksi i dosjeve/ KLP vihet në lëvizje pas kërkesës së SPAK, problem Vettingu

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e hënë do të shqyrtojë kërkesën e kreut të SPAK-ut, Arben Kraja për shtimin e dy prokurorëvetë tjerë për shkak të fluksit të punës.

Burime nga KLP-ja për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta pohojnë se shkak i vakancave është bërë mungesa e prokurorëve me vetting të kaluar në të dyja shkallët. SPAK-u nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP, që duhet të ketë, ka vetëm 8 të emëruar dhe 2 të komanduar.

Sipas KLP-së “vonesat për emërimin e prokurorëve të SPAK-u nuk janë nga ne”. Në 26 dhjetor, Dritan Prenci dhe Vladimir Mara ishin 2 prokurorët e komanduar që iu shtuna8 të tjerëve që u emëruan.

LEXO TE PLOTE

Kronika

FNSH “blindon” Sarandën/ Kontrolle masive për kapjen e personave të rrezikshëm

Publikuar

-

Nga

Efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpunim me agjentë të antidrogës, po ushtrojnë prej dy ditësh kontrolle në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, forcat e FNSH po kryejnë kontrolle në akset kyçe të qytetit bregdetar në mjete të ndryshme për armë dhe drogë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si dhe personave përdorues e trafikantë droge.

Aktualisht, po ushtrohen kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Spitalit”, ku po janë ndaluar për kontroll të imtësishëm një numër i madh mjetesh.

LEXO TE PLOTE