Connect with Us

“Vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë”/ Meta jep mesazhin e fortë nga Strasburgu

Politikë

“Vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë”/ Meta jep mesazhin e fortë nga Strasburgu

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur sot Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë. Për shkak se ndodhet në Strasburg, në kuadrin e një vizite zyrtare, Presidenti Meta u përcolli sindikalistëve pjesëmarrës në këtë Kongres, mesazhin e tij përmes Këshilltarit për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani.

“Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Kjo nuk ndodh për shkak të rrugës së zgjedhur së bashku 30 vjet më parë, por si rrjedhojë e deformimeve që ka pësuar demokracia dhe sistemi qeverisës në këto vite. Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre. Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre. Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile. Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik. Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë”, shkruan mes të tjerash Meta.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:

“Është një kënaqësi e veçantë për mua, si President i Republikës t’ju falënderoj sot për ftesën në Kongresin e 7-të të Sindikatës tuaj të nderuar! Në pamundësi për të qenë pranë jush në këtë moment të rëndësishëm të aktivitetit tuaj, do të desha t’ju uroj përzemërsisht nëpërmjet këtij mesazhi:

Suksese e punë të mbarë kongresit! Së pari falënderoj për solidaritetin dhe pjesëmarrjen e saj të shquar, Znj. Sharran Burroë! Prezenca e Sekretares së Përgjithshme të Konfederatës Botërore të Sindikatave është një inkurajim i madh në betejat e punonjësve shqiptarë për një jetë më të mirë dhe në luftën e tyre kundër oligarkëve që kanë ngulur kthetrat në ekonominë e vendit.

Ajo i bën nder jo vetëm Kongresit, por mbarë lëvizjes sindikaliste dhe aspiratës për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe të demokracisë në Shqipëri

Të dashur miq,

Në fillim si qytetar e politikan dhe tashmë si President i Republikës e kam ndjekur me vëmendje rrugëtimin tuaj në mbrojtje të kauzës tuaj sindikaliste! Kam qenë dhe ndihem edhe sot bashkëluftëtari juaj në betejat për një Shqipëri më të mire dhe një shoqëri më të drejtë!

Në vitet ‘90-të ne u ngritëm së bashku kundër diktaturës dhe regjimit totalitar për një Shqipëri demokratike dhe ekonomi të tregut të lirë, ku të respektoheshin të drejtat dhe liritë, garantohej mirëqenia e punonjësve si dhe e gjithë qytetarëve. Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Kjo nuk ndodh për shkak të rrugës së zgjedhur së bashku 30 vjet më parë, por si rrjedhojë e deformimeve që ka pësuar demokracia dhe sistemi qeverisës në këto vite. Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre. Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre.

Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile. Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik. Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë!

LEXO EDHE:  Pazaret/A po bën Ilir Meta lojë të dyfishtë me Bashën dhe Ramën?

Në atdheun tone të dashur mjerimi ka pllakosur vendin. Investimet po shterojnë dita ditës. Borxhi publik po paralizon ekonominë. PPP –te po vrasin të sotmen, por edhe të nesërmen e financave publike. Nuk bëhet fjalë për rregullat e punës dhe të tregut. Paga minimale nuk mund të ushqejë as në 1/3 e muajit familjet e varfra. Kontrasti shoqëror po pasuron një grup oligarkësh dhe po varfëron çdo ditë punonjësit e të gjitha shtresave. Shoqëria shqiptare po humbet perspektivën e saj, dhe bijtë e shqiptarëve largohen prej vendit amë në kërkim të një jete më të mirë.

Në këtë situatë ne duhet të mendojmë të gjithë së bashku për një frymë dhe model të ri politik të vendit. Për një shoqëri më sociale, të drejtë e të barabartë, për një rishpërndarje më të drejtë të të mirave materiale, si dhe për iniciativa frutdhënëse në biznese e punësim. Së pari ne duhet të kthejmë zgjedhjet e lira në këtë vend. Të mos lejojmë të flasin në emër të shtresave në nevojë ata që po pasurohen në kurriz të varfërisë së përgjithshme dhe së bashku me botën e krimit po vjelin çdo ditë të ardhurat e përbashkëta.

Të dashur sindikaliste,

Aktiviteti juaj për rreth 30 vjeçar përbën një aset të ri për shoqërinë shqiptare në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, kulturën e re të punës dhe forcimin e demokracisë tonë të brishtë. Koha kërkon prej jush dhe gjithë shoqërisë civile krijimin e një sjellje të re, e një raporti të ri me pushtetin në dobi të punonjësve, e një reagimi të fuqishëm ndaj politikave sunduese si dhe një marrëdhënieve të re shoqërore në tregun e punës. Betejat e mëdha kërkojnë edhe solidaritet të fuqishëm. Ju nuk jeni vetëm në këtë mision. Ju keni meritën që e mbështetët programin në arritjet më të mira bashkëkohore të sindikalizmit evropian dhe në konventat dhe legjislacionin më të përparuar ndërkombëtar. Prandaj keni sot mes jush Znj. Burroë, e cila është një zë i fuqishëm në politikat ekonomiko-sociale dhe një nga personalitetet më të rëndësishëm te sindikalizmit botëror. Keni ndihmën e pakursyer të sindikatave simotra që janë me ju edhe në këtë kongres.

Të dashur sindikalistë,

Duke përfunduar do të theksoja se Demokracia jep frytet e vërteta kur ajo bëhet pronë e individëve atdhetarë, e drejtuesve të ndershëm politikë dhe qytetarëve aktivë.

Ne të gjithë kemi nevojë për kurajën tuaj qytetare, për një shoqëri të hapur, transparente dhe barazi shoqërore! Shtetit, Demokracisë dhe interesave të mbarë punonjësve i duhet një sindikatë luftarake, e shëndetshme e cila ofron rekomandime për mirë qeverisje por edhe reagime kundër padrejtësisë.

Suksese në misionin tuaj fisnik! Mbarësi në zhvillimin e Kongresit si dhe prosperitet e lumturi në familjet tuaja! Faleminderit!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi më keq se ’97!”/ Juristi e thotë hapur: Meta nuk mund të vendosë ekulibrat

Publikuar

-

Nga

Juristi Jordan Daci, teksa ka komentuar situatën politke në vend, u shpreh se kriza ka agravuar deri në këtë pikë për shkak mungesës të një arbitri, në këtë rast të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Meta sot nuk ka asnjë mekanizëm kushtetues për të vendosur ekuilibrat, sado të mundohet

“Nuk dëmtoi të bërit shtet, prandaj e mori veten shumë shpejt. Më keq se 1997. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, nuk kemi arbitër dhe të dy palët të abuzojnë me këtë gjë. Ka një qasje të marrjes së pushtetit nga njerëz me pushtetit, rastësi apo plan, mendoj se një pjesë e madhe e institucioneve janë marrë nga njerëzit në pushtet. Meta sot nuk ka asnjë mekanizëm kushtetues për të vendosur ekuilibrat. Kjo krizë, sado të mundohet presidenti, apo të bëhet një marrëveshje opozitë-mazhorancë, po nuk pati ekuilibër politik. Duhen se s’bën zgjedhje dhe ne duhet të ngremë disa çështje kushtetuese. Për çdo gjë thërrasim Venecian. S’mund të qëndrojmë në lolo të atyre që nuk flasin shqip. Për ne kush nuk flet shqip ka të drejtë”, tha Daci në “Pa Protokoll”.

LEXO EDHE:  Projekti i “Unazës së Re”/ Braçe: Presidenti si drejtues punimesh

LEXO EDHE:  "Dorëzo pasurinë, florinjtë e Krrabës"/ Meta cilësohet si "hajduti i shekullit"

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafa Nano: Ilir Meta ka dalë nga binarët kushtetues…

Publikuar

-

Nga

Në monologu e kësaj të premteje, nga studioja e emisionit “Provokacija” që drejton, Mustafa Nano është fukosur tek “grushti i shtetit” i paralajmëruar nga presidenti Ilir Meta dhe thirrja e tij për qytetarët që të protestojnë me 2 mars në mbrojtje të institucioneve.

Gjatë monologimit, Nano theksoi se nuk është në të drejtën e një Presidenti që të thërrasë një protestë të tillë dhe Meta e ka hedhurkëtë hap  nga që ka dalë nga binarët kushtetues dhe është bërë njësh vetëm me një palë. Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, duke u bërë një politikan  ekstremist i Kushtetutës dhe duke kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar.

“Për mua presidenti i Republikës ka dalë nga binarët kushtetues, në asnjë faqe apo rresht të kushtetutës presidentit nuk i njihet e drejta, apo detyrimi apo atributi për të mbrojtur apo ruajtur kushtetutën, e dyta është se presidenti është bërë njësh me njërën palë. Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, ai është bërë një politikan  ekstremist i kushtetutës dhe me këtë ai ka kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar. Ai nuk mund të jetë simbol i unitetit kombëtar duke vjellë dhe nxjerr zjarr nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër nga goja. Unë përsëris shqetësimi i tij është i drejtë por nëse zien nga ky shqetësim ai duhet të lërë presidencën ai nuk mund të bëjë opozitarin brenda presidencës. Nëse ai vendos të bëjë opozitarin brenda presidencës atëherë ai bën pis funksionin e shenjtë të presidentit. Në fakt ai e ka bërë pis gjithmonë këtë fuinksion, madje ai e ka bërë pis që në krye të herës. Nuk e di nëse ju kujtohet ai u zgjodh president dhe pati një interval kohe në dispozicion deri në në momentin që i duhej të bënte betimin si president, dhe ky interval kohe përkoi me zgjedhjet parlamentare të fundit dhe në këto zgjedhje ne pamë Ilir Metën të sapo zgjedhur si president që veshi qyrkun e kryetarit të LSI-së që nuk ishte zhveshur akoma në fakt, bëri një nga fushatta më të egra dhe luftarake që ai ka bërë në karrierën e vet politike duke kompromentuar rëndë ngjarjen e sapondodhur që kishte të bënte me zgjedhjen e tij si President”, ka monologuar moderatori Mustafa Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Rubrika “po të dëgjoj” e Lulit, hipokrizia e Bashës dhe punëtorëve që nga skamja hanin paçe kokë e pinin birra

Publikuar

-

Nga

Nga Rigels Seliman

Kjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokratin Lulzim Basha në qytetin e bukur të Elbasanit. Pak pasi dielli kishte filluar të lante vendin, Basha nuk u mendua dy herë dhe e nxitoi të merrte xhaketën, veshi këpucët dhe u nis drejt e në Elbasan.

Në këtë qyteti ai kishte shkuar me një mision, sikundër ishte takimi me qytetarët dhe dëgjimi i halleve të tyre. Këtë rrugëtim lideri demokrat e ka pagëzuar me emrin “Po të Dëgjoj”, ndërsa aktorët që iu bashkuan kësaj telenovele ishin punëtorë të thjeshtë.

Sapo Basha ra në kontakt me ta, ai i hyri LIVE në rrjetin social “Facebook”, ku përveçse dialogonte me ta, guxoi që të bënte edhe premtime, të cilat sapo të vinte në pushtet do t’i bënte realitet. Shumë bukur deri këtu. Takimet dukeshin shumë të frytshme, ndërsa Basha rrezatonte grint dhe i pyeste qytetarët për gjithçka. Në pamje të parë, edhe pse ishin punëtorë të thjeshtë, qytetarët ishin orator dhe flisnin pa droje me shefin e selisë blu, a thua se kishin vite që e njohin.

Sidoqoftë, bashkëbisedimi sa vinte e bëhej më interesant, ndërkohë që tavolinat e mejhanes që Basha kishte zgjedhur për t’u ballafaquar me hallet e popullit, ishin të mbushura plot e për plot me birra, mezeri dhe gjellë. Nuk ka asgjë të keqe, se ishte vakt dreke dhe ndoshta ata “punëtorë” të thjeshtë ishin duke konsumuar një nevojë fiziologjike.

Por përtej kësaj më rra në sy një gjë, pasi po dukej se gjithçka ishte një strategji, ku secili bënte rolin e tij, duke aktruar. Nga mesi i mejhanes një punëtor nisi të bënte një panoramë të halleve dhe shqetësimeve me të cilat përballej ai dhe familja e tij, ndërkohë që paralelisht rrëkëllente gotën e birrës dhe hante gjellë me mish. Ai i thoshte Bashës që nuk i shkohet në shtëpi, pasi nuk kishte çfarë t’ju çonte kalamajve për të ngrënë. Mirëpo, si qytetari në fjalë ishin të gjithë, teksa nga njëra anë ankoheshin dhe kërkoni nga Basha që premtimet e dhëna t’i bënte realitet sapo të shalohej në pushtet, ndërsa nga ana tjetër pa pikë turpi hani dhe pinin. Jo nuk ka asgjë të keqe të hash dhe të pish.

LEXO EDHE:  Shënim/ Bujar Leskaj si pazari i parë i Ramës, Bashës dhe Metës

LEXO EDHE:  Skema për rrëzimin e Ramës/Ja kush mund të votojë kundër

Por kjo punë ka një moral, pasi nëse vërtet je i varfër dhe kërkon që halli të të dëgjohet, mos bëj hipokritin. Të gjithë një zëri thoshnin se nuk kishin çfarë të çonin në shtëpi, ndërkohë harronin që çdo sekondë ata ishin LIVE dhe shikoheshin. Tani njeriu ka pa dinjitet. Edhe sikur atë drekë t’ua kishte paguar Basha, por edhe sikur ta kishin paguar vetë, punëtorët në fjalë nuk duhet të bënin “viktimën” se kishin kalamajtë pa bukë, ndërkohë që vetë hanin paçe koke dhe pinin birra. Për një njeri të varfër kësisoj amvise është luks dhe s’ka shanse që të ndodhë në përditshmëri. Kështu që, boll më me hipokrizia se nuk iu shkojnë.

LEXO TE PLOTE