LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie Sonila Qato/ Zbulohet kush do ta zëvëndësojë

19 Shtator 2019, 11:15, Aktualitet CNA
Bie Sonila Qato/ Zbulohet kush do ta zëvëndësojë

Sikurse CNA.al e paralajmëroi dy ditë më parë, drejtoresha e Përgjithshme e ARRSH-së, Sonila Qato pritet të shkarkohet nga detyra.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se në vend të Qatos, në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar që pritet të emërohen janë dy kandidatura Vasilika Vjerro ose Admir Abrija .

Vjerro më parë ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Tatimeve, por që u shkarkua nga kryeministri Rama për performancë të dobët.

Admir Abrija është ish-zyrtar i qeverisë Berisha, por një i preferuar i Erjon Veliaj dhe ministres Belinda Balluku

Nga ana tjetër, Qato pritet të dërgohet në një institucion tjetër.

Kujtojmë këtu se CNA.al, dy ditë më parë raportoi se përplasja e Sonila Qatos, me disa subjekte, tendera ku fituesi është me vlerën më të lartë, si dhe disa lidhje të saj me subjekte të caktuara fitues, kanë bërë që Sonila Qato tashmë të konsiderohet e larguar nga detyra./ CNA.al

Tre skandalet që nuk i fsheh dot Sonila Qato

Skandali me tenderat/ Drejt shkarkimit Drejtoresha e rrugëve

Lajmet e fundit nga