Connect with Us

Zbulohet skandali me Hetimin Tatimor/ Akuza të renda “krahut të djathtë” të Ramës

Denoncim

Zbulohet skandali me Hetimin Tatimor/ Akuza të renda “krahut të djathtë” të Ramës

Publikuar

-

Akuza të renda kanë dalë në dritë lidhur me veprimtarinë e paligjëshme të Vali Bizhgës, drejtores së kabinetit të Kryeministrisë, të njohur më shumë si “krahu i djathtë” i Edi Ramës, si dhe Delina Ibrahimit, drejtores në funksion të Hetimit Tatimor.

Nëpërmjet një denoncimi të bërë në adresë të “agjentit dixhital” një punonjës i këtij institucioni ndëshkues i akuzon “dy ndrikullat”, siç i etiketon ish kryeministri Sali Berisha, për ushtrim të gjobvënies, nëpërmjet presionit …

“Akuzohen ndrikullat Vali Bizhga dhe Delina Ibrahimi per gjobvenie etj, etj!

Lexoni mesazhin e agjentit dixhital. sb”, shkruan në hyrje të mesazhit të publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale ish kryeministri Sali Berisha që më tej publikon denoncimin e plotë të punonjësit të administratës tatimore.

“Pershendetje Doktor, une jam nje punonjes i administrates tatimore, ne sektorin e Hetimit Tatimor…pas nje raskapitje me ne si sektor qe perdoremi per porosi dhe per qefet e te medhenjeve kur nuk marrim sherbimin e duhur ne ndonje lokal apo resort duhet te shkojme ne per ti vendosur gjobe ose presion…pra pas perfudmit te aksionit informalitet jemi kthyer ne zyre dhe ditet e fundit kemi nje presion shume te madh direkt nga Drejtoresha sepse po na kercenon direkt me vendin e punes qe do kete levijze heqje masive etj dhe nqs do rrish ne pune duhet te ndjekesh porosite e disa njerezeve qe kane ardhur nga Instati dhe qe nuk jane te emeruar ne Tatime dhe keta japim porosi per cfare duhet te bere por me e rendesishja eshte per tre inspektor te Hetimit i bejne shantazh me video dhe nqs nuk i japin 50mije nga secilit nuk do rrine me ne pune….ose i eshte thene qe nqs ke lidhje ose i gjen fijet Vali Bizhges mund te rrish ne pune, sepse zonjen e tatimeve Delinda Ibarhimi eshte vendosur ne pune nga Vali Bizhga dhe momentalisht ajo bene ligjin ne tatime. Do tju lutesha anonim”./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Skandali i 2 miliardë eurove/ Zbardhet gënjeshtra e Ramës

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Top Story”/ Prokurori që mbajti peng disqet e përgjimeve në Dibër, historia e plotë e Dosjes “184”

Publikuar

-

Nga

Pyetja që sot shumë njerëz e bëjnë është: Përse këto përgjime të siguruara në vitin 2016, u bënë publike vetëm pas 3 vitesh?
Dhe si mundet të nisin hetimet për një çështje që nuk ka asnjë të arrestuar në flagrancë.

Përgjatë 2 viteve të fundit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, artikulonte përgjimet e Dibrës, deri kur u bë publik në media, pak përpara zgjedhjeve lokale të 2019. Pra, gati 3 vite pas përgjimeve.

“Ka pas mungesë kohezioni qoftë edhe politik, mungesë kohezioni është kjo se nuk pati reagime të forta politike në reagim të kësaj situate pasi dosja 184 është hapur që në shtator 2016 dhe PD ka pasur info minimale për përgjimet që janë shfaqur 3 vjet më vonë”, tregon Sherefedin Shehu, ish – kandidat i PD-së në Dibër.

“Këto përgjime u morën nga PD e ju dhanë një media të huaj, kjo është e verifikueshme, shumë eksponentë edhe të medias së PD kishin një vit që e thonin”, thotë Damian Gjiknuri.

“Ne kishim informacion jo nga prokuroria shqiptare, jo nga burime shqiptare, ne kishim informacion pikërisht nga burimet jashtëe, se nga kush e si, këtë nuk jam i autorizuar ta them”, thotë Edi Paloka.

Tani do të tregojmë, sesi nisën këto përgjime, si përfunduan në media dhe çfarë pritet të ndodh me dosjen. Këto janë detaje ekskluzive, të pasqaruara deri më sot.

E gjithë saga nis në 2 shtator, kur kordinatori i Partisë Demokratike, Edi Paloka kallëzon socialistët për blerje të votash. Këtë kallëzim, Paloka duhet ta bënte në Prokurorinë Dibër, por ai shkoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ndryshoi akuzën.

Dhe kjo e ka një arsye.

Për blerje votash si dhe kanosje të votuesve, vepra penale që do të rëndonte mbi socialistët, ishte Neni 328 dhe Neni 329 i Kodit Penal, që parashikon deri në 2 vite burg. Pra, kundravajtja penale, nuk mund të ishte objekt i Krimeve të Rënda, dhe për rrjedhojë nuk mund të nisnin përgjimet ndaj personave të implikuar në blerje votash.

Por, Partia Demokratike përpiloi një kallëzim për grup të strukturuar kriminal për Partinë Socialiste, njësoj si bandat e Shkodrës apo të Vlorës.

LEXO EDHE:  Fotot-Skandali në “Fiks Fare”/Qumështi shitet me bidona nga kazanët e plehrave

LEXO EDHE:  Vettingu në drejtësi/ Klodiana Lala paralajmëron skandalin

“Do duhej të ishte regjistruar në prokurorinë e rrethit edhe pse në pikëpamje të marrëdhënies që mbron zgjedhje të lira e të ndershme demokratike, këto zgjedhje për sa adreson ajo dosje janë lokale”, tregon Ardian Visha, Avokat.

Vetëm kjo mënyrë e kallëzimit për grup të strukturuar kriminal, mund ti hapte rrugë në Prokurorinë e Krimeve të rënda, nisjes së përgjimeve për shtabin electoral të Partisë Socialiste.

Kështu, në datën 2 shtator të 2016, Paloka dorëzon një listë me të gjithë numrat që duhej përgjuar. Për rreth 2 muaj, i gjithë shtabi elektoral i Partisë Socialiste futen në përgjim.

“Nuk mundet dot të vihet në përgjim askush përveçse me një dyshim të abuzuar në provë, minimalisht duhet ketë një provë të një aktiviteti kriminal të kryer apo në kryerje e sipër”, tregon Ardian Visha, Avokat.

Tani le të kthemi tek hetimet e kësaj dosje. Në fund të muajit nëntor 2016, kjo dosje bie në duart e prokurorit Besim Hajdarmataj. Nëse do të marrim shembullin e Kosovës, ku u arrestuan në flagrancë personat që po blinin vota, në rastin e Dibrës nuk ndodhi kjo gjë.

Hajdarmataj e mbajti dosjen për dy vite, deri në shtator të vitit 2018, pa kryer asnjë hetim. Vetëm 19 shtator 2018, dy ditë përpara largimit nga Krimet e Rënda, ai vendos nën hetim disa subjekte lokale të Partisë Socialiste, në Dibër.

Gjatë kësaj periudhe, në datën 20 Janar 2017, ka nisur tanskriptimi i përgjimeve të Dosjes 184, dhe ka vazhduar deri në shtator të 2018.
Më pas, Hajdarmataj transferohet në Pogradec, dhe dosjen ia dorëzon me vetëm një fashikull, prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Brahos. Ky i fundit, nis hetimet, dhe përpilon plot 15 fashikuj për ngjarjen në fjalë.
Skandali thellohet më tej, pasi në kohën kur Hajdarmataj u largua nga Krimet e Rënda, ai dorëzoi një inventar të njëanshëm, me zbardhjen e përgjimeve, por jo CD origjinale.

Në datën 8 shkurt 2019, pra 5 muaj pasi u largua, Besim Hajdarmataj dorëzon 57 CD. Pikërisht këtu lind edhe dyshimi, se audio-përgjimet mund të kenë mbërritur në zyrën e Partisë Demokratike, dhe më pas në media./Top Channel/

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në “Top Story”/ Në përgjime për blerje votash ishte edhe Xhelal Mziu, por ai nuk doli në gazetën gjermane BILD

Publikuar

-

Nga

Në kohën që po hetohej nga prokurori Braho, në media dalin përgjimet e Dibrës, që shkaktuan zhurmë të fortë politike. Në fakt, çuditërisht, këto përgjime të dala në gazetën gjermane BILD, nuk ishin zbardhur nga Besim Hajdarmataj dhe as nga Klodian Braho.

Top Story mëson ekskluzivisht, se në përgjime është përfshirë edhe emri i kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, cili flitet për blerje të votive. Por ky përgjim nuk doli tek BILD.

“Nuk merren me faktin që del që është kryesori, por ndjekin se kush mund ta ketë nxjerrë”, tha Edi Paloka.

“Edhe nxjerrja e sekretit është vepër shumë e rëndë se nuk ndihmon zbardhjen e së vërtetës”, thotë Ulsi Manjo

“Padyshim nisur nga kjo e fundit publikimi i përgjimeve është vepër penale, padyshim që ka kosto realizimi përkatës, duhet të ketë përgjegjësi kushdo që e ka kryer”, thotë avokati Visha

Tani le të vijmë tek arsyetimi ligjor, sesi u transferua dosja 184 nga Krimet e Rënda për në Dibër.

Kodi Penal parashtron afat kohor për hetimet. Pra, prokurori Hajdarmataj por edhe prokurori Braho, nuk gjetën asnjë indicie se në Dosjen 184, kishte një grup të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, prokurorët e krimeve të rënda, do të vepronin sipas Neneve 328 dhe 329 të Kodit Penal, që flet për kundravajtje penale.

LEXO EDHE:  Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Prokuroria dhe Gjykata në shërbim të Veliajt

LEXO EDHE:  Skandali - ‘BOOM’: Në spitalin e Pukës s’i druhen gripit, por terrorizmit

Me këtë vepër penale, afati kohor sipas Nenit 66, pika D, hetimi do të përfundonte në muajin shtator 2019, pra pas 3 vitesh.

E gjendur përballë kësaj situate, Krimet e Rënda që nuk kishin më kompetencë këtë vepër penale dhe afatet po mbaronin, kishin vetëm dy zgjidhje. E para do të pushonte çështjen për shkak të përfundimit të afateve, ose e dyta do të dërgonin dosjen për kompetencë në Dibër.
Krimet e Rënda e dërguan në Dibër, për të mos pushuar çështjen. Natyrisht, kjo shkaktoi një zhurmë të fortë mediatike, duke thënë se transferimi i dosjes, ishte për të mbyllur hetimet.

Por kjo është e pavërtetë, sepse nëse do të qëndronte tek Krimet e Rënda, atëherë dosja do të pushonte në datën 2 shtator, fiks 3 vite pas kallëzimit të Palokës, që është parashkruar në Kodin Penal.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali në “Fiks Fare”/ Ilaçe për fëmijë e të rritur shiten online

Publikuar

-

Nga

Në rrjetet sociale si Instagram lirisht mund të porosisësh produkte kozmetike që shiten vetëm në farmaci dhe ilaçe për fëmijë e të rritur.

Mjafton kontakti me këto faqe për të bërë porosi, dhe për pak ditë produkti arrin në banesën e klientit, i cili rrezikohet nga përdorimi i këtyre ilaçeve të pa kontrolluara e të marra pa recetë.

“Fiks Fare” bëri një vëzhgim në “Instagram” e porositi në dy faqe online, përkatësisht USA Vitamins Cosmetic dhe Londonproducts.

Medikamente për fëmijë, si shurup për temperaturë dhe ilaçe si “Advil” dhe “Ibupofen” .

Faqet online u përgjigjën menjëherë duke treguar çmimet.

Në faqen “Usa_vitamins_cosmetics” në Instagram. U bë porosi për “Advil” dhe “Ibuprofen” duke kërkuar dhe për çmimin e tyre.

Faqet përgjigjen menjëherë duke shkruar se një pako Advil me dy kuti brenda shiteshin për 5000 lekë. Kurse Ibubrofeni dy kuti kushtonin 4500 lekë. Ka dhe tynenolqë sipas shpjegimit të faqes është e njëjta gjë me ibubrofenin, por me bazë paracetamoli.

Pak orë më pas, faqja i dërgon bashkëpunëtorëve të Fiksit edhe dy shurupe për fëmijë.

Ndërsa faqen tjetër me emrin “productslondon” në “Instagram”, bashkëpunëtorët e Fiks Fare e pyesin nëse ka shurupe për fëmijë të moshës 1 vjeç dhe përgjigjja e tyre është po. Pohojnë se disponojnë barnat “Calpol” dhe “Neurofen”.

Gjithashtu japin edhe një set me shurupe. Bashkëpunëtorët i porosinë dhe pas disa ditësh një postier ua sjellë në adresën e shënuar nga këta të fundit. Pra mjafton vetëm një llogari në rrjetin social Instagram dhe pa më të voglin kontroll të blesh gjithçka.

Por a është e lejueshme shitja e ilaçëve në këtë lloj mënyre dhe pa u kontrolluar? Për këtë përgjigje gazetarët e Fiksit iu drejtuan Urdhërit të Farmacistit. Presidentja e Urdhërit , Diana Toma tha për Fiksin se “Ligji e përmend si tregtohet bari dhe destinacioni për t’u tregtuar është vetëm farmacia, duke saktësuar se është i palejueshëm tregtimi online i barnave. Në kapërcim të ligjit, jemi totalisht në shkelje.

LEXO EDHE:  Akademia e Shkencave, monedhë shkëmbimi mes politikanëve/ Fuga zbardh skandalin

LEXO EDHE:  Skandali në Bashkinë e Librazhdit/Si "zhduket" tenderi rreth 1 miliard lekë

Sa i takon aspektit të rrezikshmërisë, do e shihja si një veprimtari të rrezikshme për atë që merr barin në këtë formë, pasi jemi në situatën kur jo vetëm në Shqipëri, por në botë, është ngritur alarmi lidhur me barnat e falsifikuara. Dhe kjo formë e tregtimit të tyre është fare mirë për të gjetur një rrugë shkarkimi për këtë kategori barnash”.

Përveç barnave për fëmijë e të rritur , gazetarët e Fiksit bënë porosi online dhe morën edhe produkte kozmetike siç është “Lierac”, produkt të cilin në Shqipëri e sjellë vetëm kompania Farmatech e cila është e liçensuar nga Ministria e Shëndetësisë që ta tregtojë në ambiente farmacie. Por këtë produkt gazetarët edhe pse kompania Farmetech është ekskluzivisht distributori zyrtar për kompaninë franceze e gjen kollaj edhe në butiqe të tjera.

“Fiksi” kërkoj një përgjigje nga kompania nëse i dispononte të gjitha dokumentet për tregtimin e këtij produkti? Dhe Kompania u përgjigj më një shkresë zyrtare ku bënte të qartë se ishte e liçensuar nga ministria si e vetmja kompani që fut në Shqipëri këto produkte dhe duke e bërë të disponueshëm produktin vetëm në kanalin e farmacisë, për një këshill dhe përdorim të specializuar.

Pra produkte farmaceutike dhe kozmetike që duhet të shiten vetëm në farmaci, tregtohen haptazi online, duke ekspozuar në këtë mënyrë rreziqet të ndryshme për përdorimin e tyre nga popullata. /Top Channel/

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
Denoncimi i “Fiks Fare”/ Zv. Ministri i Shëndetësisë merr 1000 euro për operacionin e prostatës, 100 euro për synetllëk

Fiks Fare solli mbrëmjen e të hënës një investigim ku zv.Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së  Veriut,  në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit....

Denoncimi/ “Kajmaku që gënjeu në formular, ndërton pa leje në mes të Tiranës”

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik  në rrjetet sociale një denoncim për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Sipas denoncimit Agim Kajmaku i cili gënjeu...