LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiskalizimi/ Ndryshohet limiti i arkës për bizneset 

19 Shtator 2019, 06:29, Ekonomi CNA
Fiskalizimi/ Ndryshohet limiti i arkës për bizneset 

Ministria e Financave po punon për një draft të përmirësuar të ligjit ?Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit?, të ashtuquajtur fiskalizimi, duke reflektuar vërejtjet e shumta të shoqatave të biznesit dhe grupeve të interesit.

Zëvendësministri i financave, Elton Harxhi, tha në një takim në Ministrinë e Sipërmarrjes se drafti pritet të jetë gati javën e ardhshme për t?u dërguar në qeveri në fillim të tetorit. Kjo do të jetë dhe koha kur do të vendoset nëse ligji do të nisë nga zbatimi në 1 janar të vitit 2020, apo do të ketë një shtyrje të tij, ashtu siç kanë kërkuar vazhdimisht grupet e interesit.

?Do reflektojmë datën dhe do të merret vendimmarrje, jemi të hapur për ta shtyrë. Nuk kemi mandat që nuk do shtyhet dhe se duhet të fillojmë se s?bën nga një janari?. Ai shtoi se kontrata me kroatët e NEOS, që kanë ndërtuar sistemin nuk përbën pengesë për shtyrjen e procesit të fiskalizimit. ?Do e gjykojmë nëse duhet ta shtyjmë kur ligji te shkojë në qeveri, për momentin nuk ka vendim pasi jemi akoma në fazë konsultimi me bizneset dhe sektorin e teknologjisë së informacionit?.

Koha do të varet dhe nga aftësia e 4 kompanive të kasave per të ofruar produkte fiskalizimi. Ministria e Financave është në diskutime me kompanitë e kasave për një server të ndërmjetëm për përditësimin e modemit, çka do të mundësojë që pjesa më e madhe e kasave të përshtatet dhe të mos zëvendësohet, përveç atyre të vjetra. Kosto e konvertimit të kasave, sipas diskutimeve me kompanitë do të jetë nën 50 euro.
Harxhi nuk përjashtoi as mundësitë që alternativë mund të jetë dhe një operator i ri, që do dalë me zgjidhje tjetër.

Bëhet më fleksibël limiti i arkës për bizneset e mëdha

Drafti aktual parashikon kufizime në maksimumin e arkës që mund të mbajë çdo subjekt.
a) tatimpaguesit me qarkullim vjetor në vitin e kaluar deri në 2 milionë lekë deri në 50000 lekë;
b) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 2 milionë deri në 14 milionë lekë deri në 300000 lekë;
c) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milionë lekë deri në 800 000 lekë.

Këto limite u kundërshtuan nga Shoqatat e Biznesit, sidomos për subjektet e mëdha e të mesme.
Harxhi tha se në variantin e rishikuar, për bizneset e vogla është ruajtur limiti prej 50 mijë lekë (mbi gjendjen në fillim) për një periudhë 10 ditore, që vlerësohet si kohë e mjaftueshme për subjektet dhe shmang dhe problemin e mosfunksionimit të bankave të shtunën e të dielën.

Për bizneset e mëdha e të mesme, limiti është ndryshuar nga fikse prej 800 mijë lekë, në 2% të xhiros vjetore të vitit të kaluar, që përkon me 10 ditë biznes.

Harxhi tha se një biznes nuk mund të hapë arkën më shume sesa ka limitin. Qëllimi, sipas tij, është të kontrollohen tepricat në arkë jo mangësitë. Biznesi i vogël, i cili është subjekt fizik mund t?i tërheqë paratë për nevoja të vetat.

Drafti

Projektligji, sipas variantit aktual, synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend. Ai parashikon që, duke nisur që nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri ? tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike./ Monitor

Lajmet e fundit nga