LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja Tahiri/ Artan Hoxha shuplakë Prokurorisë

19 Shtator 2019, 15:08, Kronika CNA
Çështja Tahiri/ Artan Hoxha shuplakë Prokurorisë

Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar ashpër punën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Hoxhës Prokuroria nuk duhet të kishin pranuar gjykimin e shkurtuar, por të mblidhnin prova të qarta kundër tij.

“Akuzat janë të rënda, krahasuar me nivelin e akuzave. Nëse i ka bërë vërtetë këto, pse të tjerët shkojnë 25 vite në burg dhe ky 12. Është një gjë logjike që nuk ka sens në lidhje me akuzat dhe dënimin që kërkon prokuroria.

Prokuroria nuk duhet të kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, por të provonte akuzat me prova, kjo ndan një epokë nga pandëshkueshmëria. Kjo dosje lë për të dëshiruar. E vetmja shpresë ka qenë se ka qenë në monitorimin e SHBA. Të gjitha rastet kur procesi ka qenë në monitorimin e SHBA kanë përfunduar me dhënie fajësie” tha ai në studion e Report Tv./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga